I.
Në ditën e dytë të Krishlindjeve vajta në Beker Strit 221- B, për t’i uruar festat mikut tim. Holmesi qe shtrirë në divan me një tufë gazetash ndër duar. Afër vetes kishte tërhequr një karrike, ku pati vendosur lupën zmadhuese prej kristali, disa letra dhe një kapele të vjetër, vende – vende të grisur. Me sa dukej, po merrej me shqyrtimin e imtëtë saj.
⦁ Oh, qenkeni i zënë! Më falni që ju pengoj!
⦁ Jo, jo, uluni ju lutem! – tha ai gëzueshëm.
⦁ Në atë kapele të shpëlarë, – i thashë, – me siguri fshihet ndonjë histori vrasjesh dhe ju po kërkoni çelësin e zbulimit të krimit.
⦁ S’ka të bëjë me ndonjë krim kjo! – tha Holmesi
duke qeshur. – A e njihni Pitersonin, që punon këtu pranë? Ai e gjeti të hedhur përtokë kapelen që shihni. Për mua përbën thjesht një gjëegjëzë, që duhet zgjidhur. Petersoni dje në mëngjes erdhi e ma dha. Kishte në dorë edhe një patë të ushqyer mirë, që ndoshta në këto minuta është duke e pjekur.
⦁ Çfarë i paska ndodhur atij! ? – e pyeta.
⦁ Ja, se çfarë! Rreth orës katër, kur po gdhihej dita e parë e Krishlindjeve, po kthehej nga një mbrëmje festive. Nëpër rrugën Totenhem para tij po ecte, duke u lëkundur, një burrë gjatosh. Ai mbante mbi sup një patë të bardhë. Kur arriti në kthesën e Guxh Stritit, e rrethuan disa rrugaçë me klithma e poterë. Njëri prej tyre ia flaku kapelen përtokë. Burri ngriti shkopin për t’u mbrojtur, por duke e zgjatur para e prapa, padashje theu xhamin e një dyqani. Pitersoni shpejtoi hapat për ta ndihmuar, por ai, si duket i trembur nga thyerja e xhamave, mendoi se po vinte polici, ndaj e lëshoi patën dhe iku me nxitim. Edhe rrugaçët ia mbathën me vrap. Kështu, Pitersonit iu bënë peshqesh kapelja e grisur dhe pata e majme e Krishtlindjeve.
⦁ Çudi! Ai është njeri i ndershëm. Pse s’ia ktheu ato të zotit?
⦁ Ashtu them edhe unë, i dashur Uotson! Prandaj po kërkoj ta zgjidh këtë çështje! Në këmbën e patës ishte lidhur një etiketë me shënimin “Për zotin Henri Beker!,,. Ndërsa brenda në kapele janë ngjitur gërmat H.B. Por, në qytet jetojnë mijëra Beker dhe qindra Henri Beker.
Kështu që, Pitersoni, duke e ditur se ç’kënaqësi ndiej, kur merrem me zgjidhjen e çështjeve të ndërlikuara, m’i solli mua edhe kapelen, edhe patën. I hodha sytë patës e i thashë ta çonte në familjen e vet, ta piqte e ta hante me fëmijët, pa humbur kohë. Kaq është e gjithë. Dhe ja, tani i jam qepur kapeles e po e shqyrtoj, për të gjetur të zotin e saj. Kam disa mendime. Ju i dini metodat e mia, Uotson. Hidhini edhe ju një sy! Ç’mund të më thoni, kujt i takon?
E mora ndër duar atë gjë të grisur dhe e ktheva mbrapsht. Ishte një kapele republike e zezë, si zakonisht, me trajtë të rrumbullakët, e mbajtur shumë keq. Astari i mëndafshtë pati qenë i kuq, por tani qe zbardhur dhe ngjyra pothuaj i qe fshirë. Kurse gërmat H.B. në njërën anë dalloheshin qartë. Republika ishte e grisur, tejet e pluhurosur dhe me ca njolla, që dikush ishte përpjekur t’i mbulonte, duke i Iyer me bojë të zezë.
⦁ Nuk shoh asgjë me rëndësi, veçse një send të vjetër!
⦁ i thashë mikut tim, duke ia kthyer.
⦁ Jo, po shihni shumë, Uotson, por nuk po e vrisni mendjen rreth tyre.
⦁ Keni të drejtë! – ia prita. – Çfarë mendoni ju, që e keni parë me aq kujdes?
⦁ Bukur! Dëgjomëni tani! I zoti i kapeles duhet të jetë tip i zgjuar, i sjellshëm e i matur në fjalë. Përveç kësaj, para tre vjetësh ai do të ketë qenë i pasur, por më vonë është rënuar dhe pi jashtë mase. Ndofta edhe pse e shoqja s’e dashuron më si dikur.
⦁ Holmes, si është e mundur t’i dini të gjitha këto!?
Ai nuk u vuri vesh fjalëve të mia, por vazhdoi:
⦁ Eshtë i moshës mesatare, bën jetë të qetë, më të rrallë del nga shtëpia. Flokët ngjyrë gështenjë kanë nisur t’i thinjen, përdor për to parfum. Është qethur pak ditë më parë. Këto janë, pra, gjurmët më të dukshme në kapele, nga të cilat dalin disa përfundime.
⦁ S’po marr vesh asgjë! Para së gjithash, pse na qenka i zgjuar?
Holmesi e vendosi kapelen mbi kokë. Ishte aq e gjerë dhe e thellë sa që koka iu mbulua e tëra.
⦁ E madhe, hë? – më pyeti. – Me tërë atë kokë, një burrë duhet të ketë patjetër pak a shumë brumë.
⦁ Por, si duket, fati i keq e paska shushatur, apo jo?
⦁ Ashtu! Kjo kapele e modës dhe e cilësisë më të lartë, kur ishte e re, hijeshohej nga brezi e astari prej mëndafshi të ndritur. Meqenëse ai kishte mundur ta blinte, do të thotë, se para tre vjetësh ka qenë në gjendje të mirë ekonomike.
⦁ Po tjetër çfarë?
⦁ Njollat tregojnë se kapelen e mbante pa kujdes, Megjithatë, ai i lyente ato me bojë të zezë, gjë që dëshmon për njëfarë meraku të tij ndaj vetes. Eshtë i moshës mesatare, me flokë ngjyrë kafe, që kanë nisur t’i thinjen. Kjo e shtyn që të përdorë parfum. Merrni lupën zmadhuese dhe shihni astarin! Duken qartë fije flokësh, disa të thinjura, disa ngjyrë kafe, të shkurtuara me gërshërë. Janë disi të lagësht, të ngjiten në dorë dhe mbajnë erë parfumi lulesh. Pluhuri nuk është i rrugës, por thjesht push gëzofi, nga ndonjë ndenjëse e shtëpisë. Pra, kohën më të gjatë ai e kalon brenda dhe, siç ju thashë, del jashtë më të rrallë. Në brezin e brendshëm të kapeles duken shenja djerse. Kjo tregon se ai djersin shumë, sidomos kur ecën udhës.
⦁ Po gruaja e vet, Holmes, pse nuk e do më?
⦁ Një gjë e tillë kuptohet, nga se kapelja ka disa javë që s’është e pastruar me furçë. Një grua, që e dashuron burrin e saj, nuk do ta lejonte të dilte në rrugë me një zhele të tillë në kokë, por dotë dëshironte që ai të paraqitej hijshëm përpara njerëzve, edhe sikur të ishte pa një dysh në xhep. Megjithatë, ekziston edhe varianti që të jetë beqar. Ndaj, patën, me sa duket, po e çonte si dhuratë tek mister Henri Beker.
⦁ Për çdo pyetje qëju bëj, Holemes, ju më përqjigjeni në çast! – i thashë duke qeshur. – Edhe kur nuk merreni me zbulime krimesh, ju i viheni punës me energji, që nuk ju shterrin kurrë.
II.
Papritur u hap dera dhe zotni Pitersoni, hyri brenda me fytyrë të skuqur e sytë të shqyer.
⦁ Pata, zoti Holmes, pata ! – foli ai duke rënkuar.
⦁ Ç’paska ndodhur? – ia ktheu Holmesi. – Mos vallë ajo u kthye befas në jetë dhe fluturoi jashtë dritares?
Qetësohuni, ta marrim vesh!
Por, ai nuk u qetësua.
⦁ Pa shihni, – tha, – se ç’ka gjetur gruaja në gushën e patës!
Iu afrua Holmesit edhe më dhe zgjati dorën. Mbi shuplakë, mbante një gur të çmuar ngjyrë blu sa një kokërr arrë. Qe aq i pastër guri e i përflakur, si të ishte i mbushur plot me dritë.
Holmesi u ngrit në këmbë, duke fërshëllyer.
⦁ Për besë, Piterson, ky është një thesar i vërtetë! Ae merrni me mend se çfarë keni gjetur?
⦁ Një gur të çmuar!
⦁ Po, dhe të atillë që mund të ketë një vlerë, të cilën as ti e as unë s’e marrim dot me mend.
⦁ Mos është diamanti blu i konteshës Morsar, – thirra i habitur, – ai që u vodh pak ditë të shkuara? Për atë ngjarje shkruajtën të gjitha gazetat!
⦁ Shumë e vërtetë! – tha Holmesi qetësisht. – Ishte një ngjarje tejet e rrallë. Kontesha Morsar ka premtuar se atij që do ta gjej, do t’i japë si shpërblim 1000 stërlina. Pra, vlera reale e diamantit duhet të jetë njëzetë herë më e madhe.
-1000 stërlina, thatë!? Oh, mersi! – Pitersoni u zverdh dhe u shemb në karrike.
⦁ Diamanti është vjedhur në hotelin Kozmopolitan!
⦁ u thashë.
⦁ E saktë! – ma ktheu Holmesi. – Më 22 dhjetor, pikërisht pesë ditë më parë. – Si i dyshuar për atë akt kriminal u arrestua hidrauliku Xhon Horner. – Ai nxori nga tufa e gazetave njërën prej tyre. – Ja, shikoni këtu! – më tha.
E unë lexova:
“Hotel Kozmopolitan, Diamanti i vjedhur,,
Poshtë këtij titulli shkruhej:
“Xhon Horner, 26 vjeç, hidraulik, akuzohet per vjedhjen e një guri me vlerë, i njohur me emrin diamanti blu, në dhomën e konteshës Morsar. Xhejms Raider, shërbëtor i hotelit, u tha policëve se Hornerin e gjeti në atë dhomë më 22 dhjetor, duke u marrë me disa riparimë të vogla. Meqenëse dikush e thirri Raiderin, iu desh për pak minuta të dilte jashtë. Kur qe kthyer, Horneri ishte larguar. Ai vuri re se brava e sirtarit dukej e shqyer me forcë, kurse çanta prej lëkure e sendeve me vlerë ishte e zbrazët. Ndaj Raideri dha alarmin.
Katerina Susaku, shoqëruesja e konteshës, u tha policëve se, me të dëgjuar thirrjet e Raiderit, u sul drejt dhomës. Edhe ajo, gjithashtu, pa se çanta, ku kontesha mbante diamantin blu, s’kishte më asgjë brenda.
Kështu, atë mbrëmje Homeri u arrestua, por gjatë kontrollit në shtëpinë e tij nuk pikasën kurrfarë sendi të huaj. Inspektori Brandstrit tha se Xhon Horner nuk e pranon akuzën, duke ngulur këmbë se s’ka asnjë dijeni rreth gurit të çmuar. Prapëseprapë, me që Horneri tashmë akuzohet për vjedhje, një nga prokurorët urdhëroi që ai të mbahet në burg, deri sa të hapet gjyqi, për shqyrtimin e padisë së ngritur kundër tij.„
⦁ Hëmmm! – ia bëri Holmesi. – Si shumë, për një gjykatë policie! A s’është kështu, Uotson? Pra, përfundimet tona të pakta, papritur marrin një rendësi të pasaçme. Qenka kryer një krim! Çfarë të ketë ndodhur ndërmjet grabitjes së diamantit në Hotelin Kozmopolitan dhe hedhjes përdhe të një pate në kthesën e Guxh Stritit? Sidoqoftë, diamanti, më së fundi, është në duart tona. Kjo histori nisi me patën e me Henri Bekerin, zotninë me kapele të grisur. Duhet ta gjejmë, për të marrë vesh se çfarë roli luan ai në këtë mister! Por, së pari, të bëjmë një punë me vlerë!
⦁ Çfarë? – e pyeta gjithë kureshtje.
⦁ Të botojmë nëpër gazeta një njoftim! – Holmesi nisi të shkruante me kujdes: “Në kthesën e Guxh Stritit u gjetën përtokë një patë e një kapele. Zoti Henri Beker, pronari i tyre, mund t’i marrë ato në ora 6.30 pasdite, në adresën 221- B, Beker Strit.,,
Pastaj ai i tha Pitersonit:
⦁ Ju lutem, çojeni këtë lajmërim në postë për gazetat e mbrëmjes!
⦁ Si urdhëroni, zotni! Po me gurin e çmuar ç’do të bëjmë?
⦁ Hë për hë, do ta mbajmë këtu. Kur të kaloni para dyqaneve, mos harroni të blini një patë të ngjashme me të parën! Ju pres të ktheheni shpejt! Pra, ma sillni patën sa më parë! Do të na duhet t’ia japim zotni Bekerit!
Kur Pitersoni u largua, Holmesi e mbajti diamantin afër dritës.
⦁ Vini re, si shkëlqen! – më tha. – Çfarë mrekullie, apo jo, Uotson? Me siguri ky gur i çmuar lidhet me një krim. Do ta ruajmë në kasafortë, pastaj konteshës do t’i nisim një letër, me të cilën do ta njoftojmë të mos bëhet merak, se diamanti i saj është gjetur.
⦁ Mirë fort! – thashë dhe e pyeta aty për aty: – Si mendoni, a është i pafajshëm Horneri?
⦁ S’mund të them asgjë tani për tani.
⦁ Po Henri Bekeri?
⦁ Mendoj se atij as që i pati shkuar ndër mend, që në gushën e patës qe fshehur një thesar. Por, as për këtë s’jam krejt i bindur. Të presim deri sa të shohim ndër gazeta përgjigjen e njoftimit tonë!
in.
Në orën 6.30, një burrë gjatosh, pasi trokiti, hyri në dhomë. Sytë e Holmesit u ngulën sakaq mbi të.
⦁ Jeni zoti Henri Beker, besoj! – i tha dhe i zgjati dorën.
⦁ Ju lutem, uluni pranë zjarrit, sonte bën ftohtë!
Zumë vend edhe ne afër tij.
⦁ Juaja është kjo kapele? – e pyeti Holmesi të porsaardhurin, duke ia treguar atë me dorë, tek qe varur në karrike.
⦁ Po, imja! – Bekeri, me atë kokë të madhe, të jepte përshtypjen e një burri të zgjuar. Ngjyra gështenjë e flokëve dhe e mjekrës së tij, kishte nisur të thinjej. Hunda
dhe faqet i skuqnin pak si shumë, kurse duart i dridheshin lehtë. Kjo vërtetonte mendimin e mikut tim, se ai përdorte me tepri pije alkoolike.
⦁ Këto ditë, – vazhdoi Sherlok Holmes, – sendet tuaja ranë në duart tona, ndaj njoftuam ndër gazeta, duke përmendur emrin tuaj. Përse nuk na kthyet përgjigje?
Bekeri, i zënë ngushtë, qeshi dhe tha:
⦁ S’jam aq i pasur për të humbur para të tjera. Përsa i përket patës dhe kapeles, pandeha se m’i rrëmbyen vagabondët, që krisën e ikën me vrap. Ndaj s’ia vlente të merresha me njoftimet e gazetave.
⦁ Ju kuptoj shumë mirë! Veçse, me patën ne s’e zgjatëm shumë, e hëngrëm po atë ditë, para se të prishej.
⦁ E hëngrët!? – shqeu sytë zoti Beker.
⦁ Mos u shqetësoni! Do t’ju japim një tjetër, po aq të madhe, madje më të freskët se ajo juaja.
⦁ Oh, kjo gjë më gëzon! – iu përgjigj i lehtësuar Bekeri Holmesit.
⦁ Por pendët dhe të brendëshmet e patës suaj i kemi ruajtur me kujdes!
Zoti Beker ia shkrepi gazit.
⦁ E përse më hyjnë në punë mua ato!? Jam i kënaqur sa s’ka me patën që më paskeni blerë dhe me kapelen time.
⦁ Shumë mirë, atëherë! Mund t’i merrni!
Bekeri u ngrit për të ikur, vuri kapelen në kokë, ndërsa patën e shtrëngoi nën sqetull.
⦁ A mund t’ju pyes pak për atë patën? Në ç’vend e kishit marrë? Ishte një shpend nga më të mirët, që kemi shijuar gjer më sot! – i’tha Holmesi.
⦁ Po ja, një ditë unë dhe disa nga miqtë e mi vendosëm të mblidhnim ca para për të blerë nga një patë për Krishtlindje. Ndaj i dërgonim një sasi centësh çdo javë sipërmarrësit Undergejt, të cilat ai i ruante në arkë. Në fund të vitit, paratë e kursyera mjaftuan, që secili prej nesh ta blinte patën e Krishtlindjes. Patat mori përsipër të na i gjente vetë Undergejti. Kaq! Të tjerat i dini vetë. Tani po shkoj! Ju feleminderit të dyve dhe gëzuar Vitin e Ri!
Henri Beker u përkul me nderim duke buzëqeshur dhe u largua.
⦁ Pra, del fare qartë se në këtë mes, ai ëshë i pafajshëm! – më tha Holmesi. – A do të dëshironit të dalim për hetime të tjera? Sepse hekuri duhet rrahur sa është i nxehtë, apo jo?
IV.
Veshëm pallton, ngjeshëm kapelen në krye, lidhëm shallin rreth qafës, pastaj, ndërsa thëllimi i natës të priste si brisk, ecëm nëpër rrugë. Pas një çerek ore, u gjendëm në bujtinën Alfa. Kur hymë atje, Holmesit i doli përpara pronari me grykëse të bardhë.
⦁ Po qe se sendet ushqimore, që tregtonijanë si patat e mrekullueshme të Krishtlindjes, – i tha Holmesi, – atëherë
mund të them me bindje se kjo sipërmarrje është më e mira, që kam njohur gjer më sot.
⦁ Si patat e Krishtlindjes, thatë!? – ia ktheu i befasuar Undergejti.
⦁ Po! Sapo folëm për këtë me zotin Henri Beker.
⦁ Oh, ju kuptoj, veçse ato s’ishin të miat!
⦁ Ashtu!? Atëherë, në ç’treg i morët?
-1 bleva tek një dyqan në Kovent Garden.
⦁ Ah, po! E di se në ç’vend është. Si quhet shitësi?
⦁ Brekinrixh!
⦁ Nuk e njoh. Megjithatë, faleminderit, zotni! Natën e mirë dhe punë të mbarë!
Po atë natë vajtëm në Kovent Garden Market.
⦁ Uotson, – më tha Holmesi, – më duket se po i qasemi njeriut në gjendje ankthi, i cili, duke dashur të grabiste diamantin, poshtëroi veten, mandej, për shkak të ndonjë ngatërrese, e humbi. Dhe kjo ka ndodhur në një kohë, kur një tjetër, që është ende në qeli, rrezikon të dënohet me burg të rëndë, në rast se nuk vërtetohet pafajësia e tij.
Në Kovent Garden, tek një tabelë mbi një dyqan, shkruhej: Brekinrixh. Një burrë me pamjen e një mundësi po mbyllte qepenat e rëndë.
⦁ Mirëmbrëma! – e përshëndeti Holmesi. – Me sa shoh, i paskeni shitur të gjitha patat!
Shitësi i hodhi Holmesit një vështrim kalimthi dhe ia ktheu:
⦁ Po, por nesër në mëngjes do të gjeni këtu pesëqind të tjera!
⦁ Ç’thua! Ne kemi nevojë ta blejmë sonte një!
⦁ Atëherë, përpiquni se mos gjeni në ndonjë dyqan tjetër!
⦁ Po neve na dërguan posaçërisht tek ju!
⦁ Vërtet!? Kush qe ai?
⦁ Pronari i bujtinës Alfa.
⦁ Oh, po! Para Krishtlindjeve i dërgova dy duzina
atij.
⦁ Të mrekullueshme ishin, hë? Në ç’vend i patët marrë?
Papritmas, shitësi u vrenjt.
⦁ Pa shikoni këtu! – tha rreptë. – Ç’doni prej meje? Unë shes vetëm pata të mira, të gjithë kënaqen me to nëpër darka. Kurse tani, krejt befas, më vjen tjetri rrotull e më pyet: Ku i more patat? Ku i shite? Ku i gjete? Sikur ato të jenë të vetmet në botë! Mos doni të talleni me mua?
⦁ Jo, më keqkuptuat! Duke ju pyetur, dua të bindem se mund të jem fitues i një basti! – ia ktheu Holmesi me të butë. – Pra, kam vënë bast me p‘esë pensë, se patat e bujtinës Alfa, janë rritur në fshat.
⦁ E po, merrni vesh se ato pesë pensët i keni humbur qysh tani! – bërtiti shitësi. – Ato janë pata qyteti.
⦁ Nuk besoj! – e kundërshtoi Holmesi.
⦁ Ti e di, apo unë?
⦁ Jo! Po e vë bastin me ju me dhjetë pensë! Patat që shisni ju vijnë nga fshati!
⦁ Ashtu thoni!? Atëherë, le të shikojmë dokumentet! Bill, – i thirri ai ndihmësit të vet, – më gjej librin e llogarive!
Një djaiosh i solli një libër të trashë. Brekinrixhi e Jiapi nën llarnpadar.
~ Tani, ju zotni, që ditkeni gjithçka, hapini sytë mirë dhe shikoni këtu, në anën e djathtë! Janë të shënuar emrat dhe adresat e atyre, tek të cilët unë i blej shpendët zakonisht. Fshatarët janë në këtë anë, qytetarët në tjetrën. Pa lexojeni emrin e tretë në anën e qytetit!
⦁ Mister Okshot, 117 Brikston Roud! – lexoi Holmesi.
⦁ Tani lexoni edhe porositë! Çfarë shihni aty?
Holmesi mërmëriti:
⦁ Mister Okshot, furnizues me vezë e me shpendë.
⦁ Më në fund, kaloni tek shitjet!
⦁ 22 dhjetor. Njëzetë e katër pata iu shitën mister Uindergejtit të bujtinës Alfa, me shtatë shilinga e gjashtë pensë njërën.
Tregtari qeshi me Holmesin.
⦁ Kështu, sër! Besoj se 117 Brikston Roud është në uyL^r, apo jo? E humbët bastin! – Ai shtriu pëllëmbën e dt.ies. – Tundini këtu dhjetë pensët!
Holmesi ia dorëzoi paratë, duke u shtirur si i mërzitur. Pastaj më hodhi krahun dhe u largua tok me mua nga dyqani. Sapo hymë në kthesën e rrugës nga e djathta, ai ndaloi dhe ia shkrepi gazit.
⦁ Për një çast mendova se Brekinrixhi do të kërkonte rrië shumë nga unë! – më tha. – Pra, s’dola keq. Vetëm me një bast prej dhjetë pensësh, mblodha aq të dhëna, sa për to do të më duhej të paguaja mbi njëqind pensë ryshfet.
Tek po rrinim në kënd të rrugës, papritur në dyqan plasi sherri. Brekinrixhi, me grushtat lart, po kërcënonte një burrë shtatpakët.
⦁ Mjaft na çave kokën me patat e tua! – i bërtiste. – M’u hiq qafe, hajt! Shporru që këtej!
⦁ Po të pyes vetëm për njërën prej tyre! – i përgjigjej burri.
⦁ Atëherë, shko tek mister Okshuti!
⦁ Po ai më tha të vija këtu e të të pyesja ty!
⦁ Për punët e mia, po deshe pyet edhe mbretin e Prusisë, dëgjon? Më plase shpirtin! – i ulëriu tregtari dhe iu vërsul me zemërim. Shtatpakti bëri prapa dhe iku me vrap.
⦁ Shkëlqyeshëm! Pas kësaj që ndodhi, s’ia vlen të shkojmë në Brikston Roud. Ejani, shpejt, Uotson! Tani na duhet vetëm ai, që u largua! – tha Holmesi dhe me hapa të shpejtë u gjend krahas tij. U kollit dhe e preku lehtë në sup. Burri shtatpakët ktheu fytyrën e zbehtë dhe e pa i trembur.
⦁ Ç’doni prej meje? – e pyeti.
⦁ Më falni, – ia ktheu miku im, – por unë s’mund të hesht për çfarë po thoshnit me zë të lartë.
⦁ Kush jeni ju dhe përse e keni fjalën?
⦁ Më quajnë Sherlok Holmes. Profesioni që kam më
lejon të njihem me çështje, që të tjerët nuk i dinë.
⦁ Mirë, por për hallin tim nuk dini asgjë!
⦁ Përkundrazi, di gjithçka! Ju po kërkoni njëzetë e katër patat, që mister Okshuti ia shiti Brekinrixhit, dhe ky
⦁ Undegejtit për klientët e vet.
⦁ Oh, qenkeni njeriu, që dua të takoj! S’gjej fjalë t’ju them se sa rëndësi ka kjo gjë për mua!
⦁ Me këtë rast, – tha Holmesi, teksa i thirri një karocieri,
⦁ të ikim që këtej, larg kësaj ere të ftohtë, dhe të bisedojmë diku, në një vend të rahatshëm! Por, më parë, na thoni si ju quajnë?
Burri shtatpakët heshti për një hop i menduar. Pastaj
tha:
⦁ Xhon Rebinson!
⦁ Jo, jo, emrin e vërtetë dua të më thoni!
Ai u skuq, e duke iu marrë goja, u përgjigj:
⦁ Mirë…emri im.. .është.. .Xhejms Raider!
⦁ E saktë! Dhe jeni me punë në hotelin Kozmopolitan.
Ai i hoqi sytë prej Holmesit e i hodhi tek unë, me shpresë e me dyshim. Pa, ç’pa, ngriti supet dhe hipi në karrocë tok me ne. Pas gjysmë ore, që të tre ishim në shtëpi, në Beker Strit, të ulur afër zjarrit.
⦁ Tani, – tha Holmesi, – ju dëshironi të merrni vesh se çfarë ndodhi me patat, ose më qartë, me patën e bardhë me bisht të zi, apo jo?
Raideri u drodh i emocionuar.
⦁ Vërtet! Çfarë ngjau me të? – mërmëriti.
⦁ Pata ra në duart tona. Qe një shpend i shkëlqyer. Edhe pse ishte e therur, na bëri një vezë të bukur, të ndritur dhe ngjyrë blu, të paparë ndonjëherë! – Holmesi hapi kasafortën dhe nxori diamantin. Raideri u shtang. – Loja jote mori fund, Raider! Tashmë të pret burgu! Ndonëse i kam të gjitha provat e nevojshme, kërkoj prej teje nja dy hollësira. Nga more vesh për diamantin e Konteshës Morsar?
⦁ Nga Katerinë Kursaku! – tha Raideri me zë të mekur
⦁ Ah, po! Nga shoqëruesja e konteshës. Dije, pra, se një diamant si ai, josh edhe njeriun më të mirë, por ti, pasi e grabite, veprove poshtërsisht. Megjithëse, Homerin e njihje se kush qe, u orvate, pa t’u skuqur faqja, që faji yt të binte mbi të!
Raideri u shemb në dysheme dhe u kap te gjunjët e mikut tim, duke lebetitur.
⦁ Ju lutem, ju lutem! Mëshirë! Mendoni për prindërit e mi të sëmurë nga zemra! Unë vërtet kam bërë faj të rëndë, por ju betohem se s’do ta përsëris kurrë më!
⦁ Për nënën e për babanë të ishe menduar, para se ta kryeje aktin kriminal! – i tha Holmesi ftohtë. – Përse e fshehe diamantin në gushën e patës?
⦁ Se policia do të niste kërkimet. Nuk doja të ma kapte në dorë! Motra ime Megi dhe burri i saj, Okshoti, më kishin dhënë fjalën se nga tufa e patave të tyre do të më dhuronin një për Krishtlindjet. Ndaj nxitova dhe hyra në mes tufës, zgjodha njërën me bisht të zi dhe e futa gurin e çmuar në gushën e saj. Policët nuk do të dyshonin se diamanti gjendej brenda një shpendi. Por po thërrisja aq fort, sa që ime motër erdhi me vrap për të parë se çpo ndodhte. I zënë në befasi unë e lëshova patën menjëherë përtokë. “Çbën këtu!? Ç’ishte kjo zhurmë!?,, – më pyeti ajo. “Po kërkoj të zgjedh dhuratën që më keni premtuar! „ – i thashë. “E po, mirë, zgjidh ç’ të duash!,, – më tha. Zgjata dorën dhe kapa sërish patën me bisht të zi. Pasi e thera, pa humbur kohë, me patën në dorë, nxitova për te njeriu, që do ta blinte.
Po, kur e hapëm, s’e gjetëm gurin e çmuar. U ktheva si i marrë për te motra, të kapja prapë atë patën me diamant në gushë. Por, nuk pashë asnjë patë. Të gjitha ia kishte dërguar Brekinrixhit në Koven Garden.
-Erdha vetë, i nderuar zotni. E pranoj që e kam marrë qafë. Prandaj, sa s’po çmendem. Më falni, kërkoj mëshirë!
I rënë shpirtërisht e duke qarë, ai mbuloi fytyrën me duar. Pastaj ra një heshtje e thellë. Herë – herë, dëgjohej dënesa e Raiderit dhe trokitja e gishtave të Holmesit tavolinë. Më në fund, miku im u ngrit në këmbë, përgjatë dhomës, hapi derën me force dhe urdhër.
⦁ Dil jashtë!
Raided hapi sytë i habitur.
⦁ Si urdhëron, sër! Faleminderi, sër! – Pas disa sekonda u gjend jashtë derës, zbriti shkallët, doli në oborr dhe vrapoi me sa i hanin këmbët.
⦁ Më dukeni i habitur edhe ju, Uotson! – tha Holmesi
⦁ Me ç’kuptoj, policia ndoqi një rrugë të gabuar. Nëse Horneri është në rrezik për t’u dënuar, kjo tashmë s’ka aspak rëndësi. I vetmi njeri që mund të dëshmojë kundër tij, është Raideri. Por të jeni i sigurt se ai nuk do ta shfaqë fytyrën e tij të mbrapshtë në sallën e gjyqit! Kështu, gjyqi do të dështojë e Horneri do të jetë i lirë.
⦁ Por, Holmes…
⦁ Raideri nuk do ta përsërisë më fajin e vet, sepse është trembur mjaft. Mbi të gjitha, të mos harrojmë, se tani kemi festën e Krishtlindjes dhe Ditën e Falënderimit. Pra, mik i shtrenjtë, a mund t’i bini ziles për shërbyesen? Mendoj se jemi të gatshëm për një darkë cilësore.