Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, SHBA, miratoi këtë :
Duke qenë se në Kosovën e Shqipërisë Etnike mbi 90% shqiptarë i përkasin KOMBIT SHQIPTAR, askush nuk gëzon asnjë të drejtë, që t’ua imponojë (as me paqe e as me luftë) ndonjë “komb të ri” siç po manipulohet dhe po propagandohet me të ashtuqujaturin “komb kosovar” të autorit Nexhmedin Spahiu, i cili deri tani ka shkruar tri libra antishkencore dhe antikombëtare (2005-2021) për t’i zhveshur dhe tjetërsuar mbi 90% të shqiptarëve nga përkatësia e KOMBIT SHQIPTAR.
Kjo përpjekje dhe, këtë atak politiko-propagandistik antikombëtar dhe anticivilizues primitive të Nexhmedin Spahiut, që në Kosovë ta shpërfytyrojë KOMBIN SHQIPTAR, për të gjithë ne është vepër penale kundër identitetit kombëtar shqiptar në Kosovën e Shqipërisë Etnike.
Prandaj, Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, në Prishtinë, në Shkup dhe në Tiranë, duke u bazuar në mbrojtjen e interesit të përgjithshëm të KOMBIT SHQIPTAR, të ruajtjes dhe të kultivimit me çdo kusht të identitetit dhe të vlerave të tij historike, gjuhësore, etnike, kombëtare, kulturore, politike, gjeopolitike, territoriale dhe shtetërore, THËRRET ELITËN POLITIKE ZYRTARE SHQIPTARE TIRANË-PRISHTINË, që sa më parë të jetë e mundur, të nxjerrin ligjin unik përkatës për sanksionimin e veprimtarisë agjenturore propagandistike antikombëtare të Nexhmedin Spahiut, i cili qe 16 vjet gënjen dhe mashtron shqiptarët, Ballkanin dhe Evropën me paçavaruet dhe me deklaratat e tij mediatike, se gjoja në Kosovë “ekziston një komb kosovar” !?
Duke qenë se në Kosovë nuk ka kurrfarë “kombi kosovar”, por vetëm një komb shqiptar, me ngulmë kërkojmë që, si qeveria dhe parlamenti i Kosovës, ashtu edhe qeveria dhe parlamenti i Shqipërisë, të marrin masa urgjente juridike ligjore për sanksionimin e kësaj vepre penale të Nexhemedin Spahiut, që po trumbeton shkatërrimin e kombit shqiptar në Kosovë (2005-2021).
Për pezullimin e një propagande dhe agjitacioni të vrazhdtë antihistorik, antiqytetërues, vetëmohues antikombëtar shqiptar të Nexhmedin Spahiut, çdo komb, çdo elite shekncore dhe çdo htet normal no botë, deri tani do të kishte marrë masa ndëshkuese ligjore dhe kushtetuese, mbase N. Spahiu është i pari dhe i vetmi shqiptar në Ballakn e në diasporë, që ka shpifur “kombin e kosovar” mbi KOMBIN EKZISTUES SHQIPTAR në Kosovë , me qëllim që të zhbëhen edhe si etni, edhe si komb shqiptar !
Ndaj, imponohet pyetja: -Si është e mundur që ndaj këtij fenomeni absurd, antinjerëzor, poshtërues dhe mohues antikombëtar të N.Spahiut, qe pothuajse 2 dekada (2005-2021), Qeveritë dhe parlamentet e njëpasnjëshme të Kosovës dhe të Shqipërisë, si akademitë e tyre ( u themi të tyre, sepse janë të financuara nga këto dy shtete) nuk kanë bërë asgjë për parandalimin e propagandës subversive antikombëtare të “kombit kosovar” të Nexhemdin Spahiut, që ka për qëllim zhbërjen e kombit shqiptar në Kosovë. Një heshtje e këtillë është e papranueshme dhe e pajusitifikueshme, si nga ELITA ZYRTARE SHTETËRORE, ashtu edhe nga ELITA SHKENCORE Tiranë – Prishtinë.
Propagandimi i N. Spahiut pëe zhdukjen e KOMBIT SHQIPTAR në Kosovë, nuk është biznes privat a grupor; nuk është çështje vetëm e një individi a grupi privat personash, por çështje madhore, që i përket gjithë KOMBIT SHQIPTAR, ku pa zërin dhe pa pëlqimin e tij, askush nuk ka të drejtë, që të shkarravis “kombe të reja” qoftë edhe Nexhmedin Spahiu me paçavuret e tij të publikuara: 1) “Drejt kombit kosovar”, Mitrovicë, 2004; 2) “Foshnjëria e kombit kosovar”, Prishtinë, 2014, si dhe 3) “Kosova dhe Shqipëria në të ardhmen, më afër apo më larg njëra-tjetrës”, Prishtinë, 2021).
Si më sipër, ne jemi tejet të shqetësuar dhe të preokupuar me fantazmën absurde, antikombëtare, antishkencore dhe me tradhtinë e ashtuquajtur “KOMBI KOSOVAR” të autorit Nexhmedin Spahiu, paflet ky politiko-propagandistik, subversiv dhe, pjellë e teorisë së komplotit sllavo-bizantin, që me shekuj lufton, duke përdorur të gjitha mjetet e forcës, si dhe të gjenocidit kolonial për zhdukjen e qenies etnike, biologjike dhe territoriale shqiptare në Ballkan. Ky fenomen i rrezikshëm përban vepër të rëndë penale, që pikësëpari bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës (15 qershor 2008); me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë ( 1998); me të drejtën historike natyrale të etnikumit antik dhe to sotëm autokton shqiptar, si dhe me interesin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të Shqipërisë Etnike, edhe pse kjo është e copëtuar dhe e kolonizuar nga shtetet fqinje (Greiqa, Serbia, Mali i Zi dhe “Maqedonia”) .
Po i rikujtojmë të gjithë armiqtë e kombit shqiptar se nëpërkëmbja, bastardimi dhe mohimi i tij, duke ia imputuar “kombin kosovar” dhe “gjuhën kosovarishte” për ekzistencën e së cilës nuk është në dijeni asnjë shqiptar, asnjë popull në Ballkan, as në Evropë e as në botë. Prandaj, duhet ta kenë të qartë si DIELLIN, se kurrë nuk do të pranojmë, në asnjë formë atëfarë paçavure-“kombi kosovar” të shpifur dhe të trilluar nga fantazma ndjellakeqe dhe e kobshme e “kovaçit” Nexhmedin Spahiu.
Gjithashtu, Nexhmedin Spahiut (“babës) po ia rikujtojmë edhe këtë aksiomë të së vërtetës mbi kombin, të pohuar nga eruditi dhe poligloti ynë Rilindës, Fan S. Noli : ““Njëriu mund të zgjedhë cilëndo fe që ka trashëguar prej stërgjyshërve dhe që i pëlqen, por s’mund të zgjedhë një tjetër kombësi dhe të luftojë të tijën, pa vënë në ballë një vulë të madhe prej tradhëtari”.
Prandaj, kërkojmë që qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë së bashku me parlamentet e tyre, duke u bazuar në ligj dhe në kushtetutë, si dhe në të drejtën natyrale dhe etnike të kombit shqiptar, të marrin masa urgjente përkatëse legale për parandalimin dhe për sanksionimin e propagandimit të “kombit kosovar”, fenomen ky, negativ dhe përçarës i kombit shqiptar.
Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, SHBA, më 26 nëntor 2021,
Kryetari,
Prof.Dr. Skënder Kodra
Komentet