Një avion i “Turkish Airlines” që ishte nisur nga Nju Jorku në SHBA, devijoi fluturimin dhe u ul në Kanada pas një kërcënimi për bombë, thonë zyrtarët kanadezë.
Aeroplani turk me 256 persona në bord u ul në mënyrë të sigurt në aeroportin ndërkombëtar të Halifax në Kanadanë lindore. Policia dhe autoritetet kanadeze nisën menjëherë hetimin pas kërcënimit për bombë, por nuk japin asnjë detaj, thotë agjencia e lajmeve “Associated Press’. Ky incident vjen një javë pas sulmeve terroriste në Paris dhe pas kërcënimeve të shumta me të cilat po përballen shtetet e Evropës gjatë këtyre ditëve.
Komentet