Bahri Omari – Lindi në 1888 në Gjirokastër.
U shkollua në vendlindje dhe më tej në Shkollën Civile e Administratës Mbretërore “Mülkiye-i-Sehahané” në Stamboll për Shkenca Politike-Administrative.
Më 1913 u emërua nënprefekt i Himarës.
Organizoi dhe udhëhoqi çetat patriotike kundër andarteve greke gjatë pushtimit grek të Shqipërisë së jugut gjatë Luftës së Parë Botërore.
Më 1915 shkoi në ShBA, ku ai u bë drejtor i gazetës Dielli të shoqatës pan-shqiptare Vatra.
Më 1919 ai u kthye në Shqipëri.
Në vitin 1924 themeloi dhe u zgjodh sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike-Nacionale dhe botoi redaktoi organin e saj, Shekulli.
Më 1942 ai u bë anëtar i organizatës Balli Kombëtar.
Më 5 Nëntor 1943-16 Qershor 1944 Ministër i Punëve të Jashtme.
Më 1945 ai u arrestua dhe u dënua me vdekje nga Gjyqi Special.
Vendimi u dha më 13 Prill 1945, ora 10.00.
U ekzekutua me 14 Prill 1945 në një hendek tek Kodra e Priftit në Tiranë
Beniamin Bakalli
(Marrë nga faqja në fb ‘Gjenocidi Shqiperi’ – ‘Gjenocidi Komunist Ne Shqiperi’)
Komentet