Sipas një njoftimi në faqen e MInistrisë së Jashtme të Italisë “Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, z. Antonio Tajani, kryesoi më 3 prill në Romë takimin ministror për Ballkanin Perëndimor, ku morri pjesë edhe Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, Ministri i Jashtëm suedez, Tobias Billström, si President i rradhës i Këshillit të Bashkimit Evropian, dhe ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Bosnjë Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë. Pas një diskutimi mes Ministrave të Jashtëm për procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, u diskutua gjithashtu se si të forcohet bashkëpunimi mes vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian. Më pas takimi u kalua me disa tryeza në nivel ekspertësh me temat e ndryshimeve klimatike, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe inovacionin teknologjik në sektorin agroushqimor. Në mbyllje të takimit zëvendëskryeministri Tajani, së bashku me ministrin e Jashtëm suedez Billström, hapën konferencën e organizuar nga Farnesina së bashku me Istituto Affari Internazionali dhe Observatorin për Ballkanin, Kaukazin dhe Transeuropa me titull “Vizioni i ri për Ballkani Perëndimor: Aderimi në BE dhe siguria rajonale”, e cila do të vazhdojë edhe sot më 4 prill. Ky takim, ku po marrin pjesë Ministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të BE-së, ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile – synon të promovojë një shkëmbim jozyrtar mbi perspektivat afatmesme politike dhe ekonomike të rajonit të Ballkanit dhe iniciativat konkrete të bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit dhe anëtarëve të BE-së.”
Më poshtë po sjellim një shkrim nga Antonio Tajani, Zvkryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Italisë rreth takimit botuar sot tek Il Messaggero
“Angazhimi italian për integrimin e Ballkanit në BE”**
(Il Messaggero) –
Ballkani nuk mund të presë më. Rinisja e aksionit italian në rajon, të cilën qeveria jonë e nisi me Konferencën e Triestes më 24 janar, gjeti një fazë tjetër të rëndësishme në takimin ministror në Romë dje, të hënën, 3 prill. Së bashku me ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, si dhe në presidencën suedeze të rradhës të Këshillit të BE-së dhe Komisionerin për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, diskutuam se si ta bëjmë atë proces më konkret, të integrimit evropian të këtij rajoni.
Kemi dëgjuar me vëmendje thirrjen e Evropës dhe Italisë që vjen nga këto vende, aspiratën e tyre për të qenë pjesë e projektit europian me të cilin ata ndjehen të lidhur ngushtë nga historia, kultura dhe ekonomia dhe në ndërtimin e të cilit dëshirojnë të kontribuojnë me energjinë e shoqërisë së tyre qytetare dhe entuziazmin e të rinjve të tyre. Diskutimi zbuloi qartë nevojën për të punuar së bashku për integrimin në mekanizmat dhe jetën institucionale të BE-së që në fazat fillestare të procesit të negociatave, veçanërisht në sektorët kyç si energjia dhe tranzicioni dixhital, infrastruktura, arsimi, kërkimi.
Ajo që kërkojnë këto vende nuk është një ulje në kërkesat për në reformat që Bashkimi Evropian u kërkon të miratojnë për të hyrë, por siguri për procesin, për kohën dhe mbi të gjitha për rezultatin përfundimtar. Në fakt, munda të prekja zhgënjimin e tyre me një proces integrues që vitet e fundit është bërë gjithnjë e më i çrregullt, edhe për shkak të një interpretimi të shpeshtë burokratik të dinamikës së negociatave nga Bashkimi Evropian. Duke vepruar kështu, harrohet vlera e jashtëzakonshme transformuese që ka procesi i integrimit për institucionet dhe shoqërinë civile të këtyre vendeve. Ëndrra evropiane rrezikon të bëhet një kimerë për të gjithë ata.
Zhgënjimi në rritje nga ana e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor për perspektivën evropiane të rajonit është një thirrje zgjimi që duhet të tronditë BE-në dhe shtetet e saj anëtare. Më lejoni të jem i qartë: Bashkimi Evropian nuk mund të përballojë të humbasë Ballkanin Perëndimor. Siguria evropiane – dhe agresioni rus kundër Ukrainës na kujton çdo ditë se sa shumë kërcënohet sot – do të rrezikohej seriozisht nga kjo perspektivë. Italia është ndër vendet më të ekspozuara ndaj rreziqeve që do të lindte nga një skenar i tillë, edhe në frontin e migracionit.
Italia ndjen përgjegjësinë për të përcjellë shpresat dhe pritshmëritë e atyre që jetojnë në anën tjetër të Adriatikut dhe që e shohin fatin e tyre në një Evropë të bashkuar. Për këtë arsye qeveria italiane luftoi dhe punoi për dhënien e statusit të “kandidatit në BE” për Bosnje-Hercegovinën, simbol i kompleksitetit por edhe i potencialit të jashtëzakonshëm të këtij rajoni. Me të njëjtën vendosmëri do të vazhdojmë të punojmë që të ketë gjithnjë e më shumë Evropë dhe më shumë Itali në Ballkan.
Italia dëshiron të jetë një protagoniste e paqes, një ndërtuese e integrimit dhe prosperitetit. Ne kemi të gjitha kredencialet për ta bërë këtë. Dëshmojmë mirënjohjen e sinqertë për kontributin në stabilitetin rajonal të siguruar nga gratë dhe burrat tanë me uniformë; admirimi për mënyrën tonë të të bërit biznes i demonstruar nga një tregti në rritje (+50% e tregtisë në gjysmën e parë të 2022 për një vlerë totale prej rreth 17 miliardë euro) dhe nga suksesi i iniciativave të tilla si e para “Biznes dhe Shkencë Italia -Serbia Forum” ku morën pjesë mbi 400 kompani.
Qeveria italiane është aty dhe do të bëjë pjesën e saj deri në fund, siç kujtoi kryeministri në hapjen e takimit ministror në Romë. Angazhimi ynë në Ballkanin Perëndimor do të vazhdojë me shtysë dhe bindje të përtërirë. Ballkani nuk mund të presë më./Voal.ch
* Titulli i redaksisë
** Titulli tek Il Messaggero