“Partia Socialiste nuk mund të përfaqësohet kurrë nga një bastard si ti”,- iu drejtua Topalli Ballës.
PJESË NGA DEBATI
Topalli: Të ka ardhur koha të bësh edhe një album për Enverin se më gjithë këtë dashuri mall që ke për Enverin, se duke përsëritur sot se ndihesh i nderuar që dekoruar me medalje mirënjohje kriminelët më të mëdhenj që kanë bërë numrin më të madh të burgjeve në evropën lindore, turp të vi, po faj kemi ne…burgun i kemi dhënë ne Arianit Celës…ti karrierën e ke nis duke i cuar kafe Agim Isakut, as Fatos Nanos s’guxoje t’i hyje në derë.
Balla: Kam lindur në 77-ën zonjë dhe s’kam pasur mundësi të kem qenë as anëtar partie, s’ka pasur sigurimsa 13 vjec, meqe më akuzove, sa për prindëritt e mi njëri mesues, tjetra infermiere, njerëz të ndershëm ti ke një problem se komunizmi të ka lënë me pasoja se ti zonjë po ta them publikisht thonë se ke pas pseudonimin dizenjatorja, sqaroje pse thonë për ty që e ke pas,…ato që keni vuajtur vetë ua vini të tjerëve. Tek instituti misrit i ke bërë ti kafet, karrieren duke bërë kafe e ke ngrit ti, unë skam bërë karrierë me kafe, shiko se ke një arsye të madhe pse ke bërë karrierë me kafe, po ta kursej kësaj rradhe, spo ta them pse ke bërë karrierë.
Topalli: Në fakt si kryetar i Kuvendit (i drejtohet Metës) ke një nen për të nxjerrë jashtë parlamentit ato që shpifin. Tani ti djalë ke 10 vite që e shof …mbylle gojën tash, degjo, ke 10 vite që cohesh dhe mendon se më godet mu aty ku është pika ime më e fortë, se di cdo kisha bërë sikur të më torturonin, do isha e pandershme të thoja sot se më kanë torturu e kam pranuar ti shërbej sistemit, jo smë kanë tortuar dhe kam qenë me fat në atë drejtim. Jozefina Topalli që ta mësosh ti ka mbaru gjimnazin në 82, kam qenë më të gjtha 10, nuk më kanë dhënë shkollën, kam fituar olimpiadën në vend të dytë kur vendin e parë e fitoi djali i Ramiz Alisë, s’më kanë dhënë të drejtën e shkollës kurrë se isha familje e deklasume, kështu si më konsideron ti sot.
Mor shpifës me pagesë, po jua them gjejeni dokumentin më të vogël me emrin Jozefina Coba jam krenare që as kam qenë anëtare partie, as kam pas asnjë komunist ne familje.
Dekorimi i zyrtarëve të regjimit, Berisha akuzon Ramën. Balla i nxjerr fotot me djemtë e Enverit
Dekorimi një vit më parë i 1 mijë ish funksionarëve të lartë të regjimit komunist përplas sërish maxhorancën dhe opozitën në Kuvend.
Fillimisht ishte ish kryeministri Sali Berisha i cili tha nga foltorja e Parlamentit se “Edi Rama dekoron xhelatë të kategorisë së parë. Nuk di njeri tjetër në këtë sallë që të ketë shkruar dhe të ketë përdhosur luftën çlirimtare si Edi Rama. Të turpshme, shpifje të ulëta. Vlerësimi ndaj luftës të detyron dy herë të dënosh gjenocidin pas luftës. Të fton të mos bashkohesh kurrë me mizorinë pas luftës. Të gjitha ishin në funksion të pushtetit të Satanait”, tha Berisha.
Në të njëjtën linjë ishte edhe ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Por maxhoranca u përgjigj me anë të nënkryetarit të grupit socialist, Taulant Balla, i cili nxorri sërish në foltoren e Kuvendit fotot e Berishës me Hysni Kapon dhe Vito Kapon në Francë si dhe foton e Berishës në varkë në liqenin e Pogradecit me djemtë e Enverit.
“Kjo që sapo foli (Topalli) ngjan me brigadieren te filmi “Parullat”, ndërsa ai që sapo iku është si sekretari i Partisë te “Vdekja e Kalit”. Ai (Berisha) ska shans ta heqë mbi vete damkën e një komunisti të keq. Na the këtu zonjë për Vito Kapon, tani si tia bëjmë ne kësaj fotos: Hysni Kapo, Vito Kapo, Sali Berisha te kulla Eifel. Pse nuk morën ndonjë doktor tjetër ata po morën doktorin tënd? Po teserën e partisë të shokut Sali? Pse nuk merrte ndonjë tjetër në këtë sallë çuni i Enverit në varkë, por merrte shokun Sali? E vetmja që nuk më bën me emocione je ti, mi ke hequr emocionet”, tha Balla.

Komentet