
Poeti Avdush Canaj vjen me librin e ri poetik “Buzëqeshje prej dielli”. Libri është botim i shtëpisë botuese “Faik Konica”, Prishtinë.
Krahas ilustrimeve, këtu poshtë po ju sjellim edhe këto vargje poetike të Avdush Canajt nga libri i tij më i ri poetik:
RIMË LULESHTRYDHESH
Vajzat janë yje
na magjepsin
me buzëqeshje.
Lule të çelura, vajzat
me aromë
dashurie.
Në qerpikë u rri
poezia,
si dallëndysheve.
Me ne në park
bëhen rimë,
luleshtrydhesh.

Komentet