DEPUTET TË OPOZITËS NQS U KA NGEL NDËRGJEGJE KOMBËTARE I THONI “JO “ PAZARVE TË ENKELEJD ALIBEUT E TË TAULANT BALLËS
SHOQËRIA CIVILE & UNIONI I TË BURGOSURVE DHE TË PËRNDJEKURVE POLITIKË
APELOJNË:
Nr___/Prot. Tiranë ___/____/ 2022
Drejtuar: Të gjith Deputetëve të Opozitës shqiptare në Kuvendin e Shqipërisë
Tiranë
Të nderuar Deputet!
Shoqëria Civile & Unioni i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë,Ju shprehin kërkesën tonë të ligjshme për aprovimin nga Parlamenti dhe votimin e kapaciteteve të Përndjekurve Politikë në institucjonet Kushtetuese të Shqipërisë.
Ne të Përndjekurit Politikë dhe shoqëria Civile mbas 31 vitesh kemi paraqitur kanditaturën tonë, për Avokat Populli, të një personalitet të shquar në fushën e mbrotjes të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Dr. Besim Ndregjoni shtetas shqiptar me një veprimtari të shquar kombëtare në fushën e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe Ligjit, në trajtimin e integrimin e shtresës antikomuniste të Përndjekurve Politikë shqiptar.
Zoti Ndregjoni i përket atij brezi të vuajtur të Shqipërisë së diktaturës së proletariatit, ku vlerat e njeriut ishin të papërfillshme dhe ku kunstitutohej nga Kushtetuta diktatoriale: Diktatura e pakicës mbi shumicën. Zoti Ndregjoni vjen nga një familje fisnike shqiptare e cila ka përballuar tre diktatura në Shqipëri, diktaturën fashiste, me 7 prill 1939 babai i tij Imer Ndregjoni luftoi kundra pushtuesit fashist, në vitin 1944 u përndoq nga nazizmi se shpëtoi një familje hebrejsh të Emunael Rubenit prej 7 vetash duke treguar humanizmin shqiptar, si luftëtar nacionalist u shqua për qendresën ndaj diktaturës komuniste, ku diktatura e denoi me 17 vite burg politike, si bashkëpuntor i anglo-amerikanve.
Diktatura komuniste i pushkatoi tre pjestare të familjes në moshën 18 vjeçare nipin Xhevitin, xhajën Xhetanin në moshën 24 vjeçare, dhe në moshën 75 vjeçar gjyshi Llani vritet në përpjekeje me forcat e Kriminelit Shefqet Peçi.
Nga torturat çnjerzore në hetusi, vdiqën në tortura dy pjestare të familjes, kushririn Halilin, dhe daja i babës Lam Bici., I denoi me 7 vite burg politike dajën e tij Bajram Totrakun.
Nga torturat çnjerzore në hetusi në vitin 1981 humb vetdijen, burri i hallës Destan Manuka të cilin e dërguan në spitalin spikiatrik në Elbasan. Ky është bilanci tragjik që kjo familje pësoi nga diktatura komuniste.
Zoti Ndregjoni i mbijetoi diktaturës dhe pse ajo e kishte etikuar armik të regjimit, duke i mohuar të Drejtat dhe Liritë në të gjitha fushat e jetës, falë vullnetit dhe kurajos së tij me një qëndres e stocizëm të admirushëm.
Ka organizuar tre konventa kombëtare për denimin e krimeve të komunizmit, dhe është inisiatori dhe kontribues në realizimin e Rezolutës për denimin e krimeve të komunzimit në bazë të Rezolutës së A.P.K. Europës në vitin 2006, në Parlamentin shqiptar.
Misionar i ngritjes “Parcelës Kombëtare të Kujtesës. në Tiranë, kushtuar mbi 6000 burrave dhe grave që i ka pushkatuar diktatura duke ju ka zhdukur kufomat, dhe ata sot nuk kan një varr. Ku ka marrë mbështetjen e personalitetve shqiptare si të Kardinalit shqiptar Ernest Troshani, Deputetes të Parlamentit europjan Arba Kokalari, shkrimtarit të shquar Ismail Kadaresë, ikonës , shkrimtarit ish i burgosuri politikë studjusit Prof. Sami Repishtit, shkrimtares së shquar fituese e disa çmimeve ndërkombëtare Luljeta Lleshanaku, si dhe Tre drejtues të komuniteteve fetare në vendin tonë atij Katolik, Musliman, Ortodoks, dhe Bektashinj, si dhe qindrave intelektualve të fushave të ndryshme, të artit e kulturës.
Zotrinj Deputet!
Kemi tre dekada që në institucjonet Kushtetuese nuk lejohen dhe promovohen kapacitetet antikomuniste që vijnë nga shtresa e të përndjekurve politikë.
Gjatë 30 viteve janë promovuar dhe kan drejtuar këta institucjone individë që i kan shërbyer diktaturës, ose kan lidhje politike me regjimin e diktatorit Enver Hoxha, dhe të votuar nga PD&PS. Sot fatkeqësisht të gjitha institucjonet kushtetuese drejtohen nga të priviligjumit e diktaturës. Kërkojmë, dhe presim mbështetjen dhe ndihmen tuaj morale politike dhe njerzore , për kanditaturën tone. Dhe kjo falë votes tuaj 30 vjeçare që keni mbështet të priviligjuemit e diktaturës.
Igjn. Ardian Vasil Kati ish i Internuar Politikë prej 15 vitesh me babanë në Burg Politikë prej 17 vitesh si Përfaqësues i Shoqërisë Civile ju apelon juve Zotrinj e Zonja Deputetë, si Z/Kryetar i Kuvendit : Mbështetni dhe votoni kanditaturën e personalitetit, me përmasa kombëtare , Aktivistit të shquara të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, pinjollin e një familje fisnike që përballoi tre diktatura, dhe ka drejtuar institucjone të rëndësishme si Shef Kabineti në Komitetin Kombëtar të Përndjekurve Politikë 1992-1994. Ka drejtuar Institutin e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë 1998- 2003 si Drejtor i Institutit. Ku u shqua për ndershmërinë dhe profesionalizmin e lartë në drejtim të tyre.
Demir Pojani ish i Burgosur Politikë për 25 vitesh, në emër të Burgosurve Politikë dhe si pjesmarrës i revoltës së Spaçit ju bën thirrje Zotrinj Deputet, Shembjani këtë mur politik tridhjetveçar që është ndërtuar me heshtje ndaj të përndjekurve politike se i sherbeni paqes dhe jo urretjes. Mbështetni kanditaturën e të Përndjekurit Politikë i cili ka kontribute të çmuara në mbrotje të kësaj shtrese. Që ky institucjon që mbron të Drejtat dhe Liritë e Njeriut mos të drejtohet nga ushtar të politikës, por të ketë drejtues një personalitet nga klasa e të Përndjekurve Politike që ka senbilizimi moral dhe i mbron me fanatizëm këto të drejta , se i ka provuar në familjen e tij të gjitha llojet e krimit komunist dhe dhunimin e të Drejtave dhe Lirive.
Votoni përfaqësuesin e të mbijetuarve të diktaturës Zotin Besim Ndregjoni
.Lavdie Nela ish e Burgosure Politike , bashkëshorte e poetit të varur në litar martiri Havzi Nela apelon: Zonja Deputet, në emër të grave ish të Burgosura Politike, dhe të mbetur pa fëmi, mbroni dhe votoni kanditaturën që mbështetet nga Shoqëria Civile dhe të gjithë të Përndjekurit Politikë, Dr.Besim Ndregjonin i cili ka një kontribut në vlersimin e figurave të Përndjekurve Politikë , falë kontributit të tij Havzi Nela u nderu Nderi i Kombit, e përjetsohet vepra e tijë atdhetare. Si dhe qindra Intelektual që janë pushkatuar e sot nuk kan një varr.
Fatbardha Mulleti -Saraçi e Internuar politike në Kampin e Tepelenës për 30 vite , studjuese e krimeve të Komunizmit ju apelon: Zonja Deputete, ke shansin dhe privilegjin të kontribojshë që në drejtimin e Avokatit të Popullit të zgjidhet Aktivisti i shquar, një kontribues i palodhur në publiçistikën e krimeve të komunizmit. Të përndjekur politikë që kan statuse janë me mijëra, por me kontribute ndaj të Përndjekurve Politikë si Besim Ndregjoni nuk ka. Prandaj në emër të nënave dhe motrave që u dergjen kampeve të internimit ju apeloi votoni Kanditaturën tonë.
Adem Allçi i Burgosur Politik prej 30 vitesh në burgun e Burrelit : Zotri Deputet, thyje akullin e politikës 30 vjeçare dhe bëhu promotor i zhvillimit që mbas 30 vitesh të Përndjekurit Politikë të drejtojnë një institucjon kushtetutes. U jeni borgjlinj kësaj shtrese që gjatë 31 viteve pluralizëm PËRÇUAM PAQEN DHE JO HAKMARRJEN. I gjith komuniteti i të Përndjekurve Politikë, presin me padurim që të ktheni mbas tre dekadash në krye të institucjonit kushtetues të Avokatit Popullit përfaqësuesin tonë të mbështetur dhe nga shoqëria civile Besim Ndregjoni.
Ti demokratizojmë institucjonet , jo të i politizojmë siç ka ndodhur gjatë këtij tranzicjoni.
Zotrinj Deputet! Jeni mandatuar nga vota e të Burgosurve Politikë, e të Përndjekurve politikë, e ish pronarve, e ish nacionalistëve që u shkrinë për kombin, keni 31 vite që nuk votoni asnjë përfaqësues të tyre, thirrni ndërgjegjes tuaj kombëtare dhe votoni përfaqësuesin e këtyre familjeve që gjatë këtij tranzicjoni Stalinist njohën vetem përçmimin dhe përbuzjen.
Mos u bëni një luftë klasash të dytë me vendime politike si Partia Komuniste.
Kundërshtari politik i Zotit Ndregjoni, ish Kryeministri socialistë Pandeli Majko në Komisionin e Ligjeve në seancën degjimore me 15 korrik, ju bëri thirrje Opozitës parlamentare, mbështeteni kanditaturën e Zotit Ndregjoni që vjen nga shtresa e të Përndjekurve Politikë, se e meriton.
Ishte një thirrje njerzore e një kundërshtari, por dhe reflektim për kanditaturat që nuk i përkasin spektrit politik.
Le të shërbejë pas 31 vitesh vendimi i juaj e të gjith deputetëve që janë mandatuar falë dhe votes së elektoratit të djathtë që shumicën e përbëjnë të përndjekurit politik dhe pronarët.
Ua keni borgj të përndjekurve politikë që keni 31 vite që u merni votën , dhe votoni të përkdhelurit e diktaturës..
Le të shembet muri politikë i urretjes dhe harresës i politikës ndaj të Përndjekurve Politikë, dhe ne të Përndjekurit Politikë, të jemi qytetar me shanse të barabarta në Shqipëri.
Presim nga Ju si Deputet të Kuvendit, ti bashkoheni thirrjes tone njerzore dhe të jeni mbështetse ligjore me votë ndaj kanditaturës tonë.
Kan kaluar tre dekada dhe Ju, ju bie barra të bëheni bashkluftar me ne, të denoni marrveshjet politike që bëhen në interesa personale, narciste, partiake, klienteliste për miq dhe shokë dhe aspak institucjonale.
Mos ndiqni rrrugën e poshtrimit që ka ndjek Ish Kryetari i Juaj Lulzim Basha që dhe tani në Hije punon kundra të Përndjekurve Politik për të dërguar në postin e Avokatit të Poullit mikun e tij Ledio Braho siç dërgoi miken e tije Erinda Ballancën, para 5 vitesh, apo aktualisht miq të drejtuesve aktual në Parlament e sotëm, apo marrveshjet politike të “Përndjekurit Alibej me fatosin e Enverit Taulantin,
Mbas tridhjet viteve le të bëhet Pozita dhe Opozita mbështetse e një kanditatura antikomuniste, se nuk i shërben një individi, por ndërtimit të shtetit të së drejtës që ka 31 vite që nuk po e ndërtojmë. Eshte koha të promovoni antikomunistët në drejtim të institucjoneve dhe jo të përkdhelurit e diktaturës siç po veproni dhe tani për Avokatin e Popullit.
Së bashku me thirrjen tonë ju dorzojmë dhe Genocidin Komunistë mbi familjen Ndregjoni
Me respekt për Ju.
SHOQËRIA CIVILE
QENDRA SHQIPTARE E TRAUMËS DHE TORTURËS
DREJTOR
INGJ. Adrian KATI
UNIONI MBARKOMBËTAR INTEGRIMIT BURGOSURVE DHE TË PËRNDJEKURVE
POLITIKË TË SHQIPËRISË
Z/V. PRESIDENT
DR. Ardian ELEZI
SHOQATA MBARKOMBËTARE E TË BURGOSURVE DHE TË DENUARVE POLITIK SHQIPTAR ME QENDËR SHKODËR.
KRYETARI
Zenel DRANGU
SHOQATA KOMBËTARE E TË DENUARVE POLITIKË TË SHQIPËRISË
Ylli KOMTI
Ish i burgosur politik, Piktor
Kryetar i Shoqatës e të Denuarve Politik të Shqipërisë
SHOQATA KOMBËTARE E KULAKËVE TË SHQIPËRISË
Hajri ELEZI
Kryetar i Shoqatës Kombëtare e Kulakëve të Shqipërisë
SHOQATA KOMBËTARE ANTIKOMUNISTE “OSMAN KAZAZI” TIRANË.
KRYETARI
Ali NEKO
SHOQATA ANTIKOMUNISTE ATDHETARE POLITIKE “ 13 DHJETORI”SHKODËR.
KRYETARI
Luigj CURRI
QARKU TIRANË
Shpëtim STËRMASI
Ish i burgosur Politik prej 23 vitesh
Kryetar i Shoqatës të Burgosurve dhe të Përndjekurve politikë të Qarkut Tiranë
Fatbardha MULLETI
Ish e Internuar Politike
Studjues e Krimeve të Komunizmit
Lavdie NELA
Ish e burgosur politike bashkëshortja e Poetit Havzi NELA varun në litar.
Kryetare e org. grave të Perndjekurva Politike.
.
QARKU KORÇË
Ermando AGOLLI
Gjyshi dhe xhaja të pushkatuar dhe zhdukur eshtrat
Kryetar i Shoqatës të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë Korçë
QARKU ELBASAN
Demir POJANI
Ish i Burgosur Politikë prej 27 vite
Pjesmarrës dhe Organizator i revoltës së Spaçit
Kryetar i Shoqatës të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Elbasanit.
QARKU BERAT
Babain të vdekur në burg politikë
KRYETARI
Bert POQI
SHOQATA MBARKOMBËTARE E TË BURGOSURVE DHE TË PËRNDJEKURVE
POLITIKË TË SHQIPËRISË
Adem ALLÇI
Ish i Burgosur Politikë prej 30 vitesh
Kryetar i Shoqatës Mbarkombëtare të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë.

Komentet