Në foto: Av. Sergjio Mazreku
Përzgjedhja e kandidatëve më të mirë dhe më dinjitozë, që do të lëvizin nga pika e ngrirjes reformën në drejtësi është një proces që duhet të zhvishet nga çdo fragment nepotizimi dhe reminishencë e kahjeve të politikës.
Pas katër seancave dëgjimore, Heral Saraçi u shkarkua nga detyra e komisionerit publik, që e kishte veshur atë me statusin e gjyqtarit të lartë në procesin e Vettingut.
.Vendimi i Komisionit të Posaçëm të Apelimit, konsiderohet i formës së prerë e për këtë arsye Saraçi i ka rrugët e mbyllura për t’u ankuar pranë autoriteteve brenda vendit. E vetmja gjykate tek e cila mund të ankohet njeriu që mbajti për nëntë muaj detyrën e komisionerit publik, është gjykata e Strasburgut..Gjyqtaret e komisionit të disiplinës i dhanë të drejtë gjyqtares hetuese, e cila sipas rekomandimeve të ONM evidentoi disa shkelje nga komisioneri publik.
Në pritje të emrit që do të zëvëndësojë të shkarkuarin, mendja të shkon tek ata që e kanë kaluar sitën verifikuese të ONM-së dhe kanë kredencialet me të larta morale dhe profesionale.
Njëri ndër këta, që mund ta meritonte një besim të tillë, është av. Sergjio Mazreku. Jo vetëm për aftësitë profesionale, por dhe për shkallën e rezonancës publike që ai ka, për shkak të angazhimeve të tij diturore, me shkrime dhe analiza në mbrojtje të platformave që synojnë ta nxjerrin drejtësinë nga kthetrat e politikës dhe çdo lloj tjetër devijimi.
Serrgjio Mazreku ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 2002, ciklin pesëvjeçar si dhe masterin shkencor, dega Drejtësi, Akademia e Biznesit Civil Tregtar me rezultate të shkëlqyera. Ka punuar 14 vjet vetëm si Avokat, funksion të cilin vazhdon ta ushtrojë me përkushtim e profesionalizëm.
Sergjio Mazreku i ka kaluar të gjitha testet përzgjedhëse dhe verifikuese dhe është një figurë dinjitoze e jurispondencës shqiptare, qoftë për bagazhin dhe civinë profesionale, qoftë për kredencialet morale. Ai plotëson kushtet për komisioner publik, në bazë të rezultateve të shpallura nga Operacini Ndërkombëtar i Verifikimit.
Sot nuk janë dhe aq të shumtë në numër ata avokatë, gjyqtarë e prokurorë që përmbushin kriteret e një përzgjedhje dinjitoze për të ushtruar një detyrë të tillë kaq domethënëse për të çuar përpara reformën në drejtësi dhe av. Sergjio Mazreku është njëri prej tyre.
Avokat, publicist, autor librash, humanist në ndihmë të shtresave në nevojë, ai përfaqëson një nga zërat më seriozë të organeve të drejtësisë, në fushën e avokatisë dhe të së drejtës. Kjo për faktin se ai ndodhet gjithmonë në kërkim të përvojave të reja shpirtërore, në angazhime që lidhen me organet e drejtësisë, pjesë e të cilave ndihet si avokat, por dhe në angazhime të tjera që plotërojnë profilin e tij prej njeriu të veprimit, analisti dhe veprimtari shoqëror.
Në librat e tij në fokus janë investigimet për shtetin e së drejtës, për rolin e organeve të drejtësisë në pëshpejtimin e krijimit të një shteti model që të mbrojë dhe përfaqësojë në mënyrë dinjtoze dhe institucionale të drejtat qytetare të çdo individ të shoqërisë sonë.
Me analiza dhe shkrime studimore shteruese ai ka mbrojtur me argumente të fortë reformën në drejtësi, si një nga reformat më të thella dhe më pretenduese të këtyre njëzet e shtatë viteve tranzicion demokratik.
Nuk ka lidhje me asnjë spektër politik, pavarësisht origjinës së tij të djathtë, si pinjoll i derës së Mazrekëve, që lidhet me dy kreyqendra të shqiptarisë etnike, me Shkodrën që është vendorigjina dhe me Elbasanin, ku janë degëzuar shtrirjet e tij në kohë, me familjen historike të Aqif Pashë Elbasnit dhe Luigj Gurakuqit, stërnip i të ciëve ai është.
Avoakt Sergjio Mazreku është një person human, që ka asistuar me qindra çështje gjyqësore falas për nevojtarët dhe të varfërit. Reflektimet e tij në shtypin e përditshëm për nevojën e reformimit të plotë të organave të drejtësisë, para se kjo reformë të hynte në agjendën e ditës së politikës dhe më gjërë, janë pjesë e kredove të tij intelektuale, profesionale dhe njerëzore.
Gjithashtu është sponsor i disa dokumentarëve historikë, që lançojnë figurat emblematike të historisë së kombit, ku në përvjetorin e njëqind të shtetit të parë shqiptar, Sergjioja ka financuar një pjesë të projketeve të bashkisë së Elbasanit për të përjetësuar në dokumentarë e libra ikonat e saj në këtë qytet e më gjërë.
Sergjioja është gjithashtu autor i tre librave politologjiko-analitikë ku fokuson probleme nga më të ndryshmet e më të spikaturat të politikës dhe tranzicionit të vështirë, libra që kanë pasur jehonë në qarqet publicistike, mediatike dhe politike shqiptare.
Kuvendi i Shqipërisë, qoftë pjesa e majtë, qoftë ajo e djathtë, nëse e kanë seriozisht zhveshjen e drejtësisë nga ndikimet e politikës, do ta kishin për nder që t’i jepnin një profesionisti si av. Sergjio Mazreku mundësinë e ushtrimit të detyrës së komisionerit publik, pasi individualitete dhe zëra të tillë premtojnë atë që synon reforma në drejtësi, e projektuar nga ndërkombëtarët dhe e mbështtetur fuqishëm nga mbarë opinioni publik shqiptar.
Komentet