Fotografia është karikaturë e marrë nga rrjetet sociale
Voal – Ndërsa gjithë opinioni shqiptar e pa me sytë e tij si u përjashtua Donika Gërvalla dje nga i ashtuquajturi Kuvend i LDK-së, njëra nga figurat më klienteliste të kupolës së LDK-së, pikërisht Zëvendësministri i Pushtetit Lokal Bajram Gecaj, i cili në zgjedhjet e fundit nuk fitoi dot nga populli i Kosovës as mandatin e deputetit, sepse nuk arriti minimumin e votave dhe normalisht nuk do të duhej të ishte përfshirë as në qeveri, nëpërmjet një postimi në Facebook, shkruan se “LDK dje në mbledhjen e saj dëshmoj se me urtinë largpamëse i ka amortizuar me zotnillëk ata qyqar që duan ta shkatërrojnë me çdo kusht, për ti mbajtur larg ata plëngprishës të cilët në emër të mendimit ndryshe duan të ndryshojnë çdo gjë, por kurrë nuk i ndryshojnë mendimet e tyre kryeneçe”, thekson Gecaj.
Ky lloj burri po e konsideron sukses përjashtimin e një gruaje nga Kuvendi, të cilën po e konsideron “qyqane”, kur në fakt qyqan e mjeran është vetë Bajram Gecaj me shefat e tij.
Me tërheqjen zvarrë që iu bë Donikës disa ditë më parë dhe përjashtimin dje nga kuvendi u tregua botërisht se lidërshipi i LDK-së ka hequr dorë nga parimet demokratike të një partie Perëndimore, ashtu si u krijua nga elita e Kosovës 20 vjet më parë.
Pastaj qendrimi ajatollahisto-vehabist ndaj grave është kambanë alarmi, për ato emra me integritet që kanë mbetur në këtë forcë politike.
Sa për sukseset e Bajram Gecajt dhe shefave të tij, le të shikojnë më mirë sondazhet se ku janë katandisur, ku nga forcë e parë politike në kohën e Rugovës tash rreshtohen nga fundi.
Komentet