voal.ch – Audrey Hepburn një nga aktoret më të famshme në Hollywood, por ajo gjithashtu në jetë kishte një rol që pak e dinin: atë të spiunes.
Kjo u zbulua nga Robert Matzen në librin “Vajza Hollandeze: Audrey Hepburn dhe Lufta e Dytë Botërore”, botuar nga GoodKnight Books, ku konfirmohet se si Hepburn e re ndihmoi rezistencën kundër nazistëve në Hollandë.
Aktorja e ardhshme lindi në Belgjikë në vitin 1929 në një familje të klasës së lartë: babai i saj punonte në financa dhe nëna e saj, baronesha Ella van Heemstra, ishte një fisnike hollandeze. Në vitin 1935 babai i saj la familjen dhe shkoi në Londër, Audrey kaloi disa vjet në një shkollë private pranë Dover, Angli, por me fillimin e luftës nëna e saj mendoi se ishte më mirë që ajo dhe vajza e saj të transferoheshin në Holandë.
Megjithë titullin fisnik, familja nuk ishte e pasur: “Nëna ime nuk kishte asnjë qindarkë – zbuloi aktorja, e cila vdiq në vitin 1993 – Prindërit e mi u divorcuan kur isha 10 vjeç, babai im u zhduk, nuk kishim para”.
Më 1942 daja i saj, Otto van Limburg Stirum, u arrestua, u burgos dhe u pushkatua, një tragjedi që bindi nënën e Hepburn, një mbështetëse e nazizmit, për të ndihmuar rezistencën.
Ishte në verën e vitit 1944, kur Hepburn filloi të aktivizihej vullnetarisht për Hendrik Visser `t Hooft, një mjek dhe udhëheqës i lëvizjes antinaziste, dhe kështu u krijuan lidhjet e saj me Rezistencën. Ajo e vuri kërcimin në shërbim të luftës antinazistee, duke filluar të performojë në aktivitete të paligjshme të natës, të organizuara për të mbledhur fonde. Për më tepër, ajo mbajti një gazetë të Rezistencës, Oranjekrant, dhe meqë fliste anglisht, ajo u zgjodh nga Visser ´t Hooft për të përcjellë mesazhe dhe ushqim për pilotët Aleatë në 1944. Sipas djalit të aktores, Luca Dotti, lufta ishte tregimi i saj i preferuar: “Ajo më thoshte se ishte shumë e lumtur me angazhimin e saj në luftë kundër nazizmit”. (Ansa)/EB
Komentet