Është e natyrshme të kërkohet me kujdes dhe të mësohet origjina e një njeriu të madh si Ataturku.
Ai ka lindur në Selanik më 25 dhjetor 1881, në një shtëpi modeste pranë limanit, e cila sot është muzeum. Mbi derën e saj lexohen këto fjalë: Ataturku, shpëtimtari i madh dhe heroi i pashoq i Turqisë, ka lindur në këtë shtëpi më 1881”.
Babai i tij, Ali Rizai, ish nëpunës, por më vonë u muar me tregti private. Nëna e Mustafait, Zybejde-ja ka qenë një zonjë shtëpiake.
Kur M. Qemali vazhdonte shkollën e mesme ushtarake, mësuesi i tij, që quhej edhe ai Mustafa, i propozon:
-Unë quhem Mustafa, edhe ti Mustafa, kjo nuk më pëlqen. Midis nesh duhet të ketë një ndryshim, prandaj këtej e tutje emri yt do të jetë Mustafa Qemal.
Fjala Qemal në fjalorin turko-arab ka kuptimin: i pjekur.
Më 1934 ministri i arsimit i asaj kohe tha në radio:
“Mustafa Qemali është ati i turqve” dhe qysh nga kjo ditë gazetat e populli e quajtën Ataturk. Udhëheqësi i Turqisë të nesërmen mori letërnjoftimin e ri, kur mbiemri i tij ishte shkruar: Ataturk.
E vetmja çështje që ka preokupuar biografët dhe që është diskutuar, ishte origjina e gjyshërve të tij. Disa autorë europianë janë përpjekur ta tregojnë nga raca e huaj, psh shkrimtari i famshëm anglez kapiteni Mr. Harold Armstrong shkruan si vijon:
“Ali Rizai dhe Zybejde-ja ndër turqit otomanë bënin një jetë modeste, por fisnike.. Ali Rizai nuk kishte mendime ideale. Qëkurse ish i vogël, duke kaluar malet e Shqipërisë, pati ardhur në Selanik dhe atje gjeti një punë në zyrën e taksave osmane”. (f. 10)
“Zybejdea s’kishte parë shkollë, por shtëpinë e rregullonte mirë. Qe një vajzë e një katundari të ardhur nga Shqipëria e jugut, nënën e kishte shqiptare nga Maqedonia…. ”
“Në kohën e Sulltan Abdylhamitit, vendi ishte mbushur me kryengritje, sidomos Ballkani dhe Manastiri rreth e rrotull qe bërë “depo baruti” që priste çastin e shpërthimit. Burrit energjik, Mustafa Qemalit, këto ngjarje i dukeshin në favor të dëshirës së tij. Si çdo shqiptari e maqedonasi, instinktet e tij lëviznin kundër çdo fuqie tiranike. Ai me gjithë shpirt ishte revolucionar dhe përparimtar.’’f.15-16
Edhe një shkrimtar arab i quajtur Aziz Hanki, ish-ambasador në Ankara, shkruan si vijon:
“Zybejde-ja që vjen nga një baba shqiptar dhe mëmë maqedonase, prej të cilëve ka marrë vullnet, liri, egoizëm dhe ashpërsi, deshte t’i jepte djalit të saj një edukatë fetare.Por Mustafa Qemalit i ziente në damarë gjaku i Lekës së Madh dhe i Mehmet Ali Pashë Kavallës”(f 68-69).
Profesori turk Enver Behnan Shapolyo shkruan:
“Për gjyshërit e Ataturkut kisha pyetur një shok shkolle të Ataturkut, që ka qenë deputet, i quajtur Haxhi Mehmet. Ai më tha: -Gjyshërit e Ataturkut janë nga komuna e Dibrës, Koxhaxhëk, të cilët kishin ardhur nga Konja e Anadollit dhe fl isnin turqisht, për këtë shkak quheshin edhe “konjarë”….. (f. 21)
Shkrimtari i mirënjohur Jakup Kadri Karaosmanoglu, i cili gjatë viteve 1934-36 ka shërbyer në Tiranë si ministër i Turqisë, thotë:
“.. Në fakt prej këtij kombi kanë dalë disa burra shteti të mëdhenj. Po vallë këta njerëz a janë krejtësisht prej racës turke?- Kurrën e kurrës! Disa nga ata janë hungarezë, shqiptarë, boshnjakë, grekë, armenë, izraelitë, të islamizuar..
Po edhe disa shkrimtarë subjektivë të perëndimit, duke gabuar, nuk kanë dashur t’i japin popullit turk këtë nder me burra të mëdhenj. Dhe më në fund janë mundur të na marrin edhe Mustafa Qemalin tonë! Ata janë lodhur ta konsiderojnë Ataturkun si bir i një ati e mëme nga raca e huaj…. ”.
Ende le të shtojmë se, shkrimtari historian Murat Sertoglu me pseudonimin “Eski bir Pehlivan” (Një ish-pelivan), në gazetën Terxhuman të datës 1 prill 1970 ka shkruar si vijon:
“…. Dikur për të mësuar biografi në e Ataturkut dhe sidomos prejardhjen e tij, kisha vajtur deri në Selanik dhe kisha bërë hulumtime… Së pari, shënoj se Ali Rizai efendiu ka qenë njerku i Ataturkut… Babai i vërtetë i Mustafa Qemalit është Beqir Agai. Ai quhej Beqir Aga, shqiptar.. Punonte rojtar në doganë. Ishte i ashpër, por njeri i ndershëm. Zybejde hanëmi ishte bashkëshortja e tij. Beqir Agai kishte vrarë një kaçak, kontrabandist të doganës dhe kishte rënë në burg, ku dhe kishte vdekur…
Zybejde hanëmi nga bashkëshorti i parë ka patur dy djem, Sureja dhe Mustafa dhe një vajzë; Makbule. Zonja Zybejde pasi mbeti e ve, u vendos në çifligun e Muhsin
Beut, afër aeroportit të sotëm në Selanik. Zybejdea, pasi u martua me Ali Riza efendiun, të tre fëmijët jetimë i regjistroi mbi burrin e dytë.. Sureja beu, kur ishte kapiten ushtrie kishte kryer vetëvrasje për një shkak të paditur… ” Unë këto shënime i bëj për t’i shërbyer historisë… ” citon profesori turk Murat Sertoglu…
***
Ky lajm me pretendime të rëndësishme, në shtypin turk dhe në qarqet intelektuale zyrtare bëri bujë. U botuan mjaft shkrime protestuese.
Shkrimtari Murat Sertoglu me pseudonimin “Një ish pelivan” në të njëjtën gazetë (Terxhuman) më datë 4 prill 1970 botonte këtë përgjigje të shkurtër:
“Për shkrimin që botova lidhur me Ataturkun, prej lexuesve mora mjaft letra dhe më kërkuan me telefon. Madje shumë nga ata u munduan të vinin deri në gazetë dhe kërkuan informata plotësuese. Atyre u rekomandova të paraqiten tek ish-ambasadori z. Firuz Kesim, i cili është nga të afërmit e tij fi snorë dhe z. Ali Këllëç që ka qënë pjesëtar më i afërm personal i Ataturkut. Dijenitë e plota mund t’i siguroni nga ata zotërinj të lartpërmendur”. (Një ish-pelivan-Murat Sertoglu).
Pasi kjo çështje u mbyll, shkruan Nexhip Allpan, kopjet e gazetës “Terxhuman’’ ia dërgova zotit Nezir Leskoviku, i cili kishte ardhur në Stamboll për t’u kuruar dhe banonte pranë bijës së tij. Zoti Nezir Leskoviku më 12 prill 1970 më shkruante:
“Kur lexova shkrimet e ish-pelivanit m’u ngjall një kujtesë. Një ditë në Tiranë, kur po bënim muhabet me disa shokë në kafenenë “Kulla e Sahatit” pranë nesh asistonte edhe një ish-oficer që kishte jetuar në Turqi. Duke u përzier në bisedën tonë tha: “Unë shërbimin ushtarak e kam kryer pranë ushtarëve të M. Qemal Ataturkut. Një ditë Pashai më dha urdhër:
-Sillëm kalin! Ia solla, po ai m’u zemërua duke më pyetur: Hani bunun eyeri? Unë u hutova fare, u shastisa, nuk dija se ç’të bëja, se nuk dija çdo me thënë “eyer”. Pashai e kuptoi hallin tim dhe më sqaroi shqip :
-Shalën more shalën, ku e ka. Pra më duket se mjaft ojnë këto fjalë për t’u bindur se ai fliste shqip si ne’’.
Edhe një ngjarje të jetuar do të shtojmë për të saktësuar se Mustafa Qemali e dinte mirë shqipen : Kur diplomati Asaf Xhaxhuli, kolonjar, më 1926, i paraqiti Ataturkut Letrat Kredenciale dhe filloi t’ia lexonte ato frëngjisht, Ataturku e ndërpreu dhe i tha: Të lutem, mos më folë frëngjisht por turqisht ose shqip, se unë di shqip dhe zoti Asaf Xhaxhuli ia ktheu shqip. Po kështu bisedat intime të Musftafa Qemalit me Mihal Gramenon dhe Bajo Topullin në Selanik më 1908 janë bërë në shqip.
***
Opinioni intelektual i Turqisë nuk pranon që Ataturku të ketë rrjedhur nga një racë e huaj. Në të vërtetë Mustafa Qemali në Turqi njihet dhe cilësohet si një bashkatdhetar turk, ati i turqve, Ataturk.
Me këto rreshta që po shkruajmë nuk diskutojmë dhe kurrsesi nuk duam të themi që Mustafa Qemali rrjedh nga një racë e huaj. Atëhere kemi bërë pjesë në të njëjtën perandori, atributet dhe kontributet i kishim të përbashkëta. Asnjë herë shqiptarët nuk janë konsideruar racë e huaj në atë perandori, që ishte një nga perandoritë më të mëdha të globit, përkundrazi ata kanë qënë në krye të vendit dhe siç është shprehur ambasadori i Turqisë në Tiranë Ahmet Rifat Okçun, në promovimin e monografisë “Shqiptarët në perandorinë Osmane” shqiptarët kanë qenë margaritarët, diamantet e perandorisë.
Nga komuniteti shqiptar kanë dalë kryevezirët më të fortë që ka patur perandoria siç mund të përmendim Qyprylinjtë, pushteti i të cilëve ka qenë më i fortë dhe më efikas se autoriteti i sulltanëve të asaj kohe, ata e shpëtuan perandorinë nga një rrëzim total, i dhanë gjak.
Shkrimtarja qemaliste Halide Edip Adivar në një letër që i shkruante Ferit Vokopolës më 1937 i thoshte: “Shqiptar do të thotë vëlla i vërtetë, që është shkrirë me jetën e turkut”.
Miku im historian, Prof. Nezir Bata ,që e lexoi këtë libër para se ta botonim, me dashamirësi më tha: “Ti ke qënë ambasador në Turqi, këtë pjesën që flet për origjinën e Ataturkut më mirë hiqe se nuk dihet se si do të mendojnë turqit.
Iu përgjigja mikut tim se këto janë shkruar në shtypin turk, nuk kemi shtuar as pakësuar asnjë gërmë, gjithçka që themi janë marrë nga enciklopeditë, librat dhe gazetat e Turqisë, gjithçka bëhet me dashamirësi për t’i shërbyer historisë.
***
Dhe me që jemi këtu le të themi edhe një episod nga jeta e Mustafait të Madh. Ishte një kohë që në Turqi u shfaq dhe u rrit një frymë ksenofobe ndaj të huajve, bile kjo shfaqej hapur në opinionin publik dhe filluan të përpiloheshin lista për t’i përzënë nga Turqia.
Ndër ithtarët e kësaj fryme ishin dhe zyrtarë të lartë. Një ditë këto lista Ismet Ynonyja ia paraqiti Ataturkut në zyrë, i cili pasi i hodhi një sy, i tha Ynonysë : Më vini mua në krye të listës se edhe unë jam shqiptar. Pas kësaj fryma ksenofobe shkriu si një flluskë sapuni.
Mirëpo pse të lodhemi kot: vetë Ataturku jetëshkrimin dhe kombësinë e tij e ka shkruar me dorën e vet dhe ka theksuar:
“Ne mutlu turkum diyene” që në shqip domethënë: “Sa i lumtur të bëhesh turk.” Shkurt nënvizojmë se Ataturku ka qenë atdhedashës dhe kombdashës turk.
Ataturku për kombësinë kërkonte tre kushte kryesore: “mendime, ndjenja dhe gjuhë turke..’’
Pretendimet dhe imagjinatat e Armstrongut, Ataturku i pat përgënjeshtruar me anën e shkrimtarit dhe gazetarit të mirënjohur Nexhmetin Sadak, në gazetën Aksham me datën 7 dhjetor 1932.
Pashallëku i Egjiptit dhe Mehmet Aliu
Shqiptarët me etnogjenezën arbnore humane në perandorinë osmane nuk ishin egoistë. Sami Frashëri thotë: “Shqiptarët kanë shërbyer më shumë për botën e jo për veten e tyre”. A nuk është kuptimplote kjo poezi popullore: “Ah!, o shqipëtar i mjerë, Seç m’u vrave për të tjerë ; Për të tjerë e për të huaj, Duke hequr edhe vuar ;
Puna të ka shkuar kotë, se ke punuar për botë!”
Perandoria osmane në kohën e tatëpjetës kërcënohej edhe në Lindjen e Mesme edhe në Afrikën Veriore. Shtetet imperialiste si Franca, Anglia, Italia, donin të shtinin në dorë Egjiptin, që kishte vlera të rëndësishme gjeopolitike e strategjike nga pikpamja ekonomike, tregtare dhe ushtarake.
Perandori francez Napoleon Bonaparti më 1798 u nis të pushtonte edhe Egjiptin. Otomanët për t’i prerë hovin dërguan një ushtri të përbërë prej ushtarëve të zgjedhur shqiptarë, të komanduar nga oficerët e dalluar shqiptarë Tahir Pasha dhe Mehmet Aliu nga Kavalla. Mehmet Aliu kishte lindur në Kavallë, por ishte një shqiptar
i kulluar. Pasi theu Napoleon Bonapartin, kapiten Mehmet Aliu u vendos në Misir (Egjipt) dhe më 1801 u emërua Pasha (gjeneral) dhe më 1805 mori në dorë pushtetin lokal të Egjiptit, modernizoi armatën e themeluar prej ushtarëve shqiptarë. Më 1812 nënshtroi bajraktarët me origjinë aziatike Memlukët, që nuk rrinin urtë. Më
1867 vilajeti i Egjiptit i drejtuar nga dinastia e Mehmet Ali Kavallës mori titullin Hidiv. Mehmet Ali Pasha ishte shtrirë deri në Sudan, duke nënshtruar edhe feudalët e Arabisë, që përbënin problem për perandorinë osmane.
Mehmet Aliu deshi të aneksonte edhe Sirinë, që ishte kufi me Anadollin. Porta e lartë, nuk u kënaq, pati frikë se ky kryepasha reformator, që qetësoi Misirin nga pikëpamja politike, ekonomike, kulturore, ndërtimore mund të pushtonte edhe
Stambollin. Ashtu ndodhi. Ushtria e Mehmet Aliut dhe e perandorisë osmane u ballafaquan në Anadoll. Sundimtari i Egjiptit dhe i biri i tij Ibrahim Pasha, erdhën deri në Kytahja, afër Stambollit. Padishahu kërkoi ndihmë nga Rusia, por ndërhyri edhe Anglia. U nënshkrua një marrëveshje në favor të Egjiptit. Sulltan Abdylmexhiti u detyrua ta njohë përsëri Egjiptin si shtet të pavarur më 1841. Në dinastinë e Mehmet Aliut pranë arabishtes dhe turqishtes flitej edhe shqip. Mehmet Ali Kavalla ishte lodhur dhe plakur, ndërroi jetë në Stamboll më 1849 dhe u varros në një tyrbe. Në Aleksandri i është ngritur statuja prej bronxi.
Mehmet Ali Pasha sillej si një perandor. Kishte zhvilluar lidhje diplomatike e politike me shtete të huaja. Ai pati lidhje miqësore me Mustafa Pashë Bushatin, me udhëheqësit popullorë si Zylyftar Poda e Tafi l Buzi ( !833-1835). Dinastia e kësaj familjeje në Egjipt vazhdoi deri më 1956 dhe kanë sunduar këta pashallarë:
Abaz Pasha 1849-1853
Mehmet Sait Pasha 1854- 1863
Ismail Pasha 1863 1875
Mehmet Tevfi k Pasha 1889-1892
Haxhi Ilmi Abaz Pasha 1892- 1914
Hysein Kemal Pasha 1914-1917
Ahmet Fuat Pasha 1917- 1934. Ky sundimtar më 15 mars 1922 ishte shpallur mbreti i Egjiptit.
Mbreti Faruk 1936-1956. Ky bir i Ahmet Fuat Pashës nuk njihet për karakter të mirë. U rrëzua nga revolucioni që udhëhoqi gjenerali Naser dhe u dëbua nga Egjipti më 1956.
*Ish-ambasador i Shqipërisë në Turqi
Komentet