Paul Eluard (Portret nga Pablo Picasso)
Ata flokët e tu të portokalltë në zbrazëtinë e botës,
në zbrazëtinë e qelqeve të rëndë të heshtjes dhe
hijes, ku me duart e zhveshura kërkoj çdo pasqyrimin tënd,
Kimerike është forma e zemrës sate
dhe dëshira ime e humbur dashurisë tënde i ngjan
O psherëtimave të qelibarit, ëndrrave, shikimeve.
Por jo gjithmonë ke qenë me mua, ti. Kujtesa
më është errur ende tek të shoh të vijsh
dhe të zhdukesh. Koha ka fjalë, si dashuria.
Komentet