Fitore e dyfishtë për Farah, triumfon edhe në 5000 – Britanniku Mo Farah, kampion olimpik në fuqi, fitoi medlajen e tretë të artë të njëpasnjëshme në Boterorët në 5000 metra në finalen e Pekinit 2015, me kohën 13:50.38. Në vend të dytë keniani Caleb Ndiku, bronx për etiopin Hagos Gebrhiwet. Në Pekin Farah kishe fituar në dhjetë mijë metra.
50 km marsh: Toth fiton pavarësisht ‘pit stop’ – Provë e madhe force për 32 vjeçarin sllovak Matej Toth në 50 km marsh në Botërorin e Pekinit.
Eaton fiton në Decathlon me një rekord botëror – Amerikani Ashton Eaton fitoi titullin e Decathlon të Botërorit të Pekinit 2015 duke vendosur rekord të ri botëror me 9.045.
800 metra, ar bjelloruses Arzamasova – Marina Arzamasova fitoi medaljen e artë në 800 metra, argjend për kanadezen Melissa Bishop, medalje e tretë e bronxtë për kenianen Eunice Sum.
Stafeta 4X100 femra, ar Xhamaika – Kaërshja e Xhamajkës arriti fitoren duke arritur rezultatin e dytë më të mirë në historinë e atletikës. Argjend amerikanet, bronx Trinidad&Tobago. ansa
Komentet