Një avion i vogël me 1 helikë është kapur nga radarët e ushtrisë italiane gjatë mëngjesit të djeshëm, pasi ishte duke ardhur nga Shqipëri për në drejtim të Barit.
Kjo ka bërë që ushtria italiane të ngrejë në fluturim dy avionë Eurofighter, të cilët kanë arritur avionin e vogël dhe e kanë shoqëruar deri jashtë hapësirës ajrore të tyre.
Media italiane shkruan se avioni ishte nisur nga Shqipëria. Ngjarja ka ndodhur të dielën, por nuk ka shumë informacione shkruan Bari Today. Pasi është nxjerrë nga hapësira italiane, avioni i vogël ka humbur gjurmët.
Dyshimet janë se avioni përdorej për trafik lëndësh narkotike.
Komentet