TIRANE- Dy të rinj kanë mbetur të vrarë e një tjetër është plagosur rëndë si pasojë e të shtënave me armë zjarri ndaj tyre, teksa udhëtonin me makinë. Ndërsa personi i katërt që ndodhej në makinë, një vajzë, u ka shpëtuar plumbave. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00, pranë lulishtes “1 Maji” përballë ish-Ekspozitës në kryeqytet. Autori i ngjarjes dyshohet se i ka bërë atentat të rinjve, pasi ka qenë duke i pritur në rrugë me një armë zjarri tip Kallashnikov, të cilën e ka patur të mbështjellë me një batanije.
Pasi ka qëlluar mbi drejtuesin e mjetit Elvis Gacaj, i cili ka mbetur i plagosur rëndë, dhe më pas mbi te pasagjerët e tjerë, ku dy prej tyre kanë humbur menjëherë jetën, autori është larguar drejt lumit të Lanës.
Por në këto momente vetë drejtuesi i mjetit i është kundërpërgjigjur atij duke qëlluar me armë zjarri tip pistoletë, por autori është larguar duke kaluar në këmbë në anën tjetër të Lanës.
Pasagjerja tjetër, shtetasja me inicialet E.Gj, e cila ishte ulur në sediljen e pasme nuk ka pësuar lëndime, dhe u shoqërua në komisariat ku po merret në pyetje.
Të rinjtë, të moshës rreth 30 vjeç, po lëviznin me një automjet tip “BMW” me targë AA675JS në momentin kur janë qëlluar.
I plagosuri Elvis Gacaj është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën shtetasit Kevin Rugova dhe Aurora Oskian, të dy pasagjerë në mjetin në pronësi të shtetases me inicialet E.Gj.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.
Por dyshohet se në shënjestër të atentatit ka qenë drejtuesi i mjetit, Elvis Gacaj, i cili rezulton të jetë dënuar me parë për vrasje, ndërsa në 2008 ka plagosur një tjetër person.
Ndërsa në gjithë kryeqytetin janë ngritur postblloqe për të kapur autorin.
DYSHOHET PER ATENTAT NDAJ GACAJT
Në shënjestër të atentatit dyshohet se ka qenë drejtuesi i mjetit, Elvis Gacaj, i cili rezulton të jetë dënuar me parë për vrasje, ndërsa në 2008 ka plagosur një tjetër person.
Në vitin 1992 Gaçaj ka vrarë aksidentalisht me thikë shokun e tij, për të cilën u dënua me 14 vite burg.
Elvis Gacaj, 39 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë është autor i dyshuar për plagosjen për motive të dobëta të shtetasit Sefer M., ngjarje kjo e ndodhur më datë 26 korrik të 2008. Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve Ndaj Jetës dhe Shëndetit në atë kohë thanë se kanë realizuar vetëm shoqërimin e shtetasit Elvis Gacaj, i dënuar më parë për vrasje dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale të “plagosjes së lehtë me dashje”, ndërsa nuk dihet nuk është dhënë masë arresti në burg.
DËSHMITARJA: DËGJOVA 10 TË SHTËNA TË FORTA ME ARMË, KISHTE SHUMË NJERËZ NË ATË MOMENT ATY PRANË
Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, në këtë zonë ka pasur shumë njerëz, mes tyre fëmijë e të moshuar. Njëra nga të pranishmet në vendngjarje ka rrëfyer për “News24″ momentet kur janë dëgjuar të shtënat.
“Ndodhesha aty afër me vajzën time të vogël, dhe për një moment dëgjova rreth 10 të shtëna armësh. Ktheva kokën dhe pashë që u mblodhën shumë njerëz. U afrova dhe teksa pyeta çfarë ka ndodhur, më thanë që kanë mbetur të vrarë dy persona. Në atë moment aty ndodheshin shumë njerëz, edhe lokalet ishin plot. U mundova të largohem dhe të mbroj vajzën. Kishte edhe shumë fëmijë e të moshuar aty pranë. Shumë shpejt erdhën forca të shumta policie”, rrëfen dëshmitarja.
Komentet