VOAL – BERLIN – Gjykata Kushtetuese gjermane ka refuzuar kërkesën e bërë nga Oskar Groening, i njohur si “llogaritari i Auschwitzit”, ai do të vuajë në burg dënimin për katër vite.
Avokatët e 96 vjeçarit, ish vullnetar SS, kishin sjellë si argument moshën e shtyrë të klientit të tyre. As mosha e shtyrë, as gjendja shëndetësore e Groeningut nuk i ka bindur gjykatësit, të cilët kanë konfirmuar dënimin e dhënë nga gjykatë e Saksonisë së Poshtme.
Në korrik 2015 Groening u dënua se kontribuoi në shfarosjen e 300 000 vetave në kampin polak të përqëndrimit.
Komentet