Një deklaratë infantile ma tepër se skandaloze nga Mali i Zi ajo e kandidatit të LDK-së për kryeministër se grupacioni i tij politik nuk do të bashkëpunojnë as me PAN dhe as VV sepse këto formacione politike rrëzuan qeverinë e Isa Mustafës, mentorit të tij që edhe e emeroi ministër financash, edhe kandidat për kryetar të qeverisë.
Po të shohësh rezultatet paraprake të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 11 qershorit ku po të hiqen edhe fletëvotimet e pavlefshme rezulton që 63% e popullit të Kosovës i ka bojkotuar duke i thënë jo kësaj klase politike, ku nga gati 2 milione votues, votën e kanë dhënë vetem 700 mije, dhe LDK-së po t’ja heqesh votat e AKR dhe Alternativës, del me këpucë të kuqe, të jetë votuar nga rreth 100 mijë votues, një humbje e paparë në krahasim me të gjitha zgjedhjet e mbajtura deri tash në Kosovë.
Të njëjtën humbje e ka pësuar edhe PDK, si dy partite bashkë me LDK qe kanë keqqeverisur Kosovën në një aleancë diabolike që prej zgjedhjeve të nëntorit 2007.
Qeveria e Isa Mustafës ka qenë qeveri e turpit sepse u ngrit në kundërshtim të plotë me vullnetin e elektoratit që ia dha votën sipas premtimit parazgjedhor se LDK do të rrëzonte Hashim Thaçin, që jo vetëm nuk e rrëzoi, pra e zgjodhi edhe president, ndersa Hashim Thaçi e shpërdori establishmentin e LDK në kēmbim të pushtetit.
Qeveria ku Avdullah Hoti u emërua ministër i saj u ngrit duke mashtruar elektoratin e LDK, prandaj puna ma e mirë që duhet të bëjë Avdullah Hoti asht me hesht.
Të shuj ma mirë.
Tė rrijë sus.
Ose t’i kërkojë ndjesë elektoratit të LDK dhe atij Rugovist se e keni mashtru dhe rrejt e tash ju ka ardhë ora me pagu.
Pra ule kokën Avdullah Hoti dhe si njeri i financave analizo rezultatin zgjedhor.
Nëse je profesionist nuk bëzan por reflekton.
Nëse je sharrllatan lëshon deklarata idiote si ajo nga Mali i Zi, të cilat kanë vetëm një efekt boomerang e të djegin ty dhe ti bëhesh harakiri për një qeveri antidemokratike që u ngrit për interes të Klanit Pronto si thuhet në Kosove dhe kundër interesave kombëtare të Kosovës!
A ke kuptu gja nga këto që kam shkrujt?!
Bravo Elida
Z.Hoti po deshmon se eshte thjesht nje sherbetor i rendomte i Isa Mustafes. A thua se LDK eshte prone private e Ises. TURP
Ju flm Ar ber. Ju pershendes.
Isa Mustafa nuk shkon nga kjo bote pa e varros definitivsht LDK-ne!
Mjerisht sa te jete Mustafa me klanin e tij, LDK veç tatepjete ka.
Plotesisht pajtohem me ju, une jam LDK-ist por me kete strukture nuk e votoj dot LDK-ne
Shum me me vend keni than kjo esht realiteti por ka dhan zoti qe ma ne Fund na dul gjumi pak me vones por ma mir von se kurr respekt per kto fjal te bukra
Ju falenderoj.
Eshte nje fjale e popullit:katuni qe shihet,nuk do kallauz….
Kjo e A.Hotit dhe e LDK.eshte Hakmarrje nga mjerimi i tyre,nga paaftesia dhe gjelozia….kunder nje partie me program che sidomos me njerez,udheheqes qe populli e tha fjalen per ta(i votoi)
Asht mjerim i skajshem kur njerzit e LDK-s ,partise te RUGOVES,njeher njeri,pastaj tjetri e me pas nje tjeter….japin momente,deklarata se Jan pro,her kunder her asnjajs(mushka….)
Pra,shifni deri ku kan rene…
Shume poshtë kane rane. S’ka ma poshte.
Shkruaj Elida, shkruaj…
Po gazetaria veç laps dhe computer ka.
Po ky Hoti po flet keshtu me rrit pazarin .
E mira eshte qe te gjithe njerzite e degjushem te Ises u lan jasht parlamentit nga votuesi.
Sakt nuk e di pse Isa me nenkryetaret rrine aty tani?
Duhet me ike. I hupen zgjedhjet.
Elida, ti e ke shpreh publiksht permes keti portali , mu ate qe ja tha votusi me votë. Gjithnji , vazhdimisht voten na e kan qujt te SHEJT. Ne fakt po ate vote te shejt na e kan sha , naj kan perdhos deri poshtrim. Te shejten kur e neperkemb , ajo ju kthehet kuder. Tani po e shohin, por po shpurthi kot , sepse i moren mesysh vetit. Kot jan duke andrru. Ne plilitike dhe udheqje te shtetit , nuk ka udhehqje me huje MUSHKE. Kjo e ka karakterizu Isa Mustafen ne kete mandat, e sa per tradhtin qe ja banen elektoratit edhe ate pa ju dhene llogari, e moren te merituaren. Koshin e plehrave.
Pikerisht ashtu Isa.
Ti që fyen dhe poshtron një grua dhe një gazetare je fytyra qelbesire e isa mustafes dhe avdullah hotit. Por elektorati ka me ju heq qafe.
E nderuar Elida
Mos repliko me ata ndyresira qe fyejne se vetem ju a rrit vleren. Ne fakt ata jane antivlere.
VOAL eshte zeri i se vertetes dhe tribune e mendimit te lire te mirefillte intelektual mbareshqiptar. Komentues te tille nuk do pushojne se gjurmuari cdo dritare qe jua cenon interesat padroneve te tyre.
Ata nuk e njohin lirine si kpncept dhe rrjedhimisht nuk kane si ta respektojne.
Ti nuk duhet asesi te ju a japesh kenaqesine e merzitjes. Ne ne veri themi “Era rrah lisat e gjate, jo shkurret”.
I nderuar Milaim Nela, ju shpreh mirenjohjen dhe falenderimet tona dhe te Voal.
Per kenaqesine tuaj e dashur E. Hoti do jet kryeminister.
Po pse thote atehere qqe do te rrije ne opozite? E tha me gojen e tij.
Dhe me habit fakti se si vazhdimizjt ka akuza dhe sharje, moral I ult, A ka more ndonje inkurajim ose falemderim. Apo nuk keni gjë tjeter brena jush.
Bibla thote cka zemra e njerr goja.
Investoni dicka të mire see vlene. Naten e mirë
Mos guxo me fol ti per moral sepse formacioni politik i LDK prej vdekjes te Rugoes asht bishti i PDK. Keni rrejt elektoratin. Ne cilen Bibel lexoni se rrena lejohet. Sus rri se s’keni goje me fol. Turp e faqja e zeze.
ISA Mustafa me sakrificen e Tij ,dhe abandonimi I Tij për Kryeministër për me zgjedhune Hoti për Kryeministër e ripértriu LDK-en !
Sa te jape diktat isa mustafa ldk ka veç degrade
Unë I kuptoj intelektualët e Shqypnis,ara nuk shofin dot përpara sepse slloganet ideollogjike Marksiste Akoma Jan né funkcion tek shumë kësi …?