Presidenti Ilir Meta nuk i ka shpëtuar pyetjeve të gazetarëve, nëse do e dekretojë emrin e Kryeministrit Edi Rama për ministër të Jashtëm.
“Kushtetuta është e para”, u përgjigj shkurt kreu i shtetit.
Por kur gazetarët iu referuan afatit të cituar më herët nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, për orën 17.00 kur nis seanca e sotme parlamentare, Meta ka zgjedhur të përgjigjet me ironi.
“Kush është ky? Kryetari i Komisionit të Sigurisë?”, tha Presidenti, duke u futur për në makinë.
Dha ndonje pergjigje Taulant Balla per doktoraturen, qe e kishte te kopjuar? Si nuk ka turp e vazhdon te flasi.