Ministri i financave i Austrisë, Hans Jorg Schelling, ka thënë se dalja e Greqisë nga eurozona “duket pothuajse e paevitueshme”.
Gazeta vjeneze, Die Presse, në botimin e saj të sotëm, e ka cituar ministrin Schelling, që ka thënë se “është e qartë se asnjë vend në çfarëdo kushte nuk mund ta shantazhojë Komisionin Evropian dhe euroshtetet”.
Këto komente u bënë pasi kreditorët e Greqisë dje kanë refuzuar ta shpëtojnë Greqinë nga falimentimi lidhur me pagesën prej 1.6 miliardë eurosh për Fondin Monetar Ndërkombëtar, që duhet të kryhet deri më 30 qershor.
Pavarësisht nga kjo, Greqia organizon referendum më 5 korrik, në mënyrë që votuesit të vendosin se a do të pranohen kushtet e kreditorëve për kredinë e re, për të cilën Athina ka nevojë të jashtëzakonshme. rel
Ende lajme nga 2015?!!!
Jemi me 09-01-2019