Ditën e djeshme 4 kamionë të tonazhit të rëndë u ndaluan në Fier për kontroll nga policia e Fierit.
Pas kontrollit rezultoi se kamionët kishin kaluar kontrabandë mallrat në pikën doganore të Kakavijës.
Prej ditës së djeshme kur u publikua lajmi, Syri.net ka biseduar me disa njohës të sektorit doganor të cilë kanë shpjeguar se si ndodh kontrabanda dhe se si bëhen “golat” në kësi rastesh.
Në gjuhën e pononjësve të doganës dhe biznesmenëve që bëjnë kontrabandë, termi “gol” përdoret si fjalë kyçe për çdo sasi kontrabande që kalon, qoftë kamion apo çfarëdo.
Ekspertët e fushës i thanë Syrit se kjo që u zbulua dje është vetëm maja e asjbergut për çfarë ndodh në pikat doganore shqiptare çdo ditë, veçanërisht në atë të pikës kufitare Kakavijë.
Ata pohojnë se kjo pikë doganore është kthyer në një “autosatradë” kontrabande, dhe që është shndërruar në të tillë, ka një ujdi të gjerë mes krerëve të policisë së Qarkut Gjirokastër, polici e cila drejtohet nga Ardian Çipa dhe doganierëve.
Fakti që katër kamionët nuk janë ndaluar në territorin e Qarkut Gjirokastër e përforcon këtë fakt dhe hedh dyshime se kapja e tyre në Fier, më shumë se rastësore është e qëllimtë, çështje pazaresh të prishura.
Megjithëse pati disa të arrestuar dhe të tjerë të shpallur në kërkim, sërish ky lajm po kalon si një ngjarje e zakonshme, kur në fakt bëhet fjalë për miliona euro mallra që mund të futen çdo muaj kontrabandë në Shqipëri.
Një hetim i thellë nga ana e organeve të drejtësisë do të duhet të përfshijë patjetër gjithë kupolën drejtuese të Policisë Gjirokastër dhe Drejtorisë së Doganës, nëse ndalet me kaq, i gjithë operacioni është thjeshtë çështje sulmi të brendshëm mes kontrabandistësh.