Një astronom e kishte zakon të dilte
çdo natë jashtë për të studiuar yjet.
Një natë teksa nëpër fshat ai bridhte,
ra në një pus, teksa mendjen ngulte në qiell.
Ndërsa ankohej dhe bërtiste, iu qas një kalimtar.
Duke e ditur ndodhinë, i foli me zemër në dorë:
“I dashur, ti përpiqesh të dish se çfarë ka në qiell,
dhe ndërkohë nuk shikon aspak se çfarë ka në tokë!”
Kjo fabul mund të shërbejë për ndokënd
që mburret me gjëra të hatashme,
ndërsa i shkreti nuk mund të bëjë as atë
që bëjnë përditë të gjithë normalët.
Komentet