Krahasimi i Prof.Isa Mustafës me Presidentin historik Dr.I. Rugova,nga disa simpatizantë të LDK-së, është një fyerje dhe njollosje e figurës brilante të Presidentit Rugova!
Rugovistat E Bashkuar është me Lidhja BesëLidhja dhe Rugovistat Ldk Bashkuar.
29 Mars në 1:55 MD ·
Tradita Vazhdon në Hap me Rugoven në miqësi të Përherëshme me SHBA-të….
Krenaria e LDK-së Akademik Isa Mustafa✌✌
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe unë, i besojmë pa rezerva Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I kemi besuar gjithmonë dhe gjithmonë na ka rënë mirë
Më poshtë do sjell fakte, nga dy libra të ish Kryeministrit, Jusuf Zejnullahut: “Stuhi lufte mbi Kosovë” dhe “Rezistenca e thyer”, duke i lexuar përmes tyre kam mësuar të vërtetën historike të pamohueshme për Prof.Isa Mustafën.
Isa Mustafa u tregua, njeriu karrierist, i pazareve nga viti 2014, kur bëri koalicion me PDK-në, e deri në ditët e sotme, ka bërë shumë gabime të mëdha në dëm të Kosovës, si përkrahjen që i dha Hashim Thaçit të bëhet president i Kosovë, miratimin në Parlamentin e Kosovës për faljen e Çakorit, Kullës, Hajalës, me 8.200 hektarë tokë Malit të Zi. E deri tek rrëzimi i Qeverisë aktuale të Albin Kurtit. Idesë së Beogradit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, si gjithmonë i kaprirë Presidenti Hashim Thaçi, nga radhët e LDK-së ju ka bashkangjitur harmonikashi Skënder Hyseni, cili udhtoj së bashku me H.Thaçin në Amerikë për marrje leje…
Po këta, Thaçi,Kryeministër e Hyseni Mninistër i Brendshëm në vitin 2015 në Vjenë të Austrisë, kanë nënshkruar dokumentin për demarkacionin përcaktues të vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, sigurisht jo pa dijen e Isa Mustafës,sepse S.Hyseni ishte i LDK-së, në faktë gjithmonë është bërë krahë i PANit. Kësaj radhe nuk dua të merrem me ata të subjekteve tjera politike, sepse kam shkruar shumëherë,e përsëri do shkruaj. Kësaj radhe do merrem vetëm me të parin e LDK-së, Prof.Isa Mustafa, mendoj se kam të drejt,sepse jam me LDK-në dhe,kam kontribuar në mënyrë të organizuar në shumë fusha,nga viti 1990 e deri në ditët e sotme.
Në vitin 2014 pata bërë një shkrim me titull: „LDK kurrë më si dikur”.
http://www.zemrashqiptare.net/news/38557/xhafer-leci-ldk-kurre-me-si-dikur.html
Nuk dua të merrëm me gjëra për të cilat nuk posedoj dëshmi, siç shkruajnë disa për keqëpërdorimin e 3%-shit.
Për ta njohur të vërtetën se kush është Isa Mustafa, po e filloj me kohën e Qeverisë së Jusuf Zejnullahut, të cilën e ka drejtuar ai nga 4 dhjetori 1989 e deri me 5 korrik 1990. Dihet se këtë Qeveri, me grusht-shtet, e ka rrëzuar Serbia.
Shënim: Unë Xh.Leci, z.Jusuf Zejnullahu, e kam takuar në janar të vitit 1992 në Lugano të Zvicrës dhe në tetor 1992 në Lubjanë të Slovenisë.
Në vitin 2015 kam zhvilluar një intervistë me J.Z.
http://www.zemrashqiptare.net/news/39546/leci-interviste-me-kryeministrin-jusuf-zejnullahu.html
I kam lexuar dy libra të Jusuf Zejnullahut: “Stuhi lufte mbi Kosovë” dhe “Rezistenca e thyer”, përmes të cilave kam mësuar më shumë për Isa Mustafën. J.Zejnullahu shkruan: Si kryeministër që isha, Isa Mustafën e kam punësuar në Qeverinë e Kosovës, vetëm pse ka qenë ish drejtor i Entit për Planifikim, i cili i mbante të gjitha shënimet për Kosovë dhe nuk doja që të kam probleme në kontinuitetin e përdorjes së tyre ditor në Qeveri. Ka qenë ky sektor minor në qeveri pa rëndesi, perveç kryerjen e shënimeve. J.Zejnullahu, shkruan se një muaj e gjysmë pas zgjedhjes në krye të Qeverisë, kuvendit ia kam ofrue dorëheqjen, pasi kam ardhë në konflikt të rëndë me udheheqjen politike të Kosovës, në krye me Rrahman Morinën dhe udhëheqjes së Serbisë, që donin ta rrënonin Autonominë e Kosovës. Bashkë me mua kanë dhanë dorheqje edhe 6 antarë shqiptarë të Qeverisë. Isa Mustafa nuk ka dhanë dorëheqje. Pas 4 muaj sa ka zgjat debati dramatik Kuvendi i përkrahur nga populli shqiptar i Kosovës nuk donin të ma aprovonin dorëheqjen, Isa mustafa nuk ishte në dorëheqje dhe u radhit në anën e udhëheqjes politike të Kosovës të drejtuar nga Rrahman Morina dhe asaj të Serbisë, çka në shtypin dhe TV-të e Serbisë I.Mustafa u cilsonte si luftëtar konsekuent i politikës së Serbisë ndaj Kosovës.
Në mbedhjen vendimtare të Qeverisë së Kosovës dhe të Qeverisë së Serbisë, ne të cilën që në expoze, në fillim të mbledhjes, e hedha poshtë politikën e Serbisë ndaj Kosovës dhe e mbështeta altënativen politike, dmth, të LDK-së, Isa Mustafa kjart u deklarue kundër Alternativës, që do te thotë kundër LDK-së dhe nuk vuni asnjë dyshim në politikën e Serbisë, ndaj rrënimit të pozitës kushtetuese të Kosovës, që në mbledhje u kuptue si kundërshtim i hapur i qendrimeve të mija, mbi politikën e Serbisë pushtuese dhe u kërkue votim, për pranimin e ultimatumit të Serbisë. Në këtë situatë, duke hedhë poshtë këtë ultimatum prej 5 pikave, e kam ndërpre mbledhjen e pëbashkët pa e aprovue atë.
Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje pas katër muajve debate në kuvend, tek pasi Tomislav Sekulliq, anëtar i qeverisë, në kuvend deklaroi se Jusuf Zejnullahu dhe 6 anatarë shqiptarë kanë dhënë dorëheqje, se nuk pajtohen me politikën e Serbisë mbi Kosovën. Pas kesaj delegatët ju kanë drejtue Isës me kërkesë që të deklarohet se a është për qendrimin kryetarit Zejnullahu a po me Serbi. Tek pas këtij presioni Isa ka dhënë dorheqje. Dihet se Kuvendi i Kosovës nuk e ka pranuar dorëheqjen time, shkruan Jusufi, por ne vend të saj e ka votue votëbesimin e plotë. Pas grusht-shtetit të Serbisë, unë jam larguar nga Kosova, bashkë me kuvendin e Kosovës, për te vazhduar punën. Kam mund t`i tuboj vetëm 5 antarë të qeverisë, dy janë burgosur ndërsa të tjerët kanë kaluar në ilegalitet.
Nga e majta: Jusuf Karakushi, Jusuf Zejnullahu, Isa Mustafa, Muhamet Bicaj,Salih Shabanaj, biznismen, mik i Stipe Mesiqit,ish kryetar i (YU) dhe më vonë i Kroacisë, si dhe nip i ish drejtorit të RTP, Agim Malaj.
Në mesin e tyre ishte edhe Isa, të cilin e solla nga Rjeka në Samobor afër Zagrebit, ku isha në ilegalitet të thellë, pasi kërkohesha nga KOS-i, shërbim sekret ushtarak, për burgosje me akuzë “për rrënimin e shtetit jugosllav”. Në atë kohë isha i përqendruar në formimin e qeverisë së unitetit bashkë me LDK-në dhe në marrëveshje të plotë me kryetarin Dr. Ibrahim Rugova, me të cilin u dakorduam në një takim në Zagreb, për formimin e kësaj Qeverie. Paralel punonim edhe në strategjinë e veprimeve, në kushte të okupacionit në drejtim të mbijetimit të popullit me një kontribut prej 1,5% dhe të çlirimit nga okupacioni. E kemi hartue projekt vendimin për kontribut dhe Isën e kam obligue që të udhëheqë me kët punë që do te thotë me financa.
Duke u nisur nga kjo pa ndonjë qëllim e pa dashje nuk i kam pas para sysh veprimet e Isa Mustafës në Qeverinë paraprake te drejtuar nga Nazmi Mustafa, sepse ajo Qeveri ka aprovuar dy vendime të rënda për të keqen e Kosovës, një e ka aprovuar vendimin për izolimin e mbi 150 intelektualve shqiptarë atdhetarë të Kosovës para aprovomit te Kushtetutës se Serbisë dhe, e dyta ajo Qeveri i ka pranuar vendimet e Serbisë me të cilën hiqet autonomia e Kosovës, do me thënë e ka pranuar kushtetuten e Serbisë për heqjen e autonomisë së Kosovës. Ky lëshim ka shkaktuar pasoja në punën e Qeverisë, ma von në të gjitha momentet e kundërshtimit të politikës së Serbisë në Kuvend dhe sjellja në Mbledhjen e dy qeverive Kosovë Serbi ne Gërmi të Prishtinës dhe ma von ne mërgim. Për mue është tejet enigmatike si ka mundësi një njeri cili ishte kundër altenativës që do të thotë kundër LDK-së, te bëhet kryetar saj pas vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova?!
Është siptomatike se I.Mustafa në vazhdimësi ma ka bërë me dije se nuk dëshiron të vazhdon punën në qeveri, por ma vonë ai do të hynë në Qeveri të Përkohshme të LDK-së, e cila u formue me një grup të delegatëve bash në kohën kur ishim në aktivitet të përbashkët për qeveri të unitetit. Isa i cili kishte obligim kushtetues të konsultohet me mua, në tinzi u fut në një Qeveri të Përkohshme, që do të thotë se nuk ishte hera e parë që bënte këso mashtrimesh. Bisedat dhe aktivitetin për formimin e qeverisë së unitetit dhe bisedat me kryetarin e LDK-së Ibrahim Rugovën, nuk i kam diskutue me antarët e qeverisë e as me Isën, sidomos pas pubikimit të bisedave tona dhe mbledhjeve të kuvendit në shtypin e Beogradit, që u pa se dikush nga rrethi i brendshëm po jipte informata. Është shumë e dyshimtë se si u futë I.Mustafa në Qeveri të Përkohshme, duke ditur qendrimin e tij kur dihet që LDK-së, ia kemi dorëzue një kopje të stenogramit nga mbledhja e Gërmisë.
Gabimet deri në faje të Isa Mustafës, nuk janë të zakonshme për një akademik. Karrierizmi i tij është i shfrenuar. Por edhe shantazhimi është i mundshëm, veçse i një natyre tjetër nga ata të PAN-it. Pabesia e dinakria janë të dëshmuara, si në sjelljen ndaj ish-presidentit Sejdiu, braktisjen e VLAN-it, koalicioni me PDK-në fshehurazi partisë, bërjen e Hashimit president, përkundër porosisë të Ibrahim Rugovës e tjera, deri tek Mocioni, ku preferohet PAN-i, edhe pse dihen të bëmat e tij kriminale, para Vetëvendosjes!
Njëfarë “Lidhja”, e cila u reklamua në zgjedhjet e vitit 2015, a mos ishte ajo LDK-ja e re, për të cilën kryetari Isë premtori pas zgjedhjes së tij në Kuvendin e 7-të të LDK-së?! Pastaj u heshtë, sepse disa rugovistë nëpër komuna nuk e përfillën, e injoruan, me dyshimin si diçka e keqe.
Ethet për t`u bërë president, janë një arsye tjetër, që Isa Mustafa shkel mbi çdo parim, në kërkim të aleatëve të rinj, sepse deputetët e VV-së nuk e duan një Hashim të dytë president!
Nga e majta: Jusuf Karakushi, Jusuf Zejnullahu, Isa Mustafa, Muhamet Bicaj,Salih Shabanaj, biznismen, mik i Stipe Mesiqit,ish kryetar i (YU) dhe më vonë i Kroacisë, si dhe nip i ish drejtorit të RTP, Agim Malaj.
Lufta, më e drejtë është të thuhet masakra, në Kosovë mbaroi. Lirinë dhe pavarësinë i kemi dhuratë nga ndërkombëtarët. Epërsia diplomatike dhe ushtarake e Serbisë, në raport me Kosovën, është e dukshme. Por një luftë diplomatike mund të bëhet, duke krijuar forcën prijëse, nga spektri politik i pa inkriminuar. Kjo u arrit me shumë mund, por u shkatërrua me dashjen e LDK-së, duke inicuar Mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti! Ky rast unik, shtoi dyshimin në Isa Mustafën, me rrethin e tij të ngushtë, ka një vartësi nga bota e nëndheshme, pra e PAN-it.
Isa Mustafa, si intelektual, kurrë nuk provoi ta krijojë as unitetin brenda-partiak dhe as atë në raport me forcat progresiste të spektrit politik të Kosovës. Ai zhveshi LDK-në nga fryma rugoviane, kopjoi praktikat e partive ekstreme të majta, duke kthyer metodën moniste të zgjedhjeve në parti, për të mbetur sundimtarë të dhunshëm të LDK-së. Kryetari Isë, duke ruajtur postin e kryetarit, pa hyrë në votën e fshehtë, në dy Kuvendet zgjedhore të fundit të LDK-së, ia mundësoi edhe klanit të tij këtë vazhdimësi sundimi. Tani e shantazhojnë atë se “po na lëvizi nga postët, e ndajmë LDK-në!”
Thirrja në strukturat e partisë, është kamuflim i dalë boje. Këtë e provoi edhe Mocioni, që përkundër vullnetit të strukturave, të anëtarësisë dhe të shumicës së popullit, po e kthen PAN-in në pushtet. Përjashtimi i PDK-së dhe përqafimi me dy partitë tjera të PAN-it, AAK dhe Nisma, është mashtrim neveritës i klanit Mustafa. Sepse të bëmat e krimit të organizuar, të korrupsionit dhe të haraçit masiv, janë po aq të shprehura, sa edhe tek shefja e tyre PDK-e
Wendlingen, 03.04.2020
Komentet