Tifozi më i famshëm i Kombëtares Kuqezi, Ismail Morina, ka thënë se qëllimi i tij në ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë nuk ishte për t’i ofenduar serbët, porse të bënte një gjest elegant pa e ofenduar palën tjetër.
Në një bashkëbisedim me Dritan Shakohoxhën (që do të transmetohet në Digitalb T), Ballisti ka folur për ngjarjen e shumëpërfolur, e cila çoi në këmbë shqiptarët.
Arsyeja pse zgjodhi të vendoste Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin ishte për faktin se “janë figurat më të mëdha të kombit shqiptar”.
Ai ka treguar se ideja për ngritjen e dronit në Beograd ishte e një italiani, i cili i kishte thënë “pse nuk përdorni një helikopter me një mesazh denigrues”, derisa Ballisti për dronët kishte dëgjuar në Afganistan, në ushtri.
Kujtojmë që më 14 tetor të vitit të kaluar, gjatë ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, mbi stadiumin e Partizanit në Beograd fluturoi një dron me “flamurin e Shqipërisë etnike”.
Për shkak të dhunës dhe invadimit të stadiumit nga serbët, ndeshja u ndërpre.
Vendimi i UEFA-s ishte në dëm të Kombëtares sonë, mirëpo Gjykata për Arbitrim Sportiv (CAS) e solli drejtësinë në vend duke ia dhënë tri pikët e merituara Shqipërisë.
Komentet