Në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë ka aterruar kampionia olimpike e botës në xhudo.
Majlinda Kelmendi aterron në atdhe dhe pritet që të kalojë në tapet të kuq e më pas të vazhdojë me agjendën.
Aty është organizuar edhe një koktej i vogël.
Majlinda Kelmendi është pritur nga Kryeministri Isa Mustafa, me të zbritur nga autobusi në aeroportin “Adem Jashari”.
Qindra njerëz kanë dalë për ta pritur në aeroport heroinën kosovare, e cila fitoi medalje të artë në Olimpiadën e Rios.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se fitoren e Majlindës e ka përjetuar me emocione.
“Personalisht e kam përjetuar me shumë emocione. Kjo është meritë e rinisë tonë. Është meritë e Majlindës dhe trajnerit Tonit. Rrugës së Majlindës, besoj, se do të shkojnë edhe sportistët tjerë”, ka thënë Kryeministri Mustafa.
Komentet