VOAL

VOAL

Azem ti je gjallë! Demokratë, tribuni ynë sot na thërret: Kokën Lart! – Nga Sali Berisha

September 12, 2021

Komentet

SYRI TV- 7 marsi, flasin mësuesit: Keqardhje për gjendjen ku ka përfunduar arsimi në Shqipëri

Këtë 7 mars, festa e mësuesit nuk pritet me entuziazmin e viteve më parë. Bajram Dymleku nga Shkodra dhe Moza Vardhami nga Gjirokastra, mësues matematike në profesion, tregojnë historinë e tyre të jetës, ndërsa shprehin keqardhjen për gjendjen ku ka përfunduar arsimi në Shqipëri.

SYRI TV

Edhe këtë 7 mars, vendi festoi festën e mësuesit. Por ky profesion sot nuk është më në shkëlqimin e tij. Këtë 7 mars, SYRI TV sjell historinë e dy mësuesve, Bajram Dymleku, ish-mësues matematike në Shkodër, tashmë në pension, dhe Moza Vardhami, mësuese matematike në Gjirokastër, e cila pret të dalë në pension vetëm pas dy muajsh.

Dy mësuesit e matematikës tregojnë me nostalgji copëza nga karriera e tyre e gjatë.

Brezat kanë ndryshuar dhe sot matematika nuk është më lënda e preferuar në shkolla. Për dy mësimdhënësit e kësaj lënde, me gati një shekull përvojë së bashku, ka edhe keqardhje.

Vlerësimi i dijedhënësve nuk është aty ku duhet; këtë e pranojnë edhe dy mësuesit, të cilët bëjnë krahasim me kolegët e tyre në vende të tjera.

Të burgosurat ukrainase këmbejnë qelitë me role në njësite luftarake

Yevhenia Kytaiva-Rusetska, Kyrylo Lazarevych

“Mora frymë thellë. Madje edhe ajri dallon jashtë burgut”, tha Tequila, e veshur në uniformën e saj ushtarake dhe e ulur në shtratin metalik në një kazermë ushtarake.

Ajo është në mesin e më shumë se 100 grave të dënuara në Ukrainë, të cilat kanë vendosur ta zëvendësojnë kalimin e kohës në burg me shërbim në ushtri dhe lirim me kusht.

Ato mbërrijnë në fushën e betejës mu në kohën kur Ushtria e Ukrainës po përballet me një mungesë të madhe të ushtarëve në përpjekje për t’i frenuar trupat pushtuese ruse.

Ukraina ka hasur në vështirësi për t’i ripërtërirë radhët e ushtrisë, pasi është dërrmuar nga lufta tashmë trivjeçare. Rishtazi, Ukraina e ka sjellë një plan i cili ua hap rrugën të rriturve nën moshën e thirrjes në ushtri, 25 vjeç, për t’iu bashkuar ushtrisë.

Tequila, e cila kërkoi të identifikohej vetëm përmes nofkës së saj ushtarake, nuk tregoi se erdhi puna që ajo të përfundonte në burg në verilindje të qytetit Harkiv.

“Ta themi kështu: Unë u dënova për çfarë kam bërë. Veprimet e mia të jashtëligjshme i lava me dy vjet të jetës sime në burg”, tha ajo.

Tequia tha se i kaloi gati gjashtë muaj për të vendosur se a t’i bashkohej apo jo ushtrisë. Ajo madje e pranoi se kishte dyshime dhe druajtje.

Gjendja e saj fizike ishte e dobët – sepse ajo ditën në burg e kalonte duke qepur rroba – dhe stërvitjet ushtarake ishin gjë e vështirë për të.

Tani, ajo shërben në një njësit sulmues në linjën e frontit.

“Roli im kryesor është komunikimi”, tha ajo. “Unë i bart komandat nga një radio te tjetra. Djemtë janë në pozicion, komandantët diku tjetër. Unë jam në mes, duke përçuar komandat”.

“Kisha dyshime, por edhe nëse do të më urdhëronin të shkoja në një mision sulmi tani, do të shkoja. Gjëja më e rëndësishme është që na trajtojnë si njerëz normalë. Ata madje ndiejnë keqardhje për ne”, shtoi ajo.

Dmytro Andreyev, zëdhënës i Shërbimit Shtetëror të Burgjeve të Ukrainës, tha se gjithnjë e më shumë gra të burgosura po zgjedhin ta lënë burgun për t’iu bashkuar ushtrisë.

“Më shumë se 7.000 ish të burgosur po luftojnë. Mes tyre, mbi 100 gra janë aktualisht në njësitë luftarake të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Është një paradoks që gratë po zgjedhin të ndërrojnë një institucion penal, ku kanë tre shujta në ditë dhe ngrohtësi, me llogoret ku ekziston një kërcënim i drejtpërdrejtë për jetën”, tha ai.

Të dënuarat në vijën e frontit

Brux është oficere e operacioneve dhe komunikon me operatorët e dronëve, njësitë e mortajave dhe mitralozave, si dhe me grupet luftarake në vijën e frontit.

Brux, e cila gjithashtu kërkoi të identifikohej vetëm me nofkën e saj ushtarake, u lirua nga burgu për t’iu bashkuar ushtrisë pasi shprehu vullnetin për të luftuar.

“Gjithmonë kam qenë e përgatitur për skenarin më të keq, por na u tha se gratë nuk do të dërgoheshin në misione sulmi. Gjithmonë kam tentuar të mësoj mirë dhe të përvetësoj të gjitha informatat për të qenë e gatshme”, tha ajo.

Komandanti i njësitit, i njohur me nofkën ushtarake Hedgehog, tha se të burgosurave nuk u mungon motivimi.

“Liria, kjo është mundësia për të ndryshuar diçka në jetën e tyre”, tha ai. “Këtu, ato mund të shndërrohen papritur në heroina pas burgut, të ndërtojnë karrierë, të mësojnë diçka të re. Kjo i motivon ato”.

Gra të tjera të burgosura janë në pritje për t’iu bashkuar ushtrisë.

Halyna, 36 vjeçe, po vuan një dënim prej pesë vjetësh për vjedhje në një institucion korrektues në rajonin qendror të Poltavës në Ukrainë.

Halyna, e cila e dha vetëm emrin e saj të parë, punon aty si kuzhiniere, e veshur me një përparëse të bardhë dhe një kapele në kuzhinën e institucionit.

“Dua të shkoj në luftë sepse djali im vdiq në moshën 25-vjeçare dhe tre muaj më vonë burri im vdiq në front në Bahmut”, tha ajo, duke iu referuar qytetit lindor ukrainas që u pushtua nga forcat ruse në vitin 2023.

“Mund t’i kryej dy punë [në ushtri]”, tha Halyna. “Kam studiuar për pesë vjet në shkollën e mjekësisë dhe kam diplomuar në Kiev. Kam punuar me një ekip ambulance dhe kam studiuar gjithashtu për pastiçeri”.

“Dua të shkoj për t’i mbrojtur Ukrainën dhe fëmijët tanë të ardhshëm, të luftoj dhe t’i ndihmoj djemtë”, shtoi ajo.

Zëvendëskryetarja e institucionit korrektues, Anastasia Vodinchuk, thotë se nuk ushtrojnë trysni mbi askënd për t’iu bashkuar ushtrisë.

“[Ne] themi, për shembull, ‘sot erdhi një brigadë e caktuar. Kushdo që dëshiron të bashkohet me radhët e Forcave të Armatosura të Ukrainës me kontratë, ju lutemi të afrohet.’ Ata bisedojnë. Ne jemi aty vetëm për ta organizuar logjistikën”, shpjegoi ajo.

Përgatiti: Ekrem Idrizi

Rusia kryen një sulm masiv- Ukraina kundërpërgjigjet me avionë francezë

BBC

Të paktën 18 persona, përfshirë katër fëmijë, u plagosën në një sulm rus gjatë natës, sipas zyrtarëve ukrainas.

Forcat ajrore të Ukrainës thonë se sulmi rus gjatë natës kishte në shënjestër kryesisht industrinë ukrainase të nxjerrjes së gazit.

Ai përfshinte 67 raketa (përfshirë 43 raketa lundrimi, tre raketa balistike Kalibr dhe tetë raketa Kh-59/69), si dhe 194 dronë.

Prej tyre, 33 raketa lundrimi, një raketë Kh-59/69 dhe 100 dronë u rrëzuan.

Për zmbrapsjen e sulmit u përdorën avionë F-16 dhe Mirage 2000.

Kjo ishte hera e parë që aeroplanët francezë Mirage u përdorën pas mbërritjes në Ukrainë një muaj më parë.

Ushtria e Polonisë thotë se ka ngritur avionët luftarakë dhe ka aktivizuar sistemet e mbrojtjes ajrore me bazë tokësore gjatë këtij sulmi.

Goditja ruse vjen pasi SHBA pezulloi ndihmën ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë ndarjen e inteligjencës. sn

‘Blerja’ e artistëve nga Erion Veliaj, gazetarja: I pagoi me projekte të shtrenjta nga taksat e qytetarëve

Gazetarja e kulturës, Elsa Demo, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për blerjen e artistëve nga Erion Veliaj, ku tha se i ka paguar me projekte të shtrenjta nga taksat e qytetarëve, pa procedurë dhe meritë, por thjesht për të marrë mbrapsht “lëpirjen” e tyre. Demo u ndal edhe te dosja Veliaj dhe lidhjet e artistëve me Harabelin e Ajola Xoxës.

“Ishte shumë e rëndësishme, që duke marrë pak shembuj, që nga vlera financiare nuk ishin bombastik si rasti i Driant Zelenli, ishte e rëndësishme për të provuar anën tjetër, që nuk ka përfituar shuma finacniare por një karrierë.

Driant Zeneli, është drejtori ekzekutiv i Qendrës Harabel, qendra mëmë nga dolën qendrat e tjera. Rasti i tij ishte e rëndësishme për të thënë deri në ç’pikë kemi arritur. Ai ka përfaqësuar Shqipërinë në Bienalen e Vencias pa garë. Ajola Xoxa e gjeti gati folenë e korrupsionit tek ky person. Nuk i ka korruptuar Ajola të gjithë, kanë qenë të dëshiruar për tu korruptuar.

Rasti i Driant Zenelit është i rëndësishëm për të kuptuar që të bësh karrierë në një vend të varfër si Shqipëria, që nuk është mbi bazën e meritave… Rasti i dytë është Ergys Krisiko, që lëshon fatura si person fizik. Ai është artist, pedagog. Rasti i tij është flagrant, Veliaj i ka dhënë për një vepër arti 63 milionë lek të vjetra”, tha Demo.

Demo tha se paratë që ka shpenzuar Bashkia kanë vajtuar kryesisht te aktivitete masive dhe jo te kultura cilësore.

“Duhet të kujtoj raportin që ka nxjerrë SPAK në 2021 mos gaboj, që për periudhën 2016-2020, kishte dhënë 12 miliard lek të vjetra, që përfshin pagesat në sektorin e kulturës dhe të sportit. Midis tyre ke një mori artistësh, po i quajmë për konvencion artistë. Ne po i quajmë të tillë, sepse nuk janë në fakt të tillë. Te kjo listë dalin zbuluar shumë persona të spektrit të koncerteve, aktiviteteve masive, jo të kulturës cilësore. Kësaj i ka mëshuar Veliaj.

Aq shumë i ka mëshuar, sa edhe në rastet kur ka financuar për art cilësor, vetë Basha ka rënë në një banalitetit të të bërit art, të realizosh pesë shfaqje në vit, është e pamundur…”, tha ndër të tjera Demo.

Me një Lamborghini Urus kapërcyen dy kufij doganorë e shtetërorë me 80 milionë euro cash në automjet- Nga ALBA KEPI

Datë 5 maj e një vit më parë.
Një Lamborghini Urus jeshile, me vlerë 189 mijë euro, ecën me shpejtësi në rrugët e Tiranës.
Sapo ka mbërritur nga Italia.
Në bordin e saj dy gra, nënë e bijë. Kanë kapërcyer dy kufij doganorë e shtetërorë me 80 milionë euro cash në automjet.
Askush nuk i ndaloi e as i kontrolloi.
Po i sjellin në Tiranë, t’i riciklojnë.
Në këtë qytet kanë gjetur habitatin perfekt për paratë e fituara nga kokaina rozë, seksi me minorenë, trafik droge e fatura fiskale fantazëm.
Ky fakt êshtë një nga faqet e shumta të dosjes hetimore të Prokurorisë së Milanos që vuri nën arrest Stefania Nobile, vajza e Wanna Marchi, personazhi telemarketingut më të famshëm në Itali e dënuar vite më parë me burg nga drejtêsia italiane pêr mashtrim. Akuza trafik droge, trafik prostitucioni dhe minirenë e autoriciklim.
Gjithcka kryhej në lokalin Xhintoneri “Malmaison” në afërsi të stacionit qëndror hekurudhor të Milanos që mbyllte pas cdo mesnate qepenat.
Klientë me xhepa të majme, brenda mureve të tij argëtoheshin me vajza eskorte dhe minorene me detyrën e joshjes me shampanjë e vera super të shtrenjta e kokainë.
Puna e tyre ishte të bënin që cdo klient të shpenzonte në lokal një xhiro nga 500-10 mijë euro.
Në një tjetër faqe të dosjes hetimore lexon se në 3 vite një klient i këtij lokali kishte shpenzuar 641 mijë euro.
Pronar i lokalit Davide Laceranza siguronte afaret e “Malmaison” e Stefania Nobile menaxhonte llogaritë bankare ku riciklonte paratë e drogës e seksit
80mionë euro mendohet se janë sjellë në Tiranë të përdorura për të blerë dy lokale e një restorant.
Më 20 gusht 2021 paratë e drogës e seksit të fituara në lokalin “Malmaison” në Milano mendohet të jenë përdorur dhe për kompaninë “Produksioni” hapur nga e arrestuara në Tiranë pêr menaxhim eventesh, produktesh kinematografike, etj etj.
Kjo është Tirana habitati perfekt i orgjive të investimeve të financuara nga seks, kokainë e rrumpallë shtetërore.

Aforizmi i ditës- 7 mars 2025

Jump, and you will find out how to unfold your wings as you fall.

Ray Bradbury

Hidhuni dhe do të zbuloni se si t’i shpalosni krahët ndërsa bini.

Ray Bradbury

‘Masakra’ e heshtur- 32 gra u vranë në Shqipëri në 2 vite, 27 nga krimi në familje. Investigimi i Vetting, pse “urdhri i mbrojtjes” nuk i shpëtoi

Emisioni investigativ Vetting, News24

Në Shqipëri gjatë viteve 2021-2023 u vranë 32 gra dhe vajza, ku 27 prej tyre u vranë nga autorë me të cilët viktimat ishin në marrëdhënie familjare. Sipas raportit nga Avokati i Popullit rezulton se në rreth 90% të rasteve, viktimat e femicidit dhunoheshin nga autorët e vrasjes përpara kryerjes së krimit.

Shumë shqetësues është fakti që nga 32 gra të vrara, 6 prej tyre e kishin raportuar më parë në polici dhunën dhe dy prej tyre ishin të pajisura me Urdhër Mbrojtjeje dhe urdhër të Menjëhershëm Mbrojtjeje në momentin e vrasjes.

 

“Gruaja në momentin që ka marrë urdhërin e mbrojtjes e mbrapa, ngelet pa asnjë lloj ndihme përvec asaj letre”, shprehet avokatja Rezarta Agolli.

Femicidi nuk është një term i përkufizuar apo i përdorur në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë apo në akte ligjore të tjera. Po ashtu, nuk ka dispozita të shprehura që rregullojnë vrasjet për shkak të gjinisë. “Fjalën femicid nuk e kemi akoma në fjalorin e gjuhës shqipe. Ky term fjalë për fjalë do të thotë: Vrasja e grave dhe grave nga burrat për shkak të gjinisë. Ne në kodin tonë penal nuk kemi asnjë nen që flet për këtë gjë”, tregon avokatja Agolli.

Hezitimi për marrjen e masave të menjëhershme të mbrojtjes, mungesa e koordinimit ndërmjet institucioneve dhe bllokimi i masave për rehabilitimin e viktimave janë mangësi që shkelin të drejtën për të jetuar. Këto probleme pasqyrohen edhe në raportin nga Grupi i Ekspertëve për Veprim Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje (GREVIO) i publikuar në shtator 2024.

Shumë prej grave që marrin guximin për të denoncuar dhunuesin në organet kompetente, e dinë që çështja nuk mbaron me burgosjen e abuzuesit sepse në shumë raste viktima është vrarë, sapo ky i fundit ka dalë nga burgu.

 

Sipas Esmeraldës, “vështirësitë kanë qenë të komunikimi, dhe ishte i dhunshëm, se gjërat nuk ndërtohen pa komunikim dhe kur ti ke përplasje me komunikimin aty tregohet natyra e vërtetë e njeriut. Ai ishte i dhunshëm, gjithmonë kam dashur të ndahem po prap e kam dashur si njeri”.

Katër prej grave dhe vajzave të cilat paditën abuzuesin duke u dënuar me burg nga Gjykatat janë vrarë disa ditë pasi dhunuesit kanë dalë nga burgu. Këto gra nuk u njoftuan në kohë për lirimin nga burgu të dhunuesve dhe mungesa e informacionit sjell me vete pamundësinë për t’u ruajtur apo për të kërkuar ndihmë tek familjarët apo Policia e Shtetit.

“Unë e kam ditur që në fillim që do vuaja, nuk e dija që do dhunohesha barbarisht ama psikologjikisht isha e sigurtë që me atë njeri nuk do kisha fare mbështetje për asnje lloj mendimi që do kisha për jetën”, shprehet gruja e dhunar.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, “mekanizmi i ngritur në nivel kombëtar për dhunën në familje nuk ka arritur t`i përgjigjet në mënyrë të përshtatshme rasteve të paraqitura, çka paraqet nevojën për një vlerësim të qartë dhe objektiv të situatës nga të gjithë aktorët e përfshirë, përmirësim të proceseve ekzistuese si dhe marrjen e masave të përshtatshme, për përgjigjen në mënyrë të denjë qytetarëve në nevojë, dhe për t’i mbështetur në tejkalimin e problematikave të tyre sociale”.

Sipas gruas së dhunuar, “pavarësisht veseve apo natyrës së vështirë të një personi tjetër kam dashur që natyra ime të mbjellë kulturë, të tregojë dhembshuri pastaj të drejtën, çfarë kam unë si njëri”.

Të shohësh e të dëgjosh, qoftë edhe për së largu lajmin e kobshëm se si një familje shuhet brenda një nate për shkak të dhunës, na tregon se heshtja është përgjigje e përgjumjes së ndërgjegjjes kolektive.

Këto ngjarje na tregojnë se si tmerri dhe lemeria flenë vetëm një hap larg paaftësisë së institucioneve të rendit dhe drejtësisë, pasoja që janë fatale për gruan.

Radio Evropa e Lirë: Kombinimet eventuale për formimin e Qeverisë së re të Kosovës

Në një anketë të publikuar ditë më parë në ueb-faqen tonë, i kemi pyetur lexuesit e Radios Evropa e Lirë se kush, sipas parashikimeve të tyre, do ta formojë Qeverinë e re të Kosovës.

Mes tri opsionesh – Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me minoritetet, Lëvizja Vetëvendosje me një parti opozitare, apo partitë opozitare – 60 për qind e pjesëmarrësve kanë votuar për të parin.

Anketa si kjo, diskutime e kalkulime na kanë parë sytë që tri javë, gjithandej.

LVV-ja, që aktualisht është në pushtet dhe ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, është zotuar se do ta formojë sërish Qeverinë.

Udhëheqësi i saj, njëherësh kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se po pret certifikimin e rezultateve, para se anëtarët e partisë së tij të ulen dhe të shikojnë rrugën përpara:

“Nuk ka ndryshuar situata që ne të kemi qëndrime tjera sa u përket kundërshtarëve tanë. Është bërë luftë hibride kundër Qeverisë sonë dhe LVV-së, dhe kemi dalë fitimtarë, dhe fitimtari duhet dhe do ta formojë Qeverinë e re”.

Si mund ta bëjë LVV-ja Qeverinë e re?

Menjëherë pas publikimit të rezultateve preliminare, Kurti ka hedhur poshtë mundësinë e ndonjë koalicioni me partitë e mëdha shqiptare që janë në opozitë – Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Edhe këto tri parti opozitare kanë thënë se nuk do të bashkëpunojnë me Kurtin.

Me ligjet e Kosovës, brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve, presidentja e vendit duhet të thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës. Nëse zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët, atëherë Vjosa Osmani duhet të kërkojë nga partia fituese, LVV-ja në këtë rast, që të propozojë mandatarin për formimin e Qeverisë.

Por, kjo parti duket se do t’i ketë 48 vende deputetësh, në Kuvendin e përbërë prej 120 sosh.

Për ta formuar Qeverinë, një mandatari i duhen të paktën 61 vota.

Analistët politikë besojnë se Kurti llogarit në skenarin e formimit të Qeverisë me minoritetet joserbe, që i kanë 10 vende, si dhe në lëvizjet që mund t’i bëjnë disa deputetë të opozitës aktuale, “për pozita ministrore”.

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, që është në koalicion me
AAK-në, ka thënë hapur se nuk ka “vija të kuqe” përballë koalicioneve të mundshme, qoftë me LVV-në, qoftë me partitë që aktualisht janë në opozitë.

Por, për politologun Dritëro Arifi, Kosovës nuk i duhet një qeveri “e brishtë” në situatën aktuale gjeopolitike në botë.

“Një parti e vetme, si Vetëvendosje, me një koalicion kaq të vogël dhe të brishtë, do ta ketë të pamundur që t’i realizojë kërkesat që mund të vijnë nga partnerët ndërkombëtarë”, thotë Arifi për Radion Evropa e Lirë.

A mund të bëhet një Qeveri PDK-LDK-AAK?

I pyetur për kërkesat eventuale, Arifi vlerëson se mund të mos bëhet më fjalë vetëm për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe:

“Çka nëse kërkohet diçka më shumë, sa jemi të gatshëm të lëvizim në këto ndryshime të mëdha globale? Mund të kërkohen shumë gjëra, nuk po aludojmë shumë, por po e marrim vetëm një: çfarë nëse kërkohet ndryshim i kufirit? Çfarë jemi të gatshëm ta bëjmë dhe si do ta bëjmë? Ky është mëkati më i madh, që një shoqëri e tërë nuk ka përgjigje”.

Në rast se partia fituese nuk arrin ta formojë Qeverinë brenda dy javësh, atëherë presidentja detyrohet të mandatojë atë parti ose grup që e bind se mund ta formojë atë.

Për Arifin, edhe nëse kjo nënkupton koalicion mes tri partive të mëdha shqiptare, PDK-LDK-AAK, pamja është sërish e zbehtë, për faktin se nuk garantohet stabilitet.

Fotografi e vitit 2022 nga një takim i Kurtit me krerë dhe zyrtarë të lartë të partive opozitare shqiptare. Aty shihen edhe tre zyrtarët partiakë të PDK-së, LDK-së, dhe AAK-së që garuan për pozitën e kryeministrit në këto zgjedhje: Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj.

Fotografi e vitit 2022 nga një takim i Kurtit me krerë dhe zyrtarë të lartë të partive opozitare shqiptare. Aty shihen edhe tre zyrtarët partiakë të PDK-së, LDK-së, dhe AAK-së që garuan për pozitën e kryeministrit në këto zgjedhje: Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj.

Cili kombinim do të mund të funksiononte?

Arifi mendon se një koalicion mes LVV-së dhe PDK-së do të ishte më i miri për Kosovën, sepse ashtu, sipas tij, do të mund të tejkalohej edhe kriza për pozitën e presidentit, pasi Osmanit t’i skadojë mandati vitin tjetër.

I pyetur se sa ka mundësi të funksionojë një koalicion i tillë, se sa janë afër në ideologji këto parti, Arifi beson se asnjëri subjekt politik në Kosovë nuk ka dallime në këtë drejtim, dhe se që të gjithë e kanë thuajse të njëjtin koncept:

“Nëse i shikoni vetëm debatet dhe fjalimet, gjithçka në Kosovë sillet rreth sektorit publik, rritjes së pagave. Botëkuptimi i politikëbërjes është shumë i ngushtë. Nuk kanë dallim të madh”.

Megjithatë, sipas Arifit, një koalicion LVV-PDK do të mund të funksiononte, nëse partitë fokusohen në 6-7 prioritete, në mënyrë që rezultati të jetë “pozitiv për shoqërinë dhe për shtetin”.

Rëndësinë e stabilitetit në Kosovë e ka përmendur edhe faktori ndërkombëtar.

Më së voni, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë që Kosova duhet të ketë një Qeveri stabile, teksa ka pohuar se aleanca ushtarake do të punojë me këdo që do ta udhëheqë Kosovën.

Mediat konservatore në SHBA lajmërojnë fitoren e Berishës!

Zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri mund të instalojnë një pikëmbështetje pro-amerikane në Europën Lindore

“Kthimi i Trump-it shënon fundin e përdorimit të kontributit të taksapaguesve amerikanë dhe të fuqisë amerikane kundër partive opozitare konservatore nëpër botë,” thotë lideri konservator Sali Berisha.

Pas dy zgjedhjeve të para europiane këtë vit në Kosovë dhe Gjermani, dy të tjera të rëndësishme po afrojnë. Ato janë tregues për ndryshime të mëdha në kontinent, mes përpjekjeve të SHBA-së për të zgjidhur luftën midis Rusisë dhe Ukrainës.

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri janë planifikuar për me 11 maj 2025 dhe, pasi zgjedhjet e Rumanisë të nëntorit 2024 u anuluan, ato u riplanifikuan për në maj 2025. Për të dyja vendet, shqetësimet për integritetin zgjedhor mbeten të larta. Ajo që po ndodh në Shqipëri mund të ndihmojë për të hedhur dritë mbi vendet europiane dhe ato të Europës Lindore.

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri kanë një rëndësi ndërkombëtare. Shqiptarët po votojnë kundër korrupsionit, kontrollit total të qeverisë dhe ndikimit të George Sorosit në vend. Fondacioni Shoqëria e Hapur e Sorosit ka eksperimentuar me “reformën në drejtësi” që e ka kthyer vendin në një terren të lirë për lojëra ligjore dhe prokuroriale. Dollarët e taksapaguesve amerikanë përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) gjithashtu kanë financuar politikat e Sorosit në Shqipëri, të cilat kanë shkaktuar një krizë demokratike.

Qeveria aktuale shqiptare është në pushtet prej 12 vitesh dhe kërkon një mandat të katërt nën kryeministrin Edi Rama, liderin e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Lufta për “reformën në drejtësi” e ka kthyer vendin në një teatër të gjallë për lojëra politike dhe përndjekje. Të rinjtë po largohen nga Shqipëria pasi këto sulme të motivuara politikisht kanë zbehur shpresën për demokraci të vërtetë dhe mundësi.

Pas pretendimeve të opozitës se zgjedhjet e vitit 2021 ishin të manipuluara, Departamenti i Shtetit i Joe Biden-it ndihmoi qeverinë socialiste të Shqipërisë duke sulmuar opozitën konservatore. Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, sanksionoi Sali Berishën, liderin historik të Partisë Demokratike, dhe ia ndaloi atij dhe familjes së tij hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Mbretëria e Bashkuar ndoqi të njëjtën rrugë. Konservatorët shqiptarë i kanë kërkuar administratës së re të Trump-it të heqë atë përcaktim.

Akuzat për “korrupsion” ndaj Berishës, të cilat njihen në Shqipëri si të motivuara politikisht, u kujtojnë shqiptarëve të kaluarën jo aq të largët komuniste kur përndjekja politike, censura dhe fabrikimi i provave ishin norma. Në një kuvend të dhjetorit 2021, Partia Demokratike e Shqipërisë zgjodhi Berishën për ta drejtuar përsëri. Ai është tani lideri i opozitës konservatore.

“Akuzat kundër meje ishin krejtësisht politike,” tha Berisha në një intervistë të fundit. “Që nga viti 2021, i kam kërkuar z. Blinken të ofrojë dhe të bëjë publike çdo provë që mbështet akuzën kundër meje. Ai nuk e ka bërë kurrë. Pas katër vitesh hetime të dështuara, makineria politike u përpoq të fabrikonte prova dhe në vitin 2024, shteti prokurorial shpiku një akuzë për ‘korrupsion pasiv’ kundër meje.”

Berisha paditi Blinken-in për shpifje në vitin 2021. Ai u vendos në arrest shtëpie nga dhjetori 2023 deri në nëntor 2024, nën mbikëqyrje të plotë dhe me komunikim të kufizuar. Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë deklaroi se sanksionet kundër tij ishin të paligjshme dhe pa prova. Në dhjetor 2024, Gjykata e Lartë e Shqipërisë hoqi akuzat kundër Berishës.

Për 11 muajt e arrestit të tij shtëpiak, shqiptarët protestuan nën banesën e Berishës. Lajmet për këto protesta nuk arritën kurrë në median korporative amerikane. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të përbashkëta për të ndryshuar opinionin publik kundër tij, njerëzit qëndruan përkrah Berishës sërish.

Për Berishën, kjo mbështetje është gjithçka. Ai thotë: “Përcaktimi im në SHBA si persona non grata ishte dizajnuar për të më larguar nga politika. Por në fund, njerëzit zgjodhën ndryshe.”

Berisha dhe mbështetësit e tij thonë se provat kundër tij ishin të fabrikuara. Në vitin 2024, çështja e tij u hodh poshtë nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë. Doli se vetë Rama, kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, kishte firmosur dokumentet që u përdorën për të inkriminuar Berishën për “korrupsion pasiv”.

Berisha është i shqetësuar për kthimin e censurës në mbarë Europën: “Censura është mënyra se si nis çdo diktaturë. Censura filloi të lavdërohej sërish, ashtu si në komunizëm, si rezultat i nismave prokuroriale dhe propagandës së Sorosit. Kjo është e rrezikshme. Kompani të mëdha, të cilat sollën teknologji të jashtëzakonshme dhe të dobishme për komunikimin në shoqëri, filluan të aplikojnë censurë.”

E pyeta Berishën për zgjedhjet e ardhshme.

“Në rrezik janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme,” tha ai. “Raportet e BE-së tregojnë se qeveritë socialiste nuk i kanë respektuar normat ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në këto zgjedhje, shumë më tepër se në vitin 2021, qeveria aktuale po përdor ‘shtetin elektoral’, buxhetin e shtetit, punonjësit shtetërorë, gjithë administratën, dhe kartelet e drogës për të siguruar një mandat të katërt.”

Konservatorët shqiptarë e shohin kthimin e presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë si një mundësi për Shqipërinë dhe rajonin. Berisha e quajti kthimin e Trump-it një mrekulli për njerëzimin dhe një ngjarje historike.

“Zoti ia shpëtoi jetën për një arsye dhe kombi i tij e zgjodhi atë si president në zgjedhje të lira dhe të ndershme,” tha Berisha. “Kthimi i Trump-it shënon fundin e përdorimit të kontributit të taksapaguesve amerikanë dhe të fuqisë amerikane kundër partive opozitare konservatore nëpër botë. Ai shënon fundin e ndikimit të Sorosit, i cili ka munduar botën, veçanërisht Europën Lindore, dhe tani ka zhvilluar rrënjë me partinë ish-komuniste që aktualisht qeveris Shqipërinë. Kthimi i Trump-it shënon fundin e kontrollit të Sorosit mbi organizatat joqeveritare në rajon përmes super-censurës, super-korrupsionit dhe super-spekulimit për të kthyer sistemin e drejtësisë në një vegël të degës ekzekutive të qeverisë.”

Berisha është i bindur se Trump do të mbrojë lirinë e fjalës dhe të mendimit, do të inkurajojë festimin e traditave dhe kulturave historike kombëtare dhe do të ndihmojë në ruajtjen e dinjitetit familjar dhe njerëzor.

Me Trump-in president, Berisha parashikon se demokracia në rajonin e Europës Juglindore do të mbizotërojë kundër partive socialiste, të cilat sipas tij janë në të vërtetë parti komuniste të rimarkuara. Berisha shpjegoi se si në vitin 2016, si një anëtar i shqetësuar i Kuvendit të Shqipërisë, ai i kërkoi Kongresit Amerikan të ndalonte angazhimin politik të Sorosit jashtë Shteteve të Bashkuara. Ai gjithashtu i kërkoi zyrtarisht Parlamentit të Bashkimit Europian të shpallte financimin masiv të politikanëve të majtë nga Sorosi si një aktivitet kriminal.

“Soros u bë një lojtar kyç në politikën e jashtme të administratës Biden, veçanërisht në Ballkan,” tha Berisha. “Në mënyrë të çuditshme, politika e jashtme e Sorosit për Ballkanin përkonte me politikën e Ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov. Përveç projektit për reformën në drejtësi, projekti më i famshëm i Sorosit ishte ai për ndryshimin e kufijve dhe shkëmbimin territorial në rajon, i cili do të ndante Kosovën mes Shqipërisë dhe Serbisë. Millosheviçi propozoi të njëjtin projekt disa herë gjatë viteve 1992-93, përmes personave të tretë, por ai u refuzua si nga Shqipëria ashtu edhe nga komuniteti ndërkombëtar.”

Duke marrë parasysh zhgënjimin e shqiptarëve me qeverinë aktuale, shanset për fitoren e opozitës janë shumë të larta. Megjithatë, shqetësimet për integritetin zgjedhor mbeten po aq të larta. Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për herë të parë përmes një sistemi votimi me postë.

Çështjet që shqetësojnë votuesit shqiptarë janë korrupsioni i përhapur, censura, përndjekja politike, feja dhe politika e jashtme. Shqiptarët po votojnë gjithashtu mbi përndjekjen e mbështetur nga Sorosi kundër Berishës. Le të shpresojmë që vota e diasporës shqiptare të parandalojë që zgjedhjet në Shqipëri të bëhen si ato në Venezuelë. / The Federalist – Syri.net

PO KOALICIONI NUK ËSHTË VËLLAZËRI, O NJERËZ- Nga AGIM XHAFKA

Zhurmë për asgjë, ose tollumbace në erë quhet ky reagimi popullor për koalicionin e PD me 23 parti. Po gajasen njerëzit sapo lexojnë emrat që përfaqësojnë x apo y formacion politik. Po a ka njerëz qesharakë te lista e gjatë? Sa të duash. Po persona që marrin votën e PD-së dhe më pas e braktisin atë? Ka, si s’ka. Epo atëhere kujt i duhet ky koalicion, pyesin me të drejtë? I duhet PD-së dhe rotacionit të pushtetit. Dhe me sa më shumë vagona të jetë ky tren aq më mirë, aq më efektiv do rezultojë. Ja pse.
Nuk votojmë kurrë për Ilir Metën, thonë. Se ai na braktisi, u bashkua me Ramën, na nxori në opozitë, na…Keni të drejtë, u them. Po mos harroni që Meta voton për vete, o njerëz. Meta voton për mandatet e veta. E kuptoni? Nuk e votoni ju Metën. Ai ka në listën e koalicionit 4 emra për 4 mandate. Pra i duhen 40 mijë vota të cilat partia e tij i ka të sigurta. Mos e harrojmë këtë. Sjell edhe shumë e më shumë dhe në se nuk plotëson mandatin e 5-të ato vota i ngelen PD-së. Njësoj edhe Dule, Idrizi. Apo psh Agron Duka. I nxjerr nga toka aq vota që kërkohen për mandatin e tij.
Sa për partiçkat që nuk marrin mandate ato nuk duan gjë. As përshesh me dhallë madje. Sa vota do të marrin te thesi i PD-së do të ngelen..
Koalicionet janë marrëveshje, çdo palë sheh interesin e vet. Partisë Demokratike i leverdis një koalicion me sa më shumë parti. E ndihmon, i sjell vota pa dëmtuar veten. Ndaj zhurma e gallata janë fare të pa baza. Se dihet që PD nuk do bëjë koalicion me PS de. Qartë?

‘Armata e këngëtarëve, gazetarëve, analistëve të mbetur ekonomikisht jetimë nga taksat që u jepte Veliaj, do kalojnë në borderotë e Kumbaros deri…’

Blogeri i njohur, Olti Curri ka parlajmëruar se fondet e projektet e Bashkisë së Tiranës, që dikur firmoseshin nga kryebashkiaku i arrestuiar Erion Veliaj, për llogari të atyre që i serviloseshin, duke bërë propagandë dhe ngitur në ´pediastal´ punën e tij, tashmë do të kalojnë në bordorotë e një tjetër ministre në kabinetin qeverisës të Ramës.

Një ministri që është e njohur për afërsinë e saj politike dhe klanin me Veliajn, dhe bëhet fjalë për Mirel Kumbaron.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, blogeri Olti Curri shkruan se armata e ´mbrojtësve´ të  Veliajt, tashmë të mbetur ekonomikisht jetimë nga taksat që u jepte kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj, do të kalojnë në borderotë e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, të Mirela Kumbaros.

Statusi

Nuk te le Mirela jote ty ne balte (vetem po e mori vesh Edi na dhjeve)…

Gjithe armata kengetareve, gazetareve, analisteve te mbetur ekonomikisht jetime nga taksat tona qe Erion Veliaj i paraburgosur ne burgun e Durresit me akuza per korrupsion i jepte pa kursim, flitet e ka marre lajmin e mire se do kalojne me bordero (fonde e projekte) nga ministria e Mirela Kumbaros…Me tu arrestuar zonja Kumbaro per ato “piken e vogel ” ne harten e bregdetit ne jug, per artistet e lekut, do te dale nje njoftim i ri. sn

Ukraina u tradhtua vite më parë. Prerja e ndihmës është vetëm një fyerje e fundit- Nga Samuel Ramani

Ndërsa Trumpi i ka dhënë një goditje përfundimtare rezistencës së Ukrainës, ngërçi i mullirit të mishit që shohim sot ishte një  krijim i Perëndimit.

Sipas opinionistit Samuel Ramani, botuar në Gazetën britanike The Telegraph, thuhet:

Amerika e ka mbështetur Ukrainën me dërgimin e ndihmave ushtarake që nga fillimi i luftës. Jo më: Trump ka penguar përmbushjen e autorizimeve të mbrojtjes të epokës Biden, duke e shkëputur Kievin nga Iniciativa e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës, e cila i lejon Ukrainës të blejë qindra miliona dollarë armë nga kompanitë e mbrojtjes amerikane. Me përjashtim të një përmbysjeje që bazohet në zhgënjimin poshtërues nga Zelensky, përpjekjet e Amerikës në mbështetje të luftës kanë përfunduar.

Kuptohet, Ukraina e sheh ndërprerjen shkatërruese të ndihmës ushtarake nga Trump si një akt tradhtie. Oleksandr Merezhko, kryetar i Komitetit Parlamentar të Punëve të Jashtme të Ukrainës, pretendoi se Trump po përpiqej të detyronte Ukrainën të kapitullonte ndaj Rusisë, duke paralajmëruar se ndërprerja ishte një katastrofë edhe më e keqe e politikës së jashtme se Marrëveshja e Mynihut e vitit 1938, pasi askush atëherë nuk pretendoi se Çekosllovakia ishte agresori kundër Gjermanisë naziste.

Ndërsa ukrainasit kanë çdo të drejtë të indinjohen nga vendimi i Trump, braktisja e Ukrainës nga ana e Amerikës u vu në lëvizje shumë kohë më parë: në të vërtetë, ajo u fut që në ditët e para të pushtimit. Për vite me radhë, Perëndimi i ka dhënë Ukrainës pajisje të mjaftueshme ushtarake për të shmangur humbjen, por jo mjetet që i nevojiteshin për të fituar luftën. Një varg gjysmëmasash krijoi mundësi të panumërta të humbura për Ukrainën dhe mundësoi një armëpushim të mundshëm sipas kushteve të Presidentit Vladimir Putin.

Manifestimi më i mrekullueshëm i mbështetjes me gjysmë zemre të Perëndimit për Ukrainën ndodhi gjatë vjeshtës së vitit 2022. Në pesë ditë në shtator 2022, kundërofensiva e Ukrainës në Kharkiv i detyroi trupat ruse të tërhiqeshin poshtërisht nga të gjitha pozicionet në perëndim të lumit Oskil.

Ukraina e kapitalizoi këtë sukses me fitoret në Izyum, Lyman dhe Kherson. Mungesa e fuqisë punëtore të Rusisë e detyroi Putinin të shpallte një lëvizje kaotike të “mobilizimit të pjesshëm” dhe deficiti i materialit luftarak bëri të nevojshme importimin e dronëve iranianë. Një përçarje e rëndë po acarohej gjithashtu midis shefit të Grupit Wagner Yevgeny Prigozhin dhe Ministrisë Ruse të Mbrojtjes.

Pushtimi rus i Ukrainës ishte në prag të shpërthimit, por si u përgjigj Perëndimi? Me dobësi dhe pavendosmëri. Ndërsa Ukraina loboi për sanksione hermetike kundër makinës së luftës së Putinit, Evropa vazhdoi të blinte gazin rus dhe SHBA-ja e la gjigantin e energjisë bërthamore Rosatom jashtë listës së sanksioneve. Zelensky i kërkoi Perëndimit të furnizojë Ukrainën me tanke të klasit të NATO-s, raketa me rreze të gjatë për të goditur objektivat ruse dhe avionë luftarakë F-16. Ne refuzuam të pranojmë këto kërkesa urgjente dhe iu nënshtruam bllofeve bërthamore të Putinit.

Edhe pse Perëndimi përfundimisht ia dha Ukrainës të gjitha këto teknologji, ishte shumë pak, tepër vonë. Në kohën kur kundërofensiva e Ukrainës filloi seriozisht në qershor 2023, Rusia kishte ndërtuar fortifikime të padepërtueshme në Zaporizhzhya, kishte rekrutuar qindra mijëra ushtarë dhe kishte mbrojtur me sanksione zinxhirët e saj të furnizimit ushtarak. Ëndrrat e Ukrainës për fitore ishin kimerike dhe nga fundi i vitit 2023, shefi i Forcave të Armatosura të Ukrainës që do të rrëzohej së shpejti, Valery Zaluzhnyi, u detyrua të pranonte se lufta ishte kthyer në një ngërç.

Edhe pse Rusia realizoi fitime në rritje me një kosto njerëzore marramendëse në vitin 2024, Perëndimi refuzoi të ndryshojë rrugën. Sipas një raporti të fundit të Qendrës për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër, Evropa shpenzoi më shumë për energjinë ruse (21.9 miliardë euro) sesa për ndihmën financiare për Ukrainën (18.7 miliardë dollarë). Biden priti deri në ditët e fundit të presidencës së tij për të ndriçuar sulmet e Ukrainës ATACM në rajonin Kursk të Rusisë dhe madje ardhja e forcave të Koresë së Veriut në vijën e frontit nuk çoi në sigurimin e raketave  me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina.

SHBA-ja dhe Evropa favorizuan një luftë afatgjate të prishjes që gradualisht do të dobësonte ekonominë dhe aftësitë ushtarake të Rusisë. Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin e pranoi këtë në prill të vitit 2022, kur ai pohoi se “Ne duam ta shohim Rusinë të dobësuar në atë masë sa nuk mund të bëjë ato gjëra që ka bërë në pushtimin e Ukrainës”.

Ndërsa Trump i ka dhënë një goditje potencialisht përfundimtare rezistencës së Ukrainës ndaj agresionit rus, ngërçi i mullirit të mishit që shohim sot ishte krijim i Perëndimit. Panorama


Send this to a friend