Duke publikuar disa foto të rrugës antike Egnatia e cila është shkatërruar në shumë pjesë të saj, Auron Tare, shkruan se as pushtimet barbare përgjatë historisë nuk e shkatërruan këtë rrugë, ndërsa në Durrës një pallat është ndërtuar mbi portën ku hynin perandorët dhe që hapte Orientin me Oksidentin.
Reagimi i plotë:
Armiqtë e Shqipërisë?
Këto janë pamje nga pejsazhet përgjatë Lumit Shkumbin. Diku më poshtë gjarpëronte rruga e “Mretit” apo e famshmja Via Egnatia. Rrugë që nga ndërtimin i saj modern nga trupat ushtarake romake, kaluan të gjitha ngjarjet historike Europiane. Ketej kaluan ushtritë perëndimore drejt Orientit. Këtej kaluan të gjitha fiset e mundshme barbare që i suleshin Oksidentit. Pak më poshtë nga ky pejsazh, fiset Gote pësuan një nga disfatat e mëdha të shënuara ne historinë e fundit të Romes. Pechenegët e llahtarshëm, Hunët, Avarët, Sllavo- Bullgarët, Gotët dhe Ostrogotët, Kryqëtarët, Dërgatat e Venedikut, ushtritë mercenare të Bizantit. Belisariusi, gjenerali i famshëm që luftoi në gadishulin Italik kaloi këtej me ushtritë e tij. Mesjeta me barbarët e pas tyre ushtritë e tmershme otomane të cilat dolën në Adriatik duke shkaterruar dhe pushtuar Arberinë. Sa rrëfime, këngë, përralla kemi dëgjuar për Turkun e Tmershëm? Turku i cili digjte dhe rrëmbente femijët? Turku qe shkretonte gjithcka që gjente në udhen e vet? Ndërkohë edhe pse kërkon të gjesh gjurmë të këtyre shkatërrimeve apokaliptike kudo në Shqipëri nuk gjen gjë. Pushtuesi i tmerrshëm, Turku i Madh nuk na paska bërë asgjë. Po hic fare me sa duket. Iku dhe turku e theu qafen me gjithe telenovelat dhe ja erdhi Shqiptari. Shqiptari ky patriot i madh i cili i këndon lirisë dhe dashnisë për vendin e vet. Kaloi shqiptari i pa varur dhe krenar në këto rrugë të shkelura nga te gjitha hordhitë barbare te mundshme dhe ja. Shikojeni vetë se cfarë ka bërë shqiptari përgjate rrugës antike Via Egnatia.bw