Prishtinë – Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani do të presë sot në takim këshillin e kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu do ta mbajë një fjalim rasti për sfidat dhe preokupimet e komunave derisa temat që do të diskutohen në këtë takim janë:
Roli i komunave në parandalimin e dhunës me bazë gjinore, roli i pushtetit lokal në zhvillimin e turizmit në Kosovë, bashkëpunimi mes presidencës dhe komunave në realizimin e projekteve dhe sfidat e komunave në qeverisjen lokale. sn