FSB deklaroi se arma me të cilën ishte vrarë lideri i opozitës dhe ish-zv/kryeministri Boris Nemtsov ishte prodhim dore me pjesë që u sollën nga jashtë
MOSKË – Shërbimi Federal Rus i Sigurisë (FSB) deklaroi se arma me të cilën ishte vrarë lideri i opozitës dhe ish-zv/kryeministri Boris Nemtsov ishte prodhim dore me pjesë që u sollën nga jashtë.
Në deklaratën e FSB-së që u publikua në mediat ruse u dhanë informacione në lidhje me armën me të cilën u realizua atentati ndaj Nemtsovit më 27 shkurt 2015 afër Pallatit të Kremlinit.
Në deklaratë thuhet se Nemtsov u vra nga një armë e prodhuar manualisht me pjesë që u sollën nga jashtë vendit. Më tej, në deklaratë njoftohet se viteve të fundit është rritur kërkesa për armë të këtilla në tregun e jashtëligjshëm.
Komentet