Për rastin e Klan Kosovës u organizuan me dhjetëra debate, intervista, pati shumë reagime gjithandej, por askund nëpër media e debate nuk u panë protagonistët kryesor: pronarët e Klanit dhe gazetari që e zbuloi këtë skandal….
Pra në asnjë media nuk u ftua të dëshmoi e vërteta, madje as në debatet që i organizoi Klan Kosova askush nuk e pa pronarin e Klanit në këtë rast Kushtrim Gojanin për ta pyetur a është ky vetëm një “gabim teknik” apo si qëndron e vërteta pra për të dhënë sqarime se pse e ka regjistru pronësinë e Klan Kosovës me dokumente të Serbisë?!
Askush nuk e pa Baton Haxhiun i cili ishte “kumbari” i kësaj tradhëtie ndaj Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Asnjë deklarim nga Batoni se si dhe pse e dërgoi pronësinë e Klan Kosovës në ishujt British Virgin Island tek njerëzit e Braça Kariçve dhe Llukashenkos…
Pra askush nuk e thirri gazetarin që e zbuloi këtë skandal për ta shpjeguar të gjithë ngjarjen sepse ata nuk ishin të interesuar të thirret e vërteta.
Nëpër debate e emisione u thirrën “analistë” që paguhen nga dreqi e i biri për ta shtrembruar të vërtetën duke tentuar ta keqinformojnë opinionin publik.
Përkundrazi makineria propagandistike që financohet nga Devollët u mblodhën në ambinetet e Klan Kosovës dhe tentuan që të organizojnë edhe fushatë linçuese ndaj meje dhe medias sime.
Disa të ashtuquajtun gazetarë më kanë kontaktuar në telefon duke më bërë pyetje nga gjetjet e “hulumtimeve” të tyre ndaj meje dhe medias sime.
Sigurisht që kam qenë i hapur ndaj tyre dhe iu kam përgjigjur pyetjeve që kanë qenë të interesuar dhe me këtë rast edhe i kam demantuar.
Të shkretët ata mendojnë që edhe unë jam si ta dhe funkionoj si ta…
Megjithë këtë konfuzitet që po mundohen ta paraqesin në opinion publik nën ombrellën e lirisë së fjalës gjërat janë shumë të qarta: o të solidarizohemi me pronarin e Klanit (me adresë Peç/Serbia) o me Kushtetuten e Republikës së Kosovës.
Si nuk u vie turp, pas gjithë asaj çfarë na ka ndodhur si popull nga okupatori Serb ata çohen dhe nxjerrin pasaporta të Serbisë dhe i regjistroni kompanitë e tyre me adresa të tilla si Peç/Serbia?
Unë po çuditem se si po kërkojnë që populli të solidarizohet me ta kur kanë bërë marrëzi të tilla?
Pra në tër këtë maskarallëk që kanë bërë vëllezërit Devolli unë rreshtohem dhe solidarizohem fuqishëm me Kushtetuten dhe Integritetin Territorial të Republikës së Kosovës