Ju kerkoj ndjese ne qoftese bezdiseni qe ne rradhet qe shkruaj gjeni vuajtje, mjerim, halle… po mendoj qe e gjithe Shqiperia eshte kthyer ne nje hall te madh, ne populli ku bejne pjese njerzit e ndershem, intelektualet e ndershem, pensionistet qe gjithe jeten u rropaten ne pune e tani enden duke ngritur syte nga qielli… ka qe jane lodhur kaq shume sa ju betohem , kerkojne edhe vdekjen si shpetim… SI UNE!
Sot ne mengjes, duke mu dridhur kembet e duke u mbajtur ne shkop, u nisa drejt ambulances, nuk ndjehesha mire i gjithe trupi me dridhej(ju kujtohen filmat e Çarli Çaplinit, qe i perthyeshin gjunjet kurre ecte…ashtu me ndodhi dhe mua sot!)…oh sa e gjate mu duk rruga edhe pse ambulanca nuk eshte larg godines time…mbrita! U ula tek shkalla e nuk ngopesha me fryme. Personeli mjeksore jane shume te mire erdhi me vrap doktori dhe infermjerja dhe me futen brenda! Gjeja e pare qe me bene, me maten tensionin…doktori tundi koken duke mbledhur buzet fort, me mati diabetin, hapi gojen dhe syte i moren nje pamje te frikeshme…dhe me tha frazen e zakoneshme ”i ke hypur vagonit te fundit”!
Edinja qe do ma thonte, po sot ndjehesha keq dhe nuk bera shaka, po lotet si mbanja dot! Do thoni ” shtrohu ne spital” pupupu, ku te vesh, a nuk shkruajta perpara ca koheve per gjendjen atje( kurre operova vellane, apo perpara nje vit e gjysem kurre me vdiq nena) Jooo, atje as hasmin mos e pafsh! Doktori me dha nja tre ilace per emergjence nga ato te ”lirat” s’e nuk kam mundesi te blej te shtrenjta…po s’ka me ”ilace te lira” jo…cmimet kane shkuar ne stratosfere! Ah Ilir Beqja, ti i vure dermen mjekesise…e akuzojne dhe ay kthehet menjehere ne akuzues…bejne pasa njeri me tjetrin…dhe vazhdojne secili ne bizneset e veta!
Si nuk doli ndonjeri fajtor more ZOT, te vihet ne banken e te akuzuarit, de denohet, t’ju sekuestrohet pasuria…po vrases, trafikante, politikane, deputete hedhin valle ne boten e krimit dhe krijojne per popullin ISMAIL MORINA! I ziu djale e shperbene nga vet vetja, e bene ”SHERIF ME PATLLAKE NE BREZ”…DHE E RRASEN NE BURG! Dhe tani ulerine…me faj, pa faj, te dale, mos dale… POLITIKA SHFRYTEZON GJITHÇKA! Te dale more qe c’ke me te…ati i vune nje barre qe te iken koka…ay ndoshta s’e kupton s’e ka delirin e te riut…dhe mungesen e kultures! Edhe une do ta firmosnja peticionin , le ta ndjenin veten fitimtare ata qe e hartuan per kredo politike…i shkreti djale, ah politike gjakepirese, s’kursen asgje!!!
Komentet