VOAL – Aeroplani me energji diellore filloi tentimin e tij të dytë për të thyer rekordin e fluturimit përmes Oqeanit Paqësor.
Aeroplani Solar Impulse 2, fluturoir nga Japonia qendrore sot dhe u nis drejt Hawait, e cila është pjesa më sfiduese e fluturimit, në të cilin do të përdoret vetëm energjia diellore.
Udhëtimi për në Hawai është 7,900 kilometra dhe pritet që të përfundojë pas pesë ditësh.
Tentimi i parë për të udhëtuar përmes Oqeanit Paqësor dështoi pas ndryshimeve të motit, të cilat detyruan që aeroplani të ateronte.
Nëse ky fluturim, i përbërë nga ekuipazhi zviceran arrin të përfundojë me sukses, atëherë do të thyejë rekordin e kohëzgjatjes së të gjatë të fluturimit solo si dhe rekordin e fluturimit më të gjatë të një aeroplani, të furnizuar vetëm me energji nga dielli. rel
Komentet