Eleonorën nga Kosova e takova një pasdite fundtetori në paradhomën e zyrave të avokatit Ylber Dauti, në katin e 30-të, në Brodway, Manhattan, NY.Ajo e kishte kërkuar vetë takimin, ku do të ishte i pranishëm edhe vëllai i saj që kishte ardhë enkas nga Evropa. E ulur mbi karrocën e saj të invalides, e ndihmuar nga një grua e moshuar, jo e kombsisë shqiptare, fqinjë me të, ajo më zgjati dorën dhe u prezantua. Dukej pak e lodhur por tepër e gëzuar.
Historia e Eleonorës është plot dhembje. Ajo vuan nga një simptomë e rrezikshme e sklerozës multiple, së fundi e rënduar pas një aksidenti, që kishte ndodhë 6 vite të shkuara. Si ndër mjergull e kujton ngjarjen e 5 gushtit të vitit 2009 në Astoria, Queens, NY. Një rastësi e dhimbshme; të nesërmen kishte ditëlindjen.Ishte duke kaluar rrugën me drita të lejushme për këmbsorët por dhe makinat, por shoferi i një autobuzi, nuk e ka parë që ajo ishte para tij…. Në atë kohë e sheh veten të përplasur përtokë. Ajo fatkeqesisht kishte muaj para akisdentit qe vuante nga skleroza multiple. Ndërkohë që vazhdonin mjekimet, një zyrë avokatore amerikane e merr përsipër mbrojtjen ligjore të saj. Kalojnë muaj, vite dhe asgjë nuk po ndodh me avokatët amerikanë që i japin përditë shpresë, madje i premtuan se do të fitonte miliona, por asgjë. Kur ajo i ka humbur shpresat, vjen një telefonatë nga i vëllai, që jeton në Evropë….
Elonora, lëshon një”ah” tip ofshame dhe vazhdon rrëfimin:”Zoti ma dërgoi avokatin Ylber Dauti që më shpëtoi nga gjendje e pashpresë ku isha zhytur.Jeta më ishte bërë e padurushme nga skleroza, depresioni, hallet, borxhet…. Kisha pesë vjet që prisja avokatin amerikan t’ma përfundonte çështjen gjyqsore, por asnjë sinjal perveç pritjes pafund s’kisha prej tij.”
Në bisedë hyn i vëllai. Ai tregon shkurtazi se si vëlla dhe motër i kishin hequr shpresat nga zyra avokatore amerikane, por nuk po gjenin një zgjidhje që ta shpejtonin.Madje në vitin 2013 ai kishte udhëtuar drejt Nju Jork-ut dhe kishte shkuar tek zyra avokatore amerikane.Sërish vetëm premtime dhe asgjë tjetër.Avokatët amerikan i thanë se së shpejti do të niste gjyqi dhe ajo do të fitonte. U kthye i mërzitur në Evropë. Ishte tepër e vështirë që të gjente një avokat në distancë, por ndërsa hulumtonte në internet kishte lexuar në një gazetë shqiptare histori për çështje ligjore të shqiptarëve të Amerikës, të fituara nga avokati Ylber Dauti. Ai më citon dhe titullin e shkrimit: “Ylber Dauti, avokati shqiptar që diktoi ndryshimin e ligjit në shtetin e Nju Jork-ut”.
I vëllai i Eleonorës më tregon se pasi e kishte lexuar shkrimin, i telefonoi së motrës dhe i dha numrin e telefonit të avokatit, duke e këshilluar,që të lidhej me të dhe i kishte shpreh mendimin se ndoshta me avokatin shqiptar do t’ia dilnin mbanë.
Eleonora e vazhdon rrëfimin: “Me shumë emocion dhe shprese e formova numrin e telefonit të avokatit.”Ishte qershori i vitit 2014, kur ajo i telefonoi.Iu prezantua dhe i tha se kishte nevojë për ndihmën e tij për të fituar çështjen ligjore që nuk po zgjidhej prej vitesh nga një zyrë avokatore amerikane.I ka treguar zvarritjet e gjata dhe mosinteresimin.Avokati e ka ftuar të shkojë në zyrën e tij në një kohë të përshtatshme, por ajo i është përgjigjë se nuk mundet të dalë jashtë, madje se e kishte të vështirë të lëvizë brenda shtëpisë.I kishte treguar avokatit se vuante nga skleroza, sëmundje me të cilën ishte diagnostikuar para se t’i ndodhte aksidenti. I ka treguar se ishet fare e vetme dhe nuk kishte kush ta ndihmonte. Ndjehej e humbur në vetminë, mjerimin dhe me sëmundjen.I tregoi se nuk ishte në gjendje as të kujdesej për veten e saj. Avokati Dauti, i prekur nga historia e saj, mori vendimin për të shkuar dhe ta takuar Eleanoren tek banesa e saj.I ka kërkuar adresën dhe ka marrë rrugën drejt shtëpisë së saj në Lagjen Astoria të Queens-it.Kur ka shkuar i ka rënë ziles dhe ka pritë gjatë.Në fakt më parë ajo e ka paralajmëruar se mund të vonohej në hapjen e derës nga që ka vështirësi.Pritja ka qenë e gjatë.Heshtja shtoi shqetësimin.Avokati i ka rënë telefonit të saj.Por sërish asgjë.Ç’ka ndodhë? Karroca është përmbysur dhe e ka zënë poshtë Eleonorën.Avokati sërish i bie telefonit. Ajo arrin që ta zgjasë me mundim telefonin dhe i thotë se nuk ka mundësi ta hapë derën nga që është rrëzuar, por e udhëzon t’u bjerë zileve të fqinjëve që t’i hapin derën kryesore.Ai u ka rënë me radhë shumë zileve derisa dikush e ka hapë.Kur është hapur dera, avokati është befasuar nga pamja sureale që i është shfaqë parasysh.Me shumë mundim e ka kthyer në dhomë. Avokati ka tentuar që të thërrasë ndihmën e shpejtë të sillnin ambulancën, por ajo e ka ndaluar, duke i thënë se kjo i ndodhte shpesh për shkak të sklerozës.Vetëm duke parë gjendjen e saj, pa e njohur në detaje çështjen gjyqsore, avokati i kishte dhënë fjalën se si shqiptar do ta mbronte me përkushtim në çështjen ligjore. E dëgjoi me vëmendje historinë e saj prekse, pa asnë njeri që ta ndihmonte, pa qenë e zonja t’i shërbente vetes, pasojat e aksidentit dhe të sëmunjdes, e kishin zhytë në depresion.
Avokati tronditet nga rrëfimet e saj, kur i tregoi se kishte raste kur rrëzohej në banjë dhe s’kishte kush ta ngrinte,aty kishte mbetë pa ndihmë, e rrëzuar për orë të tëra, i kishte telefonuar policisë,- kanë ardhë e kanë shkatërruar derën për t’i dhënë ndihmë,- kishte raste që mbetej e pa ushqyer, se nuk mund të lëvizte jashtë apartamentit, madje dhe brenda kishte vështirësi. Edhe pse nuk ishte i qartë dhe i mirëinformuar për rrethanat e aksidentit të saj,edhe pse nuk ishte i sigurët nëse do t’ia dilte mbanë një rasti të tillë që dukej kompleks, i paqarte dhe si i zhytur në mjegull, pas atij rrëfimi tronditës, avokati ndjeu dhimbje për situatën e saj të mjerushme, dhe vendosi ta merrte në mbrojtje dhe të ndiqte me përparësi rastin e saj. Vendimi i parë që mori ishte gjetja e një shërbyeseje që të kujdesej për Eleonoren dhe të përmirësonte kushtet çnjerëzore ku ajo jetonte. E mori dosjen e saj nga avokatët amerikanë, ku qëndronte prej 5 vitesh.Bisedoi me avokatët e palës kundërshtare dhe mësoi se ata u kishin bërë një ofertë prej rreth pak qindra mijë dollarësh avokatëve të mëparshëm, por në fakt Eleonora kurrë nuk kishte pasë informacion për këtë ofertë. Avokatët nuk ia kishin përmendë kurrë.
Avokati, studioi dosjen në detaje dhe ndërtoi strategjinë e gjyqit.Natyrisht çështja ishte tepër e komplikuar. Nuk kishet dëshmitarë okularë për aksidentin.Ishte vetëm fjala e të aksidentuarës, përkundër fjalës së shoferit të autobuzit, i cili pretendonte se e aksidentuara ishte rrëzuar nga trotuari dhe kishte rënë para autobuzit. Nga ana tjetër e aksidentuara – për shkak të gjendjes shëndetesore – nuk mbante mend detajet e aksidentit, kështu që avokati e kishte të vështirë të provonte përmes dëshmisë së klientes së tij se shoferi nuk po tregonte të vërtetën, edhe pse vetë z. Dauti krijoi bindjen se shoferi po gënjente.Përsa i përket dëmit të shkaktuar çështja komplikohej më shumë sepse që para aksidentit klientja vuante nga sëmundja e sklerozës multiple(të shpërndarë), një sëmundje e tmerrshme e sistemit nervor, që mund të shkaktojë paralizë, dëmtime të memories, dëmtime të aftësisë për të komunikuar, për të shikuar etj. Në rastin e të aksidentuarës dëmtimet ishin shkaktuar në kokë, ç’ka e detyroi atë që të qëndronte pesë ditë në spital. Për fatin e saj të mirë nuk kishte pësuar fraktura, kështu që nuk ishte nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, pasi ënjtjet e trurit ishin larguar nga mjekimi në spital.Pala tjetër, jo vetëm insistonte, se aksidenti nuk ishte shkaktuar nga shoferi i autobuzit, por pretendonin se të gjitha simptomat prezente tek e aksidentuara ishin nga skleroza multiple dhe jo nga dëmtimet e aksidentit.Avokatët e mëparshëm kishin zgjedhë një strategji të thjeshtë dhe aspak bindse pasi pretendonin se të gjitha simptomat prezente ishin pasojë e aksidentit dhe asgjë nuk ishte e lidhur me sklerozën multiple. Për avokatin Dauti kjo ishet një strategji e papërgjegjshme pasi çdo gjykatës dhe çdo anëtar Jurie mund të futet në internet dhe me një hulumtim rreth sklerozës multiple do të mjaftonin 2 minuta për të mësuar se skleroza multiple është një sëmundje e tmerrshme e sistemit nervor e cila mund të shkaktojë shumë prej simptomave që klientja e aksidentuar i vuante aktualisht. Ne fakt pala kundërshtare do të sillte në gjyq një ekspert neurolog nga më të mirët në Amerikë për trajtimin e sklerozës i cili do të dëshmonte në gjyq se që të gjitha simptomat nga të cilat Eleonora vuante, vinin si shkak i sklerozës multiple dhe jo nga aksidenti. Kjo ishte një strategji disi ëndërrimtare dhe e përgatitur në mënyër naive nga avokatët e mëparshëm pasi faktet dhe evidenca nuk perputheshin me një strategji të tillë.
Avokati Ylber Dauti e ndryshoi komplet strategjinë e mbrojtjes.Ai konstatoi se avokatët e klientes së tij kishin bërë gabime strategjike në çështje. Nuk kishin marrë ekspertët e duhur për ta prezantuar çështjen para Jurisë dhe Gjykatësit. Ai përzgjodhi një eksperte, ixhjiniere biomekanik (eksperte me edukim mjeksor dhe inxhinierik,që bëjnë studime e analiza për të përcaktuar mënyrën e ndodhjes së aksidentit, nëpërmjet studimeve inxhjinerike të vendodhjes së aksidentit dhe analizës mjekesore të dëmtimeve trupore) për të provuar se natyra e dëmtimeve fizike ishte e tillë që vërtetonte se versioni i shoferit për mënyrën se si kishte ndodhë aksidenti, ishte i pabesueshëm. Avokati mori gjithashtu ekonomiste dhe mjeke nga më të mirët në Nju Jork dhe e bazoi strategjinë e çështjes mbi një fakt të pamohueshëm se : Vërtetë , shumë nga simptomat e klientes së tij ishin si rezultat i skelrozës multiple, por pretendimi i avokatit Dauti ishte se dëmtimet e aksidentit i kishin shkaktuar stres të madh të aksidentuarës dhe se ky stres kishte çuar në përshpejtimin e përkeqësimeve e simptomave të sklerozës multiple.
Avokati Ylber Dauti i kërkoi gjykates të përshpejtonin datën e gjyqit pasi klientja jetonte në kushte çnjerëzore dhe se po vazhdonte të merrte para hua për të përballuar jetën.Avokati Dauti punësoi një kameraman që të filmonte një ditë tipike nga jeta e mjerueshme e klientes së tij, me qëllim që Juria të shihte vetë se në çfarë rrethanash ishte katandisë e aksidentuara.
Dhe çfarë ndodhi?
Pas shkëmbimit të dokumenteve ligjore, me strategjinë e re të mbrojtjes së çështjes, pas raporteve të ekspertëve dhe regjistrimeve filmike, pala tjetër, në prag të gjyqit ofroi një dëmshpërblim rreth tre herë më të madh se çfarë u kishte afruar avokatëve të mëparshëm amerikanë.Avokati shqiptar tashmë kishte siguruar epërsinë, i tha klientes që të mos e pranonte.Gjatë procesit të zgjedhjes së Jurisë pala tjetër e rriti ofertën dhe ofroi një shumë prej rreth pesë herë më të madhe, por përsëri avokati Dauti tha”JO”. Gjatë seancës gjyqsore, kur pala tjetër afroi një shumë rreth dhjetëfish më të madhe, avokati bisedoi me klienten e tij dhe vëllanë e saj në Evropë, dhe e pranuan ofertën disa million dollarëshe, duke e fituar çështjen brenda nje viti,ndërkohë që avokatët e mëparshëm për 5 vite kishin arritur te siguronin vetëm një ofertë shumë herë më të vogël.
Kur e pyes avokatin se si ndjehet pas kësaj beteje të vështirë ligjore, ai shprehet:”Mbyllja e kësaj çështjeje më ka hequr një barrë nga më të rëndat profesionale në karrierën time. Kam vuajtë shpirtërisht.Më ka bërë të vuaj gjendja e saj e mjerushme. Kisha frikë ta imagjinoja jetën dhe të ardhmen e saj në rast se çështja do të humbte apo do të shtyhej nëpër apele gjyqsore për 5-6 vite të tjerë. Ajo jetonte në kushte jo njerëzore, me para borxh, që i huazonet me shpresë se çështja do të mbyllej shpejt e me sukses dhe ajo do të shlyente borxhlinjët. Tani jam i qetë dhe i gëzuar pasi bashkëkombsja ime mund të ndërtojë një jetë normale në kushtet e sëmundjes së saj duke punësuar një shërbyse dhe duke marrë mjekimet e nevojshme për lehtësimin e simptomave të sklerozës, pse jo do Zoti dhe ajo mund edhe të shërohet nga sëmundja pasi shkenca dhe mjekësia po zbulojnë mrekullira çdo dite …..Vërtetë ndjehem i gëzuar për këtë betejë të fituar.” Ndërsa Eleonora me sy të përlotur shton: “Për shkak të shkrimeve tuaja, arritëm ta gjejmë Ylber Dautin – i cili, si avokat i zoti, jo vetëm ma fitoi brenda një viti çështjen që po zvarritej për 5 vjet nga avokatët amerikanë – por ai më doli si vëlla pasi u kujdes për mua jo vetëm si kliente por sikur të isha motra e tij…dhe unë kurrë nuk do të harroj.”
***
PS: Bashkëbisedusja kërkoi që në fillim të vendosnim një pakt; të mos e publikoja emrin dhe mbiemrin e saj të plotë për shkak të sensitiviteteve të çështjes gjyqsore, ndjeshmërisë së situatës së saj shëndetësore dhe marrdhënieve të saj me të tjerë.
Komentet