Delegati asht kthye në Shqipni dhe i ka tregue Ahmet Zogut përgjegjën e Papës. Zogu asht kenë i squet dhe nuk ka hy në asnjë lidhje me shtetet e Lindjës. Papa, tue pa nevojën e një rishikimi të
mardhanjëve me Shqipni, ka thirrë Ministrin e Vatikanit që merrej atje me shtetet ballkanike dhe e ka ngarkue me detyrën e rishikimit të problemeve në këte zonë. Ministri ka thirrë një grup klerikësh që do të vinin në Shqipni me pa dhe me veprue si duhet ma mirë, që shqiptarët të shtojnë lidhjet me vendet e Europës. Në këtë grup jam thirrë edhe unë, prandej më kujtohet e saktë koha më tha At Gardini dhe vazhdoi:
“Ishte viti 1925 atëherë kur unë ishe në Chieri të Torinos, në përgatitjën përfundimtare për Jezuit… Me kenë se ndihej nëvoja me dijtë gjuhën shqipe, menjëherë kam fillue me mësue gjuhën. Kështu, kur kam ardhë këtu dhe jam takue së pari me Don Ndre Mjedjën, pat kenë habitë sa mirë e kishe mësue shqipën pa mësues. Ju ba qejfi kur i thashë përmendësh një vjershë të tijën, që më pat prue atje bashkë me fjalorët e shqipës At Zef Valentini. Me të ardhun këtu ai grup klerikësh pat hapë katër kapakësh dyert e shkollës së Jezuitëve edhe për Myslimanë dhe Ortodoksë, madje bahej edhe mësimi i besimit të tyne në orë të posaçme për ta. Kujtoj ndër nxanësit e mirë të besimit Mysliman vëllaznit Pipa dhe Dr. Bekteshin, që më kanë mbetë në mend, por ka pasë edhe të tjerë edhe që kanë tregue qëndresë kundrejt valës komuniste si, Myfit Q. Bushati, që u akuzue për grupin e xhakonit Mark Çuni dhe nuk foli një fjalë randuese për At Faustin dhe At Dajanin. Kjo valë shkatrroi gjithshka ishte fillue me ndërtue këtu. Më vjen keq shumë për atë brez intelektualësh që u zhduk e që ishte aq mirë i pregatitun. Këta ndryshime që po bahën do Zoti e sjellin të mira, por prej të rijëve që janë të përgatitun prej atyne që ishin deri dje në Pushtet asht zor me pritë ma shumë, ndoshta gabohem e ashtu kjoftë po, asht e vështirë me ia ndreqë kambët qenit”.
Rusët kanë pasë një spital me famë që operonin njerzit me kockat e qejve… Atje me siguri asht “operue” edhe mbasardhësi i bulldokut Ever Hoxha, trashigimtari i tij besnik dhe i paisun me të gjitha cilësitë e tij, anadollaku Ramiz Alia, i cili tue pasë dyert e hapuna nga Shtrausi i Gjermanisë për me hy në Europë, jo vetem që mbyllë deren nga Europa, po edhe “kërcen nga dritarja e nevojtores dhe me ibrik në dorë kerkon hymjen e Shqipnisë në Konferencen Islamike…”
Mbasardhësit e sotem të lidhun për ushkurin e tij vazhdojnë tradhëtinë!
Lexoni me kujdes fjalët e theksueme të Papës! Nuk bahet fjalë fare se a do të na lejojë Europa me hy apo jo në Bashksinë Europjane, tue hy në “Konferencen Islamike”?!
Thuhet e kjartë: “Në kjoftë se doni me ruejtë edhe atë pak Shqipni që ka mbetë!”, pra sot asht fjala e shprehun saktë për ekzistencen apo per mosekzistencen e Shtetit Shqiptar!