KALAJA “ROZAFAT” SHKODER
Atéditë kur s’ parit të pashë më mbeti n’ sy pamja e një nuses së bukur!
E bardhë, e dritëshme, e bukur, e naltë, plot gzim, e buzqeshun dhe me një ambelsi që shkelqente prej tallazeve t’ujnave bilur rreth teje Rozafë!
Silleshin përsilleshin e perplaseshin per shkambijët tuej plot rreze drite!
Vezullonin gurt’ e tu,bash si t’ishin diamante që era e freskët shperndanë në të kater anët e rruzullit toksor, bash si t’ ishin në njëditë feste, kur i madh e i vogel vraponte tek Dera yte e hapun per të gjithë Shkodranët.
Po, po, shka merr prej grykës së Bunës e deri shka syni perfshinë andej shkambit t’ Raznës, brij lumit Kir’ e deri në të derdhun t’ Drinit, nder ato zallishtat tua o e bukra Rozafë, vezullojnë e shperthejnë vetem shkelqim!
Unazat e arta t’ atyne urave që shndrisin edhe naten rreth teje o e bukra eme, vetem ndriçojnë gjarpnimet e rrugve tua, o shkamb i pathyeshem!
E nder Shekuj gjithmonë kryenaltë dhe e nderueme per veprat tua! Ti kurr nuk dijte kujt i thonë “vransinë robnije”, se s’ njofte asnjëherë në të gjithë jeten tande thundren e huej, apo t’ atij pushtuesi barbar që vetem naten tinzisht u mundonte me të there me shpatë n’pabesi mbas shpine!
Mundohej me pabesinë e hasmit me të xanë befas, po harronte se muret e saja gjithë vrima janë të mbushuna plot me dallndysha e trumcakë, që as natë e as ditë gjumin e dekës këso jete s’ e njofin! Janë plot’ e çohen të trembun kur kjoftë edhe një lesker murit lot vendit murrlani i Shkodres!
Pak kush e kupton cicrimen e tyne kur edhe një kokerr ranë i zgjon ato!
Veç kur kushtrimin lëshojnë në roje të perjetëshme të çerdhes së tyne!
Perjetësisht aty ruejnë vezët e tyne të freskëta, me të cilat ata me një roje të madhe mendojnë per t’ ardhmen e asaj Kështjelle të Lirë dhe t’bukur!
Dy fjalë perjetësisht të paprekëshme n’ Atë Kështjellë Heroike!
Prandej, kemi edhe pse të krenohemi me rrugët tua gjarpnusha dhe të pasterta si biluri, mbi ata shkambij që nder Shekuj nuk i njoftën as patkojt’ e as thundrat e bishave tyne t’ pabesa, që gjithnjë veshtrojshin si gjarpij me sytë e tyne tinzarë e të djallzuem ashtusi kishin edhe shpirtin.
E, n’ se dishroni me njoftë pastertinë e atij ajri freskues si fllad pranvere, jo larg, do të shifni si valvitet Ajo cohë e Kuqe që sjellë pranveren aty. Po, po, atje tek rrfanat e murosuna të atyne që humnin edhe jeten per Liri!
E kur Teuta yte zamadhe i qendroi Beses ashtusi Shkodrani e kishte zakon, u trand edhe Taraboshi i thinjun buzë atij liqeni që s’ lante turp! E nder Shekuj mbushej e shprazej simbas zakonit të vjeter tue ua lmue ato koka të shkelqyeshme t’atyne peshqëve t’ argjentë që, me një bukuri të pashoqe notojnë nder thellsitë tua o liqeni i bukur i Shkodres! Po bukuria e dallgëve tua o liqe i Shkodres nuk ka asnjëherë fund, kurr të sosun perderisa deri atje larg në zallishtat tua vezullojnë rrezet e diellit deri vonë, deri në të sosun të atyne rrezeve të prarueme të asaj dite që tash sa qinda vite nuk njohin errsinë. E pa u kujtue ndryshojnë Shekujt !
Rrukullisen e zhduken si mos t’ ishin kenë nder gropat e thella t’ robnisë, që kurr persa e sa vite nuk ju nda atyne humnerave të pafund e errsine. Dhe, në të dalun të dritës lajmojnë të parët gurt’ e Rozafës atje naltë! Qe, erdhëm prap me shkelqye gurt tuej o Bija eme! E jeta fillon persëri atje!
Dikund aty afer nder kaçuba ferrmandash shperthejnë të bukrat vjollca e, era e kandshme e tyne gjallnon edhe shkrepat e tua o Rozafa eme! Jeta nder ato kthesa asht aqsa e bukur edhe plot dritë e kënaqësi pranverore.
Ajo nuk çilë si lulet, po shperthen si t’ ishte një vullkan i vertetë që laven me plot aromë ua veshë mureve tua o Rozafa eme e bukur, plot jetë!E aty, qendron madhështia e pastertisë s’ ate shpirtnore o Rozafa ynë e bukur!
Me vite të tana më sillte pa e kuptue atje tek Ti ajo rruga e bukur e Urës së pulave e, pa u kujtue fillojshe me ju ngjitë perpjetës s’ate të gurtë dhe aq sa të vjeter sa fiset tona Ilire, deri në naltësi të pafund të atyne mureve tua o Rozafa e ynë e moçme, sa gurt’ e pathyeshem të pleqnisë sate trime.
E mos u çudit aspak kur nder thellsitë e ujnave perrreth teje të prekesh me duert tua ata gur të daltuem nga Trimat e pasosun të atyne viseve që persa të jetë jeta janë të paharrueshem, të perjetshem e të pavdekshem!
Po, po, Rozafa eme!
Edhe sot nder shpatullat e tyne janë xhurmët e gurve tuej o Rozafa eme! Ato gjurmë nuk fshihen asnjëherë se janë daltue me bajoneta çeliku atje thellë nder eshtnat tua, o trim i asaj Ilirisë së gjakosun nga t’pa ten Zotët!
Pikrisht si sot mbas XXI shekujsh vuejtje, mjerim, e der n’ pafundsi të një robnija të panjoftun nder sa shekuj të shkuem o Shkambijt’ e mij! E bash në mësheftësinë tande, thellë në tokë, asht tuneli i shpresës së jetës që t’ duket se humbë nder zgavrrat tua të mëshefta ku shpnesa rilindë atë jetë të këputun, po gjithmonë të sigurt perballë hasmit vrastar’ e gjaksor.
Aty poshtë pranë Urës së Bunës veç kur shef buzqeshjen e shpetimtarve!
E lundra çanë dallgët rrembyse t’ ujit të freskët që Shpirtin të gjallnon!
Asht një Bot’ e tanë që vrret me të gjithë forcen e Shpirtit “Liri”!! E Bota sot flenë në dafinat e saja bash si dikur kur i Madhi Gjergj Kastrioti, ishte i shtrimë n’ atë shtrat prej cilit nuk u ngrit kurrma! Asnjëherë kso jete!
E një hije pa asnjë shenjë drite e shkelqimi ra edhe mbi ty o Rozafa eme!
Vetoi qielli e nuk mbeti një gur i yti o Rozafa eme, pa rrjellë lot vaji! Deri poshtë ujnat e Drinit, Bunës dhe t’ Kirit u turbulluene e dallgët e tyne ku ato permbyten brigjet tua Rozafa eme, rroposën e llomitën muret tua prej Guri të skalitun me aq mjeshtri sa asnjë vend rreth Rrozullimit, as nuk i njofti e as nuk ka nder sarajet e veta, ku dielli hynë e s’ din me dalë!
E një heshtje Rrëmaji e pushtoi Shkodren tande o Rozafa eme plot jetë!
Një za u ndigjue dikund atje nder shpella shumë larg pertej Zallit Kirit:
“O Zot, hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar !!” Ishte atje Nanë Tereza!
Sa madhështi ruejnë permbrenda ata Gur të Rozafës s’ Yte, o Nana eme!
Ata janë brilantët Tuej të çmueshem o Rozafa e Shkodres sonë heroike!
Ti rrnofsh e kjofsh sa Fiset tua fisnike e Malet e nalta t’Tuat kreshnike, O e bukra Rozafa eme e pashoqe, O Zambaku faqebardhë i gjithë Europës!!
O shkamb i pathyeshem Guri pranë Alpeve tona të bukra si drita e diellit!
Rrnofshi sa Gurt e atij themeli të palëkundun i Nanës së Këshillit të Mirë, E perjetëshme n’ ata Troje shkambi t’ pathyeshme, o e bukra Rozafa eme shum’ e nderueme nder Shekuj! Rrnofsh..!
Melbourne, 29 Qershor 2024.