SHIRITI ME PIKA
Një mëngjes, kur hapa sytë, vura re se Sherlok Holmesi ishte veshur dhe po rrinte në këmbë pranë shtratit tim, megjithëse zakonisht ai çohej më vonë se unë. Ora ishte 7.15. U befasova kur e pashë.
⦁ Më falni që po ju zgjoj kaq herët, Uatson! – më tha.
⦁ Por. zonja Hadsën, pronarja e shtëpisë, erdhi e më njoftoi se një zonjushe shumë e tronditur ngul këmbë të takohet me mua. Ndodhet në dhomën e pritjes. Kur në orët e para të mëngjesit një zonjushe i ngre njerëzit nga shtrati, kemi të bëjmë me diçka të ngutshme, apo jo? Mund të jetë një çështje me rëndësi. A do t’ju pëlqente të ishit i pranishëm edhe ju, qysh në fillim të bisedës?
⦁ Mik i dashur, nuk dua ta humbas këtë rast aspak! – iu përgjigja. U vesha me nxitim dhe eca pas Holmesit, drejt dhomës së pritjes. Një grua e veshur në të zeza e me vel mbi fytyrë ishte ulur pranë dritares. Sapo na pa, u ngrit në këmbë.
⦁ Mirëmëngjes! – i foli Holmesi gazmor. – Më quajnë Sherlok. Ky është miku dhe bashkëpunëtori im, Dr. Uotson. Mund të flisni lirshëm para tij, si të isha i vetëm këtu! Ju lutem, uluni pranë zjarrit! Po shoh se paskeni të dridhura!
⦁ S’i kam nga të ftohtit të dridhurat, – tha zonjusha, pasi u afrua te zjarri, – por nga frika, zoti Holmes, nga tmerri.
Ndërsa fliste, velin e mbante të ngritur. Ishte e zbehtë dhe e hequr, me sytë të shqetësuar e të trembur. Dukej e re, por flokët e saj kishin marrë disa ngjyrime gri. Sherlok Holmesi i hodhi një vështrim të shpejtë dhe hetues.
⦁ S’keni pse të keni frikë aspak! – i tha me mirësjellje.
⦁ Do të fillojmë pa vonesë për të gjetur zgjidhjen e probiemit tuaj. Me sa shoh, keni ardhur me tren.
⦁ Më paskeni pare!? – pyeti ajo e befasuar.
⦁ Jo, por po shoh gjysmën tjetër të biletës suaj të kthimit në palën e dorashkës së majtë. Pra, qenkeni nisur shumë herët për tek unë! Para se të arrinit në stacionin e trenit, keni udhëtuar me kaloshin nëpër rrugën e fshatit.
Ajo e shikoi me ngulm, paksa e trembur e si me nderim.
⦁ Nuk është diçka misterioze, e nderuar zonjushe! – tha Sherloku, duke buzëqeshur. – Mënga e majtë e xhaketës suaj është spërkatur me baltë në shtatë vende. Karroca e vogël e ka ngritur përpjetë baltën e rrugës, kur ju rrinit ulur përbri karrocierit, ndaj dhe njollat janë të freskëta.
⦁ Keni të drejtë! – Dola nga shtëpia para orës gjashtë të mëngjesit. Për njëzetë minuta mbërrita në stacionin Letherhed. Atje mora trenin e parë për në Londër. Nga mikesha ime, zonja Ferintosh, kam dëgjuar fjalët më të mira për ju. Më tha se, kur ju lut juve ta ndihmonit, ishit treguar i gatshëm. A mund të bëni të njëjtën gjë edhe për mua? Nuk jam në gjendje t’ju shpërblej tani, por pas një muaji, me rastin e martesës. Vetëm atëherë më takon të marrë si trashëgim paratë e nënës sime.
⦁ Madam, do të isha i lumtur ta zgjidhja çështjen tuaj, ashtu siç bëra me zonjën Ferintosh! – tha Holmesi. – Kurse shpërblimi, si çëshje thjesht interesi, e ka radhën në një kohë tjetër. Pra, ju mund të paguani si t’ju vijë për mbarë dhe kur të dëshironi. Tani, ju lutem, më tregoni qjithçka rreth asaj që ju shqetëson!
⦁ Më quajnë Helena Stoner! – tha vizitorja. – Banoj me njerkun tim, i cili është i mbijetuari i familjes Roilot, njërës prej më të pasurave të Anglisë, në Stoke Moran. Ndoshta keni dëgjuar për të.
Holmesi pohoi me kokë:
⦁ Emrin e tij e kam të dëgjuar prej kohësh.
⦁ Ju kuptova! – Ajo u mbush me frymë dhe vazhdoi:
⦁ Disa nga Roilotsit e kohëve të fundit qëlluan plangprishës. Ata lanë në bixhoz shumicën e pasurive të tundshme e të patundshme. Kështu, mbetën pak akra tokë dhe një shtëpi e madhe 200-vjeçare. Njerkut tim kjo pasuri nuk i shërbeu aq shumë, ndaj mori para hua dhe hyri në shkollë për t’u bërë mjek. Pastaj iku në Indi. Atje pati nga puna disa fitime. Ai gjithmonë ka qenë me karakter të ashpër. Në një çast zemërimi goditi për vdekje shërbëtorin e vet. Ky ishte një skandal i rëndë. Për atë shkak e dënuan me burgim të gjatë. Kur doli nga burgu, u kthye në Angli me huqet e një njeriu të vrazhdë.
Në kohën kur ishte në Indi, qe njohur me nënën time, vejushe e gjeneral-majorit Stoner. Pas pak kohësh, vendosën të martoheshin. Xhulia, motra ime binjake, dhe unë, atëherë ishim nga dy vjeç. Nëna zotëronte një pasuri të mirë prej 1000 stërlinash në vit. Këto ia la në ruajtje Dr. Roilotsit. Një pjesë e tyre u paracaktua për martesën time dhe të motrës, kur të rriteshim. Tetë vjet më parë, pasi kishim mbërritur në Angli, nëna u vra në një aksident hekurudhor. Dr. Roiloti na mori në shtëpinë e vet në Stok Moran. Të ardhurat e nënës na mjaftonin për të jetuar
për bukuri. Njerku ynë, në vend që të lidhej me njerëz të mirë në atë qytezë, qëndronte si i ngujuar në shtëpi. Dhe, kur dilte jashtë më të rrallë, grindej kot së koti me cilindo, që ndeshte udhës. Ndaj, banorët, me ta parë tek vinte drejt tyre, i shmangeshin takimit me të. Të vetmit miq të tij ishin ciganët e një fisi endacak me çadrat në tokën e vet. Në atë kohë ai shpenzonte mjaft për kafshët e egra, që pati sjellë nga India. Një panterë dhe një majmun i la të lirë të endeshin poshtë e lartë, duke tmerruar tërë qytezën. Xhulia dhe unë s’kishim miq. Në gjendjen që ndodheshim, askush s’mund të vinte për vizitë tek ne. Vetëm pak shërbyesë guxuan të punonin aty. Kështu që, na u desh të merreshim vetë me punët e shtëpisë. Xhulia ishte tridhjetë vjeç, kur vdiq. Flokët e saj kishin filluar të thinjeshin, si edhe të mitë.
⦁ Motra juaj ka vdekur? – e pyeti Sherlok Holmesi.
⦁ Po! – tha zonjusha Stoner. – Ajo vdiq, papritur, dy vjet më parë. Prandaj, unë kam ardhur te ju, zoti Holmes, sepse dyshoj që i njëjti fat po më pret edhe mua.
Holmesit iu vrenjt balli.
⦁ Vazhdoni, ju lutem! – ia ktheu.
⦁ Kënaqësia e vetme, që patëm ne të dyja, ndodhi kur na u dha mundësia të vizitonim tezen tonë, zonjën Honoria Uestfail. Gjatë kohës që ndenjëm te tezja, Xhulia u njoh me një marinar, me të cilin u fejua. Njerku ynë nuk u shpreh kundër asaj lidhjeje, por dy javë përpara dasmës, diçka e tmerrshme ia mori jetën motrës sime të dashur.
Holmesi, teksa e dëgjonte zonjushën, qëndronte mbështetur në karriken e vet me sytë mbyllur. Pastaj ai i çeli përgjysmë ata dhe e vështroi atë drejt.
⦁ Më flisni për të gjitha hollësitë që dini! – i tha
⦁ Shtëpia jonë përbëhet nga tri ndërtesa dykatëshe, njëra në qendër e dy të tjerat përbri. Ne të dyja jetonim në atë të krahut të djathtë. Dhomat e ndenjtjes ndodhen në ndërtesën qëndrore, kurse ato të fjetjes janë në anën tonë, të gjitha në katin e parë. Njëra dhomë është e Dr. Roilotit, e dyta ishte e Xhulias, e treta është imja. Ndërmjet tyre nuk ka dyer, të tria dalin në të njëjtin korridor. Dritaret janë me pamje nga lëndina e blertë. Nuk di në u shpjegova qartë.
⦁ Në mënyrë të përkryer! – iu përgjigj Holmesi.
⦁ Atë natë fatale unë e Xhulia po rrinim në dhomën e saj. Ndërkohë, Dr. Roilot hyri te dhoma e vet më shpejt se herët e tjera. E morëm me mend se ai nuk ra në shtrat, sepse ndihej duhma e duhanit indian, që dilte nga çibuku i tij. Motra më vonë erdhi e shqetësuar tek unë, për të biseduar rreth dasmës. Aty nga ora njëmbëdhjetë, tek po largohej, ndaloi për disa çaste pranë derës.
“ Helen, – më tha, – a ke dëgjuar ndonjëherë në mes të natës një fërshëllimë të lehtë? „
“ Jo! Po pse më pyet? „
“ Se para disa netësh, rreth orës tre të mëngjesit, ishte pikërisht fërshëllima, që më zgjoi nga gjumi. Nuk e mora vesh nga ç’anë vinte. „
“ Ndoshta nga livadhi, ku ndodhen çadrat e ciganëve.,,
Kështu mendoj edhe unë, se nuk është ndonjë gjë
me rëndësi. Nejse! Natën e mirë! „
Ajo më buzëqeshi dhe doli në korridor. Pas disa çastesh, dëgjova tek e mbylli derën me çelës.
⦁ Pra, ju dhe motra i mbyllnit dyert me çelës nga brenda? – e pyeti Holmesi.
⦁ Gjithmonë! Sepse qemë të tmerruara nga pantera dhe majmuni.
⦁ Ashtu, vërtet! Vazhdoni, ju lutem!
⦁ Era frynte me forcë, shiu përplasej në dritare. Nuk munda të flija e as ta mposhtja një parandjenjë të keqe. Befas dëgjova një klithmë. Ishte zëri i motrës sime! U sula në korridor. Në atë çast u ndje një fërshëllimë e lehtë. Më pas – një tingull, sikur rrëzohej diçka metalike. Kur arrita në derën e Xhulias, u dëgjua rrotullimi i çelësit në bravë dhe dera u hap. Në prag u shfaq krejt e zbehtë ime motër. Dridhej e tmerruar. Zgjata krahët drejt saj, por ajo ra për tokë, duke fërgëlluar nga dhimbje të llahtarshme. Kur u përkula mbi të, psherëtiu:
“ O Zot! Helenë! Ishte shiriti! Shiriti me pika! „ – më tha dhe bëri shenjë në drejtim të dhomës së doktorit. Vrapova menjëherë për atje, por e ndesha njerkun në korridor, duke nxituar për tek ne. Në kohën kur arriti, Xhulia dergjej pa ndjenja. Ai u përpoq ta sillte në vete, por s’mundi, Ajo i vdiq në duar.
⦁ A jeni e sigurt për fërshëllimën dhe tingullin metalik?
⦁ Po, – iu përgjigj zonjusha Stoner, – shumë e sigurt.
⦁ A ishte e veshur motra?
⦁ Jo, qe me këmishë nate. Në dorën e djathtë mbante
një shkrepëse të shuar, në të majtën kutinë e shkrepëses.
⦁ Si duket, ka ndezur shkrepësen, për të parë! – tha Holmesi. – Kjo ka shumë rëndësi. A bëri hetime policia më pas?
⦁ Po, shumë, meqenëse Dr. Roilot njihet si njeri i dhunshëm. Por, nuk mundi të gjente shkakun e vdekjes. Dera e Xhulias ishte kyçur nga brenda, kurse dritaret, si gjithmonë, qenë të mbyllura gjithë natën me grila hekuri. Edhe oxhaku i dhomës është i pakalueshëm. Muret përqark janë të fortë. Dyshemeja – gjithashtu. Në trupin e motrës nuk u gjetën gjurma, apo shenja dhune.
⦁ Po për helmim dyshoi kush?
⦁ Mjekët që bënë ekzaminimin, nuk zbuluan asgjë.
⦁ Poju si mendoni, nga se të ketë vdekur motrajuaj?
⦁ Thjesht nga ndonjë frikë e brendshme. Do të ketë qenë në gjendje të rëndë nervore! – tha zonjusha Stoner.
⦁ Nuk di të them se ç’gjë e bënte të frikësohej.
⦁ Ç’ keni parasysh me fjalët “shiriti me pika”, për të cilin ju foli Xhulia?
⦁ Më vjen ndër mend, tek dridhej e tmerruar, kur m’i tha ato fjalë. Të atillë shiriti mbajnë rreth kokës disa ciganë. Kaq di t’ju them.
Holmesi tundi kokën i pakënaqur.
⦁ Kjo që më treguat ka ngjarë para dy vjetësh, apo jo? Përse erdhët tek unë pikërisht tani?
⦁ Se muajin e shkuar një mik, zoti Persi Armitazh, më kërkoi dorën. Njerku im nuk shprehu asgjë kundër martesës sime me të, ashtu siç kishte bërë, kur do të martohej motra. Dasma jonë është caktuar të bëhet në pranverë. Ndaj, pardje nisën punimet për riparimin e shtëpisë. Ato kanë filluar me dhomën time. Dhe unë kam lëvizur e kam shkuar tek flinte Xhulia. Natën që shkoi u shtriva për të fjetur në shtratin e saj. Nuk më flihej, mendoja për fundin tragjik që kishte pësuar. Merreni me mend tmerrin tim në mes të natës, kur dëgjova atë fërshëllimën e lehtë! U ngrita, ndeza llampën, por s’vura re asgjë. U vesha me nxitim, dola jashtë shtëpisë dhe vrapova drejt qytezës. Mora një pajton, për të kapur trenin e parë dhe erdha drejt e këtu.
⦁ Bëtë shumë mirë! – i tha Holmesi. – S’duhej të humbisnit asnjë çast! Nëse shkojmë sot në Stoke Moran, a mund t’i shohim dhomat, pa dijeninë e njerkut tuaj?
⦁ Po! Sot ai nuk do të jetë atje, sepse, siç mora vesh, ka disa punë në qytet. Do të kthehet natën vonë.
⦁ Bukuri! Atëherë, shkoni e na prisni pas dite! Në rregull?
⦁ Oh, po! Duke biseduar me ju, besomëni se u përtëriva shpirtërisht!
Ajo uli velin mbi fytyrë dhe u largua.
IV.
⦁ Ç’mendim keni për ato që dëgjuat, Uotson? – më pyeti Holmesi.
⦁ Eshtë një vepër e mbrapshtë! – iu përgjigja. – Nëse
zonjusha na dha njoftime të sakta, se muret dhe dyshemeja janë të forta, kurse dera, dritarja dhe oxhaku të pakalueshëm, atëherë motra e saj paska qenë e vetme në atë fund tragjik!
⦁ Po për fërshëllimën dhe fjalët e çuditshme të viktimës?
⦁ S’di ç’të them! Përgjigjet mund t’i marrim, duke hyrë në hollësira, kur të vemi në Stoke Moran. Më duhet të shoh gjithçka në vend.
⦁ Prit pak! Dikush po vjen!
Në atë minutë u dëgjua një e trokitur e fortë dhe dera u hap sakaq. Në prag u dha një burrë trupmadh, me fytyrë plot rrudha, siç dukej, nga qendrimi i gjatë nën rrezet e diellit. Hundën e kishte si sqep dhe sytë, që i shkrepëtinin, i jepnin pamjen e fajkoit.
⦁ Cili prej jush është Sherlok Holmes? – pyeti nervoz, krejt i vrenjtur.
⦁ Unë!- iu përgjigj miku im. – Po ju kush jeni?
⦁ Dr. Grimsbi Roilot nga Stoke Moran
⦁ Sigunsht ai jeni! E kuptoj. Uluni, ju lutem!
⦁ Jo, nuk më pëlqen të rri gjatë. Erdha vetëm t’ju tregoj se e di që bija ime ishte këtu. Nejse! Po çfarë ju tha ajo?
⦁ Është pak si ftohtë në këtë periudhë kohe! – ia ktheu Holmesi i qetë dhe tjetër për tjetër.
⦁ Lërini ato dhe më thoni shpejt ç’biseduat me të? – iu hakërrua Dr. Roiloti.
⦁ Megjithatë, mimozat çelin për bukuri, para ardhjes
së pranverës! – vazhdoi Sherloku i shkujdesur.
⦁ Pandehni se mund të talleni me mua!? – thirri i porsaardhuri. – Kam dëgjuar për ju, Sherlok! S’jeni gjë tjetër, veçse një ngatërrestar, që futni hundët kudo!
Holmesi qeshi.
⦁ Ligjëratajuaj ishte mjaft zbavitëse, doktor! – i tha. – Kur të dilni jashtë, ju lutem mbylleni derën, se fryn erë e ftohtë!
⦁ Do të dal, kur të më teket! Zonjushën Stoner e ndoqa deri sa arriti tekju. Dhe ja ku po ju them hapur që tani! Mos u përzjeni në punët e mia! Nukjam njeri sido – kudo unë! Mbajeni parasysh çfarë ju thashë! – Ai shkoi pranë vatrës, mori mashën e madhe prej çeliku dhe e përkuli me duart e tij të fuqishme. – Qëndroni larg prej meje! – sokëlliu, e flaku mashën tej dhe u zhdukjashtë si i tërbuar.
⦁ Megjithëse s’kam përmasat e tij, – më tha Holmesi, duke qeshur, – sikur ai të kishte qëndruar pak më gjatë, mund t’i tregoja se jam po aq i fuqishëm. – Mori mashën dhe, me një lëvizje të befasishme, e drejtoi përsëri.
V
Aty nga mesdita morëm trenin për në Laterhed. Udhës Sherlok Holmes më tregoi se në orët e para të mëngjesit kishte mundur të zbulonte një kopje të testamentit të zonjës Roilot. Kur vdiq, ajo pati lënë 1.110
stërlina, nga të cilat më pas kishin mbetur rreth 750. Nëse njëra nga motrat do të martohej, mund të merrte nga ato vetëm 250. Nëse martoheshin të dyja, Dr. Roilotit i mbeteshin çelësat e kashtës.
Kur arritëm në Stoke Moran, zonjusha Stoner doli me nxitim të na përshëndeste.
⦁ Patëm kënaqësinë të takoheshim me njerkun tuaj!
⦁ i tha Holmesi. Pastaj i tregoi seç ndodhi, kur ajo qe larguar.
Zojusha e gjorë u zbeh nga frika.
⦁ O Zot! – thirri. – Kushedi çdo të më punojë, kur të kthehet!
⦁ Mos e prishni gjakun! Nuk do të lejojmë t’ju ndodhë asgjë e keqe. Tani t’i vihemi punës! Më lejoni t’u hedh një sy dhomave!
Shtëpia e lashtë ishte ndërtuar me gurë. Pjesa qendrore ngrihej më lart, kurse dy krahët zgjateshin pak përpara, duke sajuar dy kënde anësorë. Në njërin krah, mbi dritare, ishin gozhduar një varg dërrasash. Çatia vende – vende qe e hapur. Krahu tjetër ishte në gjendje shumë më të mirë, me qepena te dritaret dhe nga oxhakët dilte tym i zi. Skelat tregonin se ishin kryer riparime, megjithatë punëtorët nuk dukeshin askund.
Holmesi eci poshtë e lart nëpër oborr dhe u hodhi dritareve vëzhtrime të vëmendshme.
⦁ Pra, kjo është dhoma juaj! – i tha ai zonjushës Stoner, duke e treguar me gisht. – Ajo e mesit ishte e motrës, kështu?
⦁ Si urdhëron! – iu përgjigj zonjusha. – Veçse tani atje fie unë.
⦁ Po ajo dhomë në ndërtesën kryesore e kujt është?
⦁ E njerkut.
⦁ Mesa kuptoj, riparimi i murit në anën ku rrinit ju nuk është aq i ngutshëm.
⦁ Keni të drejtë! Mendoj se kjo ndërhyrje është një shkak, për të më hequr që andej.
⦁ Përballë dhomave a ka dritare në korridor?
⦁ Po, veçse ato janë mjaft të ngushta. S’mund të kalojë askush përmes tyre.
⦁ Ju kuptoj. Dhe natën ju i siguronit dyert me çelës, apo jo? Pra, nuk hynte dot njeri nga kjo anë! Tani, ju lutem, shkoni në dhomën e mesit dhe mbyllni grilat!
Holmesi u orvat më kot t’i hapte ato me forcë nga jashtë. Pastaj nxori lupën dhe pa me imtësi menteshat.
⦁ Qenkan të fuqishme! – tha. – Vërtet askush nuk mundet të futet prej këtej. Pa të shohim njëherë brenda!
Në dhomën, ku flinte tani zonjusha Stoner dhe më parë motra e saj, nuk kishte shenja të dyshimta. Ajo ishte e vogël, me tavan të ulët dhe me një oxhak të madh siç e kanë të gjitha shtëpitë e fshatit. Në një qoshe qe një komo, kurse në qoshen tjetër – një shtrat i ngushtë dhe një tavolinë, në anën e majtë të dritares. Dy karrike dhe një qilim – në mes të dyshemesë e asgjë tjetër. Holmesi tërhoqi njërën nga karriket, u ul i heshtur dhe vështroi me ngulm përqark.
⦁ Ku është zilja? – pyeti, duke drejtuar gishtin tek një
shirit elektrik i varur mbi shtrat, aq pranë sa xhufka e dorezës në fund prekte cepin e jastëkut.
⦁ Në dhomën e shërbyeses. Shiriti është vënë pak vite më parë.
⦁ Me kërkesën e motrës?
⦁ Jo, ajo s’e përdori kurrë atë.
⦁ Atëherë, më duket e panevojshme vendosja e tij atje! – tha Holmesi. – Më falni një minutë! – Ai nxori lupën dhe u hoq zvarrë këmbadoras, duke këqyrur çdo gjë në dysheme dhe në mure. Pastaj iu afrua shiritit dhe ia nguli sytë. Së fundi, e kapi dhe e tërhoqi. – Qenka fallso! Nuk është i lidhur me telin e ziles, por vetëm i kapur te një çengel afër vrimës!
⦁ Sa gjë e pakuptueshme!- tha zonjusha Stoner. – S’e kisha vënë re fare!
⦁ Vërtet! – ia ktheu’Holmesi. – Ka diçka që nuk shkon në këtë dhomë. E pra, përse ustai e ka hapur vrimën midis dy dhomave, gjoja për ajrim, dhe jo në murin e jashtëm?
⦁ Kjo vrima, mendoj unë, do të jetë bërë po në atë kohë, kur është vendosur shiriti i ziles!
Sherlok Holmes tundi kokën.
⦁ Patjetër! – iu përgjigj. – Veç këtu po shoh shirit zileje pa zile dhe një vrimë, që nuk shërben për ajrim. Por, le të shohim tani edhe dhomën e njerkut tuaj!
Dhoma e Dr. Roilotit ishte më madhe se dy të tjerat, por e mobiluar thjesht. Një shtrat i zakonshëm me komodinën pranë, një raft për libra, një karrike druri e
mbështetur në mur, një tavolinë rrumbullake dhe një kasafortë hekuri.
Holmesi u end nëpër dhomë, duke hetuar me vëmendje gjithçka.
⦁ Ç’do të ketë brenda, vallë, kjo? – pyeti duke qëlluar lehtë mbi kasafortë.
⦁ Vetëm letra! – tha zonjusha Stoner.- Më rastisi ta shihja vitin që shkoi.
⦁ A ka mace kjo shtëpi?
⦁ Jo! Veç panterën dhe majmunin!
⦁ Pantera është si mace e madhe, – tha miku im, – pra, kjo pjatë e vogël filxhani me qumësht, që shoh në dysheme, nuk mundet ta kënaqë kursesi! – Holmesi vështroi me kujdes karriken. Sytë e tij pikasën diçka tjetër, një rrip për qen, të lidhur lak në njërin skaj. Ai varej në këndin e djathtë të kokës së krevatit.
⦁ Ç’mendim keni për këtë, Uotson? – më pyeti mua
ai.
⦁ Është rrip i zakonshëm qeni! – i thashë. – Por nuk kuptoj përse është i lidhur ashtu!
⦁ Atëherë, nuk qenka rrip i zakonshëm qeni! Pra, s’kemi të bëjmë me qen këtu! Ah! Kjo botë është mizore, zonjusha Stoner! Më dëgjoni me kujdes tani çfarë do t’ju them!
⦁ Si urdhëroni!
⦁ Kur të kthehet njerku, shtiruni sikur ju dhemb koka dhe qendroni në dhomën e motrës! Ne do të vrojtojmë nga jashtë. Kur të ndjeni natën vonë hyrjen e njerkut në
dhomën e tij, hapni menjëherë dritaret dhe ndizni një llambë si sinjal për ne! Pastaj, kaloni në dhomën tuaj dhe mbylleni derën me çelës! Unë dhe Uotsoni do të hyjmë tek flinte motra juaj dhe do të përgjojmë gjatë tërë natës.
⦁ Pra, tani ju e paskeni kuptuar se çfarë i ndodhi motrën sime!
⦁ Mendoj se po, veç për këtë na duhen prova! Prandaj, bëhuni trime dhe ndiqni udhëzimet e mia! Çdo gjë do të shkojë mirë.
VI.
Holmesi dhe unë dolëm jashtë shtëpisë dhe u fshehëm te një vend atje afër, për të vrojtuar.
⦁ Ju patë aq shumë gjëra, Holmes! – i thashë mikut
tim.
⦁ Jo, ne pamë njësoj, por unë e vrava mendjen më tepër.
⦁ Ashtu, ashtu! Ja, për shembull, shiriti i ziles mua s’ma tërhoqi fort vëmendjen!
⦁ Po për vrimën ç’mendim keni?
⦁ Me sa di, shumë shtëpi të vjetra kanë vrima të atilla, por janë aq të ngushta sa as miu nuk mund të kalojë lehtësisht nëpër to.
⦁ Veçse mund të kalojë diçka tjetër! – ma ktheu ai. – Përveç kësaj, vura re se shtrati i vajzës ishte i mbërthyer
në dysheme, pranë shiritit dhe vrimës. Pra, këtu kemi të bëjmë me një varg sajimesh. Një vrimë, një shirit i varur, një shtrat i palëvizshëm dhe Xhulia që gjen vdekjen!
⦁ Ke të drejtë! Gjëra të çuditshme!
Rreth orës njëmbëdhjetë një llambë hodhi dritën jashtë.
⦁ Ja, dhe sinjali për ne! – tha Holmesi. – Tani duhet të jemi shumë të kujdesshëm e të qetë, Uotson! Nga kjo varet tani fati i zonjushës dhe yni!
U futëm brenda pa u ndjerë, përmes dritares. Miku im u ul në shtrat me një shkop pranë vetes, me një shandan dhe kuti shkrepëses. Unë, me revolver në dorë, zura vend në karriken afër murit.
Kaluan disa orë. Nuk ndezëm asnjë dritë, nuk shkëmbyem asnjë fjalë, veç rrinim gati, duke përgjuar çdo zë. Ora e fshatit ra dymbëdhjetë, pastaj një, dy dhe tre. Dëgjuam një fëshfëritje në dhomën e doktorit. Disa minuta më pas, dëgjuam edhe një zë të çuditshëm, si shushurima e avullit, që del nga çajniku.
Holmesi brofi në këmbë, ndezi shandanin dhe nisi të godiste fuqishëm me shkop shiritin e ziles.
⦁ A shihni gjë, Uotson? – pyeti, duke e ngritur pak zërin.
⦁ Jo!
Në kohën kur ai qëllonte, u ndje një fërshëllimë e lehtë. Fytyra gjithë tmerr e mikut tim qe zverdhur. Pasi ndaloi së godituri, ai e hodhi vështrimim sipër vrimës. Befas, qetësia e natës u prish nga një britmë e tmerrshme, që ushtoi fort e më fort. Një zë të atillë s’e kisha dëgjuar kurrë.
⦁ Kaq ishte! Mbaroi! Tani të vemi në dhomën e doktorit!
Holmesi doli me llambën e ndezur në korridor. Pas tij, edhe unë. Ai u avit tek dera e Dr. Roilotsit. Trokiti dy herë. Asnjë përgjigje s’mori. Rrotulloi dorezën. Dera u hap. Ne e kaluam pragun me kujdes dhe u gjendëm brenda sakaq. Nën dritën e shandanit na zunë sytë një pamje të llahtarshme. Kasaforta ishte e hapur. Pranë saj rrinte ulur në karrike Dr. Grimesbi Roilot, i veshur me penjuarin e gjatë e me pantofla në këmbë. Mbi prehërin e tij nderej rripi me lak, të cilin e kishim vënë re pak orë më parë. Koka i qe varur prapa me sytë të ngrirë nga tmerri. Përqark i qe mbështjellë një shirit i verdhë!
⦁ Shiriti! – pëshpëriti Holmesi. – Shiriti me pika!
Në atë çast, duke u përdredhur, ai farë shirit lëvizi përpjetë dhe u duk qartë një gjarpër i frikshëm.
⦁ Qëndro prapa, Uotson! Është nëpërkë moçali, nga më vdekjeprurëset e Indisë! Pickimi i saj e shk.akton vdekjen e njerirut brenda disa sekondash! – Sherlok Holmes zgjati rripin me lak, e kapi nëpërkën nga koka, e flaku brenda në kasafortë dhe e shtyu derën e saj me forcë. U dëgjua krisma e metalit për të cilën kishte treguar zonjusha Stoner. – Tani ta çojmë zonjushën në një vend të sigurt, pastaj të njoftojmë policinë!
Helenën e tmerruar e përcollëm për në shtëpinë e tezes. Policia, pas hetimit, arriti në përfundimin se doktori kishte vdekur, duke luajtur me gjarprin e rrezikshëm. Ndërsa Sherlok Holmes mendonte ndryshe, por s’u ndje. Kur i hipëm trenit për në Londër, më tha:
⦁ Për pak desh gabova, por kjo nuk ndodhi, sepse kisha mbledhur shumë të dhëna. Edhe ato që na tregoi zonjusha Stoner për ciganët, për panterën dhe majmunin. Diku në dhomë duhej të ishte ndonjë e çarë. Këtë e mendova qysh se dëgjova prej zonjushës se e motra nuk e duronte dot tymin e duhanit, që vinte nga pipa e doktorit. Por, kjo nuk ishte e tëra. Kur pashë dhomën me shiritin e ziles, me vrimën lart dhe shtratin e mbërthyer në një vend, dyshova për ndonjë gjarpër. Vetëm gjarpri mund të kalonte nëpër atë vrimë dhe të zbriste poshtë nëpërmjet shiritit. Megjithatë, doktori nuk qe i sigurt se mund ta vriste vajzën qysh në orvajtjen e parë, ndaj, me ç’dukej, e kishte stërvitur gjarprin të kthehej mbrapsht, duke e joshur me anën e fërshëllimës,dhe me qumështin në tavllën e filxhanit. Këtë veprim e kryente disa herë deri sa, ia arrinte qëllimit. Tani në fund po përgatiste vrasjen e zonjushës Helenë. Natën, kur dëgjova shushurimën, e ndjeva se nepërka po vinte, ndaj ndeza në çast shandanin dhe e sulmova. Ajo rrëshqiti nëpër shiritin e ziles dhe u kthye
e trembur andej nga erdhi.
⦁ Duke kaluar nëpër vrimë, apo jo? – e pyeta.
⦁ Po! Pa pikë dyshimi! Dhe e zemëruar nga sulmi im, iu turr të zotit. Pra, ndonëse pa dashur, unë jam shkaktari i vdekjes së Dr. Roilotsit. Megjithatë, nuk e kam ndërgjegjen të shqetësuar, se zonjushë Helena tashmë shpëtoi dhe, më në fund, do të jetë e lumtur.
FUND