VOAL – AVENCHES, 17 GUSHT – Për Zvicrën viti 2015 është një vit i pasur me përvjetorë historikë: beteja e Marinjanos (1515), beteja e Morgartenit (1315), njohja e neutralitetit ziceran në Kongresin e Vjenës (1815) si dhe themelimi i abacisë së Shën Moricit (515).
Kësaj liste i është shtuar jubileu i dymijëvjetorit të Avenches, kremtimet e të cilitu u përqëndruan në fund të majit. Në krahasim me ngjarjet e tjera të këtij viti, ky përvjetor paraqet një veçanti: përkujtimi nuk i kushtohet një fakti historik që ka nodhur në një datë të caktuar. Në realitet, qendra e banimit Aventicum ishte e populluar para erës sonë.
«Data e kremtimit më 2015 është një përcaktim e të zgjedhurve të legjislaturës aktuale, shpjegon nënkryetari i bashkisë së Avenches, Yves Nicolier. Nuk ka në fakt asnjë dokumnt të shkurar ku dëshmohet se qyteti u themelua në vitin 15. Gjithsesi vendimi u muar në bashkëpunim me arkeologët dhe duket se ndërtimi i qendrës i përket asaj kohe.”
Komentet