Policia e Vlorës ka bërë shoqërimin e tre personave si të dyshuar për atentatin me kallashnikov ku mbetën të vdekur dy persona dhe u plagos rëndë një i tretë. Atentati ka ndodhur në një lokal bastesh në shumë pranë Spitalit Rajonal të Vlorës.
Dy të ekzekutuarit janë Ilir Deromema dhe Dhimitër Cani, 60 vjeç. Ndërsa i plagosuri është Krenar Runaj, 53 vjeç, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Dy viktimat dhe të plagosurit ishin ulur në një tavolinë në ambientet e jashtëm të lokalit, në momentin që janë qëlluar me kallashnikov nga një person që zbriti nga një makinë.
Paraprakisht dyshohet se kjo ngjarje ka ardhur nga një hasmëri e vjetër dhe objektivi ka qenë Ilir Deromemaj. Ky i fundit rezulton se është dhe pronar i lokalit ku ndodhi vrasja e dyfishtë.
Komunikata e Policisë:
Rreth orës 22:05, në lagjen “Partizani” Vlorë, ka ndodhur një vrasje me armë zjarri. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Partizani” ku dyshohet se janë vrarë me armë zjarri 2 shtetas dhe 1 tjetër ka mbetur i plagosur :
1- I.D., rrerh 45 vjeç, banues në Vlorë, pronari i një eurolloto (viktimë).
2- Dh.C., rreth 60 vjeç, banues në Vlorë (viktimë).
3- K.R., rreth 50 vjeç, banues në Vlorë (i plagosur).
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
Policia e Vlorës ka ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët dalëse dhe hyrëse të qytetit, me qëllim kapjen e autorëve.
Punohet për detaje të tjera, për të cilat do t’ju informojmë në vazhdim.
Komentet