Edhe në orët e para të natës së parë të protestës së opozitës, vërehet një numër i konsiderueshëm qytetarësh që i janë bashkuar asaj.
Fotografitë e publikuara së fundmi nga deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, paraqesin një situatë të qetë ku qindra protestues qëndrojnë pranë tendave që u ngritën sot nga partitë opozitare.
Kjo formë proteste, e paralajmëruar një ditë më parë, është mënyrë e re e aplikuar nga opozita, e cila po kundërshton dy marrëveshje: atë për Asociacionin dhe Demarkacionin, si dhe zgjedhjen e Thaçit në postin e Presidentit.



Komentet