Në foto: Shoku Azbi Kasaj duke analizuar zhvillimet e fundit gjeopolitike
Përshëndetje shoku Lulzim!
Jam Azbi Kasaj, kryetar i Partisë së Punës së Shqipërisë për Gjirokastrën.
Sot u informova se ju keni bërë një marrëveshje strategjike me faktorin Arian Galdini.
Koalicioni juaj me z.Galdini është një gjenialitet në vetvete, sidomos kur mendon se kjo gjë ndodh vetëm 5 ditë para takimit tuaj me Edi Ramën.
Unë nuk e kam të vështirë ta imagjinoj sot Ramën të futur poshtë krevatit ose të mbyllur në nevojtore nga frika dhe makthi që i shkakton kjo lëvizje gjeniale e juaja.
Nuk do dëshiroja që Rama të shkonte deri në vetëvrasje nga depresioni, por dhe ziliqarët nuk i kam qejf. Kanceri mu në grykët ishalla atyre që janë bërë xheloz për koalicionin tënd me Galdinin.
Ziliqarët mediatikë po spekulojnë shumë për mbiemrin e vërtetë të z.Galdini dhe kanë hapur thashetheme sikur ai e ka pasur mbiemrin e vërtetë Saliaj. Këto janë insinuata të ulëta, për ta lidhur atë me Saliun.
Ne si komunistë, mblodhëm në aksham Komitetin Qendror tek kafeja e një shokut tonë dhe dakordësuam njëzëri se mbiemri Galdini duhet ta ketë prejardhjen nga mbiemri italian Garibaldi.
Unë si Azbi në radhë të parë, kur të pashë në televizor me Galdinin e kuptova menjëherë se bashkimi juaj nuk do trondisë vetëm bazat e Rilindjes por do trondisë dhe bazat e Lindjes së Mesme.
Do të doja dhe unë të bëja koalicion me ty shoku Lulzim, të bënim një marrëveshje burrash siç na ka hije, me një ceremoni ku ti të ishe në një tryezë përballë meje, të firmosnim të dy dhe pastaj të përqafoheshim fort-fort si zonja Eni me Ardit Gjebrenë.
Ti të kishe Ennon në krahë, ndërsa unë do vija në takim me një nipin e gruas që bën çdo javë furnizim për dyqanin në Tiranë. Se kursej dhe lekët e biletës me këtë rast.
Çfarë të të thotë Azbiu jot ty? Më ke kënaqur shpirtin kur të pashë me Galdinin.
Kush ju ka inat, i daltë skalpi vëndit ishalla.
Të puth. Azbiu.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa false e z.Azbi Kasaj
(HashtagAlbania)
Komentet