Tropojë, 5 maj 2024. Është përjetësuar në një momument madheshtor, gjenerali i tre luftrave, Tahir Sinani, bir i Malsisë së Gjakovës.
Për të nderuar heroin, në sheshin qendror të qytetit B. Curri në Tropojë, u mblodhën bashkëluftëtarët e tij si ish kombandanti i UÇK-së Ramush Haradinaj, kryeministri i Maqedonisë Talat Xhaferri , bashkudhëtari i tij i fundit në luftën për çlirimin e tokave shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ish-bashkëluftëtarë të shquar nga Kosova, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia. Ishin të pranishëm edhe familjarë të heroit drejtues të pushtetit vendor si dhe ish-kryeministri Pandeli Makjo.
Personalitetet pjesëmarrëse përçuan mesazhe uniteti për shqiptarët në Ballkan.
Vendosja e shtatores së dëshmorit të tre luftërave, të UÇK-së, Kosovës, Preshevës e Maqedonisë së Veriut u bë mundur me mbështetjen e liderit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmetit.
Ai Ahmeti tha në fjalën e tij se ndjehej krenar që bashkëluftëtri i tij për liri, general Tahir Sinani u përjetësua në një monument madheshtor në vendlindjen e tij, të Mic Sokolit dhe luftëtarëve të tjerë të kësaj Malsie legjendare. Ahmeti foli për rëndësinë e këtyre figurave historike, duke i sjell në aktualitetin shoqëror të Maqedonisë së Veriut.
“Po dëgjoja raportin e gjeneralit Tahir Sinanit duke i thënë gjyshit të tij, Mic Sokolit – “O gjysh, gjuhë të cilën e flasim sot ëshë zyrtare dhe Maqedonia me kryeministër shqiptar”.
Duke i thënë Mic Sokolit dhe Hasan Prishtinës – “Që Flamuri Kombëtar erdhi nga gjaku i Tahir Sinanit…”.
Dëgjova duke i thënë Bajram Currit e Hasan Prishtinës – “Tri universitete shqiptare në tokën dardane, Shkup e Tetovë. Rrofshi e qofshi tropojanë””, tha Ahmeti.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Malësia e Gjakovës si vatër e atdhedashurisë rriti luftëtarë trima dhe udhëheqës të shquar të kombit për liri. “Malësia e Gjakovës, vatër e atdhedashurisë dhe shqiptarisë ndër breza, përgjatë shekujve rriti luftëtarë trima e sypatrembur, siç ishte bashkëluftëtari im, Heroi i Kombit, Tahir Sinani nga Tropoja. Tahiri i takon brezit të patriotëve shqiptarë të lëvizjeve për liri, brezit të luftëtarëve të cilët ranë me armë në dorë që të jetojë i lirë shqiptari. Me heroizmin e tij në luftërat çlirimtare, nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar”, ka thënë Haradinaj. Ish kryeministri Pandeli majko tha se Sinani dhe të tjerë trima si ai, janë heronj të përjetshëm të kombit shqiptar.
Ceremonia e shpalosjes së shtatores u bë në kuadër të festivalit “Sofra Dardane” me organizimin e Unionit Artistik të Kombit Shqiptar./Nacional