Deputeti i PD-së është fotografuar në Kazino duke luajtur bixhoz,
Me bjerrë kohën dhe paret e popullit, nga populli, për popullin,
Me bjerrë kohën e debutetit dhe luajt në kumar paret nga taksapaguesit,
Me shpërdorë kohën e deputetit të destinuar me zgjidh hallet e elektoratit që e ka votuar.
Kur një pensionist paguhet me 100 Euro për 40 vite punë, Astrit Patozi këndellet duke luajtu poker e humbur dhjetra pensione në një dorë.
A nuk do të ishte e mjaftueshme kaq për t’ia dorëzuar drejtësisë deputetët e Parlamentit të Shqipërisë që harxhojnë taksat e popullit nëpër Kazinotë e Shqipërisë dhe botës?
Por kjo është modë e klasës politike shqiptare, e vanitetit dhe parazitizmit të tyre që hedhin në erë pare që mbajnë erë.
Edhe rasti Patozi, si plot raste të tjera bie në vesh të shurdhër të mediave, të pseudoopinionistëve, të shoqërisë civile dhe institucioneve të sigurisë kombëtare.
Pra shkurt nuk ka shtet.
Apo edhe sepse të gjithë shtetarët i frekuentojnë sallat e bixhozit?
Ndryshe pse rrinë të gjithë të gurosur?
Hesht edhe elita dhe intelektualët,
Sikur u mumizuan edhe kur fotot e Patozit u publikuan këtyre ditëve.
Heshti edhe vetë Patozi me gjithë flamurin e tij për ringritjen e PD me një grup ish deputetësh demokratë të njohur për pasurimin e tyre si politikanë.
Reagoi vetëm Besnik Mustafaj në rrjetin social dhe tha se nuk ishte ai në foto me Patozin, dhe se me Patozin nuk kishte qenë asnjëherë në kazino.
Shkuarja nëpër Kazino e deputetëve apo zyrtarëve të lartë shqiptarë është një akt skandaloz në vetvete të cilin nuk duhet ta tolerojë as shoqëria, as shteti dhe as partia nga vjen deputeti.
Shoqëria civile që bën organizime për të çorganizuar dhe trushplarë shoqërinë shqiptare do të duhej të kishte dalë menjëherë në protesta, por duke qenë pjesë e sistemit klientelist ata janë të punësuar nga partitë dhe në shërbim të politikanëve të korruptuar.
Quo vadis kështu Shqipëri?!
Quo vadis kështu Shqiperi?
Duket se kane vendosur te realizojne objektivin e pashpallur te “Rilindjes” mavi – Shqiperia Nje Milion.
Vetem shikoni sa shqiptare ne vit e braktisin Shqiperine?! Konkluzioni arrihet lehte.
E dhimbshme shume M Nela. Ju pershendes.
Shume mire per shkrimin per Patozin . Tani beni gati artilerin e rende:1) Sot,Trupi gjykues në Gjykatën e Tiranës ka dënuar kompaninë CEZ-DIA të Kastriot Ismailajt që t’i paguajë kompanisë shtetërore të energjisë OSHE, plot 9.5 milionë euro. Kjo është një shifër e vogël, krahasuar me humbjet që ka pasuar shteti shqiptar në gropën e madhe të privatizimit të OSHE-së në vitin 2009. Sa për ilustrim, vetëm për ndërmjetësim, Nuel Kalaj ka tërhequr 7 milionë euro brenda ditës cash, si shpërblim se ka sjellë çekët në Tiranë. 2) Edi Rama akuzohet per korrupsion, ish –zëdhënësi i Pentagonit, J.D. Gordon, në një intervistë për emisionin Fox Business, në kanalin prestigjoz Fox Neës, tha se kryeministër Rama eshte i lidhur me korrupsionin dhe që drejton një mazhorancë parlamentare të korruptuar. Raporti konfidencial i OSBE, i tetorit të vitit 2014, i botuar ekskluzivisht nga Lapsi.al, fliste për një pasuri prej 200 milionë eurosh që kryeministri shqiptar Edi Rama ka në kompani offshore dhe që menaxhohet nga vëllai i tij Olsi Rama. Por deklaratat e ish –zëdhënësit të Pentagonit mbeten akuzat e para publike . Keto jane temat!
Na e dergo linkun ku eshte botuar dhe e boton edhe Voal menjehere. Ju flm
Vetem ne shqiperi ndodh qe skandale financiare, shkelje ligjore ,dhe korrupsion galopant ,nuk denoncohen ,jane bere pushtetaret me pasuri perrallore dhe nuk ju hyn nje gjemb ne kembe ,tallen me taksapaguesit ,me nje urrejtje prej skllavropronaresh ,ky gjume i tmerrshem i shoqerise civile eshte vrastar. Po vazhduam keshtu ,jemi te marre fund si komb ! Nuk e meritojme kete katrahure ,por fatkeqsisht po e perjetojme ne heshtje !