VOAL – MELBURN, FLORIDA – Ish astronauti Buzz Aldrin, një nga amerikanët e parë që zbarkoi në hënë, do të drejtojë një institut të ri kërkimi në Florida, që synon hapjen e një rrugë drejt eksplorimit dhe banimit të Marsit, shkruan voal.ch.
The Buzz Aldrin Space Institute, njofton Reuters, do të jetë i bazuar në Institutin e Teknologjisë në Florida, i njohur gjithashtu si Florida Teknik, që ndodhet rreth 40 milje (64 km) në jug të Kennedy Space Center të NASA-s në Melburn.
Aldrin, 85 vjeç, dëshiron të zgjerojë programin e tij afatgjatë të eksplorimin të hapësirës që përfshin fluturimet njerëzore, robotikën dhe iniciativat e shkencës. Qëllimi i tij afatgjatë është vendosja e vendbanimeve të përhershme në Mars rreth vitit 2040.
Ai shpreson “që të bëhet shumë më i përfshirë në operacionet dhe drejtimin e programit tonë të hapësirës, NASA, por kryesisht duke inkurajuar fuqimisht përfshirjen ndërkombëtare,” siç iu tha Aldrin gazetarëve në një konferencë shtypi ku shpalosi iniciativën.
Qasja e tij mund të përfshijnë dërgimin e njerëzve në Hënë, e cila është vizituar për herë të fundit nga astronautët në vitin 1972, dhe krijimi i një posti në një nga hënat e Marsit.
Aldrin do të shërbejë si këshilltar i lartë i organizatës hulumtuese. Ai gjithashtu do të jetë në fakultetin Florida Teknik si një profesor i kërkimit i aeronautikës, por nuk do të jetë në rolin e mësimdhënësit, tha presidenti i universitetit Anthony Catanese.
Në vitin 1969, Aldrin dhe komandanti i Apollo 11 Neil Armstrong u bënë njerëzit e parë që zbarkuan në hënë. Armstrong vdiq në vitin 2012.
Aldrin dhe partnerja e tij u zhvendosën nga Kalifornia në Satellite Beach, Florida, në fillim të këtij viti.
Komentet