Adriatiku qesh. Valët e tija
Përkëdhelin bregun lehtë, me dashuni.
Malet vigane shtiellen n’ajri.
Asht vend im, asht vendi im, Shqipnia.
Shqipni, Atdhe i shtrenjtë, pa kursim
Natyra stoli të rralla ty të dha.
Më thuej, cili prej nesh ty të ka pa
Dhe zemra s’i ka rrahë me gëzim?
Për ty, për ty, Atdhe, këndojmë na
Për ty këndoi gojambli Naim!
T’pathyeshme janë, madhështore malet tona,
Kështjella populli i ka pagzue.
Sa malet kryenaltë, Shqipni, rrona,
Ti shqipe krahçelike, ti syfajkue!
Komentet