I ftuar në A Show në SYRI TV me Adi Krastën, regjizori Robert Budina, ka rrëfyer nëpërmjet fotove karrierën e tij artistike, jetën familjare, punë në kinema dhe deri te filmi i fundit që ka realizuar.
Duke u ndalur te familja e ngushtë, Budina theksoi se babai i tij është ai që i ka krijuar vetësigurinë duke ia nxitur që i vogël.
‘Njëherë më mori 5-vjeç në Malin e Thatë dhe më tha shtype këtu dhe unë e shtypa, shpërtheu mali dhe unë u thosha shokëve që hodha malin në erë dhe ata më thoshin që gënjen, po jo u thoja unë unë e hodha dhe kjo më ka krijoi një vetësiguri dhe ai ma nxiti këtë vetësiguri’, u shpreh Budina.
Intervista në studio:
Budina:Babai im Janaqi dhe Leta. Të dy më kanë rritur me…babi ka qënë i tmerrshëm, derisa u bëra 20-vjeç thoshte ‘po lërëni mo foshnjen, po ç’keni me foshnjen’. Nuk më bërtit kurrë.
Krasta:Ka qënë ndryshe me ty në raport me familjen?
Budina: Besoj se po, më ka dashur më shumë se të tjerët, më ka përkëdhelur pafund, më ka rritur me një autoritet të jashtëzakonshëm, s’më ka bërtitur kurrë. Njëherë më mori 5-vjeç në Malin e Thatë dhe më tha shtype këtu dhe unë e shtypa, shpërtheu mali dhe unë u thosha shokëve që hodha malin në erë dhe ata më thoshin që gënjen, po jo u thoja unë unë e hodha dhe kjo më ka krijoi një vetësiguri dhe ai ma nxiti këtë vetësiguri.
Gjithashtu Budina u ndal edhe te zhvillimet politike në Shqipëri pas protestës së studentëve të 1990 dhe si ndikoi ajo në ngjarjet e mëvonshme.
Sipas regjisorit, ‘nëse studentët nuk do kishin reaguar ne sot do të ishim një Kurdistan’.
Intervista në studio:
Budina:Jemi në grevën e urisë që konkuldoi me hedhjen e bustit. Ai është Floriel Selenica. Kemi qënë në grevën e urisë shumë miq e shokë që lëviznim lartë e poshtë. Në grevën e urisë kam qënë i angazhuar. Gjithçka ka filluar te Akademia e Arteve.
Krasta: Kjo grevë i ka gjetur pak njerëzit të papërgatitur në atë kohë?
Budina:Një një moment të caktuar, pas një takimi me Ramiz Alinë na erdhën dhe na thanë se mund të dalim sepse rrezikojmë shumë dhe të 700 studentë që ishin aty iu kundërvunë atyre që e thanë këtë mendim dhe u ngrit një valë emonicioni dhe të nesërmen 100 mijë shqiptarë që bërtisnin ‘Liri Demokraci’ dhe unë shpesh mërzitem pak interpretimet që thonë që gjithçka ishte e pilotuar nga Ramiz Alia, por unë të siguroi që nëse studentët nuk do kishin reaguar ne sot do të ishim një Kurdistan.