Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, më 12 nëntor 2020, lëshon këtë
K O M U N I K A T Ë
UÇK-JA ISHTE FORCË KRYENGRITËSE LEGALE PËR REALIZIMIN E SË DREJTËS SË VETËVENDOSJES, KURSE SERBIA ISHTE AGRESORI-INDUSTRIA E KRIMEVE TË GJENOCIDIT NË KOSOVË (1912-1999)
Përmes kësaj KOMUNIKATE apelojmë Kuvendin e Kosovës që të shpallë Referendum lidhur me validitetin jurdiko-ligjor të Dialogut të Brukselit (2011-2020) dhe të Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë, e cila ka filluar nga puna, porse është në shpërputhje me normat dhe me rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke qenë se vetëm ndaj palës shqiptare-UÇK-së çlirimtare kryengritëse si palë ndërluftuese ka filluar procesimin e pjesëtarëve të saj të dyshuar për krime të luftës në Kosovë (1998-1999), pa përfshirjen e palës agresore pushtuese serbe. Ky është nonsens juridik i së drejtës ndërkombëtare.
Ne konsiderojmë se vetëm gjykimi palës shqiptare- UÇK-së, duke mos përfshirë edhe palën serbe, e cila është fajtore dhe përgjegjëse e vetme për kryerjen e krimeve të terrorizmit institucional dhe të gjenocidit të saj në Kosovë (1989-1999), është i njëanshëm dhe njënacional, që lë për të dyshuar në objektivitetin e dënimit të pjesëtarëve të UÇK-së, sepse ata nuk kanë kryer krime të luftës siç i padisin dhe si i ngarkojnë kriminelët serbë dhe bashkëpunëtorët e tyre, të cilët UÇK-në, edhe sot e quajnë “organizatë terrosite”. Ndërkaq, krimet e terrorit, të terrorizmit dhe të gjenocidit të tyre i fshehin dhe nuk i pranojnë para bashkësisë ndërkombëtare, duke e quajtur veten “të pafajshëm”!?
Këtë tezë të falsifikuar dhe të ndryshuar liderët politikë serbë po orvatën, që t’ia imponojnë edhe Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë, me qëllim që kjo UÇK-në ta kualifikojë si “organizatë terroriste”, ashtu siç figuron kjo akuzë e ndyrë dhe e shpifur në qindra e mijëra faqe të aktpadisë së tyre, deponuar kësaj Gjykate në Hagë, me qëllim të fundit që t’i murkullojnë krimet, masakrat, reprezaljet dhe vrasjet në masë të shqiptarëve në Kosovës (1989-1999).
UÇK-ja nuk ishte “ndërmarrje e krimeve” në Kosovë, por palë ndërluftuese legale
Lufta e UÇK-së është e lidhur drejtazi dhe zhdrejtazi me realizimin e së drejtës së vetëvendosjes dhe të pavarësisë së Kosovës, je me industrinë e krimeve të kolonializmit gjenocidal t֝ë Serbisë në Kosovë (1912-1999)
Lindjen e UÇK-së e kushtëzoi sistemi i egër kolonial pushtues qindravjeçar serb (1912-1999), i cili me dhunë, me terror, me gjenocid dhe me shpërngulje masive ia shkurtoi dhe ia mohoi të gjitha të drejtat dhe liritë elementare, si dhe atë kolektive kombëtare popullit autokton shqiptar, duke e vrarë, duke shfrytëzuar ekonomikisht dhe, duke e ankesuar dhe kolonizuar gjithë territorin e Kosovës.
E gjithë kjo gjendje e kolonizimit të shqiptarëve dhe të territorit të Kosovës, UÇK-së dhe mbarë popullit kryengritës të Kosovës, de fakto dhe de jure i dha të drejtën, që të ngrihen në kryengirtje të përgjithshme gjithëpopullore kundër agresionit, shtypjes, shfrytëzimit, reprezalieve, masakrave, deportimeve masovike, shkatërrimeve etj. Kjo rezistencë mbarëpopullore me UÇK-në në krye kundër krimeve serbe në Kosovë, nuk ishte vetëm e drejtë historike, e drejtë morale dhe e drejtë politike, por edhe e DREJTË E NJOHUR sipas së drejtës ndërkombëtare, sepse çdo popull në botë ka të drejtë të ngrihet dhe të luftojë kundër çdo forme të shtypjes, të terrorit dhe të shfrytëzimit kolonialist, mbase ky është krim ndërkombëtar, dënueshëm edhe sipas objektivave dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Prandaj, pavarësisht nga përpjekjet e këtilla të politikës dhe të propagandës antishqiptare të Beogradit zyrtar, me qëllim që paditë dhe akuzat e dosjeve të gjykatave policore të regjimit kriminal dhe gjenocidal të Slobodan Milosheviqit t’ia imponojë dhe t’ia diktojë Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë për ta kualifikuar UÇK-në si “roganizaatë terroriste”, e cila de fakto dhe de jure ishte Orgnizatë Ushtarake Çlirimtare Kombëtare, edhe për nga misioni i saj historik dhe luftarak, edhe për nga karakteri i saj juridik ndërkombëtar.
Me një fjalë, UÇK-ja ishte forcë kryengritëse e domosdoshme për realizimin e së drejtës së vetëvendosjes me rrugë të armatosur kryengritëse si i vetmi instrument ushtarak, legal dhe politik , duke qenëse Serbia agresore kishte refuzuar dhe shteruar të gjitha format politike për njohjen e së drejtës së vetëvendosjes së Kosovës në mënyrë paqësore dhe, në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Pra, lufta e UÇK-së nuk ishte “kantjer “ e as “ndërmarrje krimesh” siç i akuzojnë kriminelët vrastarë serbë, por forcë legale kryengritëse, ndërlidhur me të drejtën e përdorimit të forcës së armatosur për realizimin e së drejtës së vetëvendosjes, dhe si mjet i vetëmbrojtjes kundër agresionit dhe pushtimit të Serbisë kolonialiste (1912-1999).
Prandaj, apelojmë Gjykatën Speciale që veç palës shqiptare, t’i sjellë në Hagë, edhe serbët e dyshuar për krime të luftës në Kosovë. Kjo është e domosdoshme për drejtësinë ndërkombëtare, që të vërtetohet se kush ka kryer krime gjencodi në Kosovë, njësitet paramilitare, policore dhe militare serbe apo Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Pse Amerika dhe NATO-ja bombarduan forcat terroriste kriminele agresore serbe e jo UÇK-në ?
Sepse de fakto dhe de jure, UÇK-ja ishte orgaizatë kryengritëse çlirimtaree, kurse Serbia ishte terroriste dhe kriminale , sepse vrau dhe masakroi “11.840” civilë shqiptarë në Kosovë, me qëllim që t’i shfaroste dhe t’i dëbonte kolektivisht si komb nga vatrat e tyre autoktone stërgjyshore, ashtu sikurse më 1878, më 1912, 1913, 1914, 1918….1945 etj. Ky ishte gjenocid klasik.
Prandaj, pse kolonizatorët serbë e quajnë dhe e padisin UÇK-në si “organizatë terroriste” kjo është e ditur, -që t’i fshehin dhe t’i mbrojnë krimet e tyre ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Mirëpo, Gjykata Speciale, në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojë që të jetë e ndikuar nga paditë dhe nga akuzat e dosjeve të rreme dhe të falsifikuara të Serbisë kundër luftës së drejtë çlirimtare dhe vetëmbrojtëse të UÇK-së (1992-1999).
Për më tepër, asnjë gjykatës i Speciales së Hagës nuk ka të drejtë morale e as ligjore, që UÇK-në ta quajë “ndërmarrje kriminale”, sepse ofendon Amerikën, NATO-n dhe popullin liridashës të Kosovës së pavarur, që mbështetën luftën e drejtë dhe vetëmbrojtëse të UÇK-së për lirinë dhe për shpëtimin e Kosovës nga Serbia kolonialiste dhe hegjemoniste (1912-1999).
Me gjithë trysninë galvanizuese të politikës propagandistike të Beogradit zyrtar, që Gjyaktës Speciale të Hagës t’ia imponojë gënjeshtrat, akuzat dhe aktpaditë e shpifura dhe të kurdisura kundër luftës së drejtë vetëmbrojtëse të UÇK-së, që kjo me çdo kusht (pas 20 vitesh) ta cilësojë si “organizatë terroriste”, UÇK-ja nuk është terroriste, por kriminelët terrotistë, siç ishin harangat banditeske vrastare të Zhelko Razhnjatoviq-Arkanit, të Vojislav Sheshelit dhe të Slobodan Miloshivit, si dhe të “gramafonëve” të tyre: Aleksandar Vuçiq (aktualisht president i Serbisë) dhe Ivica Daçiq (aktualisht kryetar i parlamentit të Serbisë). Këto banda terrosite së bashku me njësitet policore dhe militare serbe kanë vrarë dhe masakruar mbi “11.840” shqiptarë; kanë deportuar mbi 1 milion shqiptarë; kanë dhunuar mbi “20.000” mijë femra shqiptare, kanë djegur e shkrumuar krejt Kosovën, si dhe kanë plaçktur dhe vjedhur tërë pasurinë e luajtshme dhe të palujatshme të 2 milionë e gjysmë të shqiptarëve në Kosovë. Ky ishte terrorizmi dhe krimet e gjenocidit të institucionalizuar shtetëror serb në Kosovë (1989-1999).
Presidenti i SHBA-së, Bill Clinton :” The Kosovo crisis was a genocide in the heart of Europe”
Ndaj, parapëlqehet që gjyqtarët e Speciales në Hagë, të mos e krahasojnë, të mos e ngatërrojnë dhe të mos e njëjtësojnë terrorizmin dhe gjenocidin serb pushtues të Serbisë në Kosovë me LUFTËN ÇLIRIMTARE KOMBËTARE DHE ANTIKOLONIALE të UÇK-së, e cila ligjërisht sipas së drejtës ndërkombëtare ka luftuar kundër okupatorit gjenocidal serb për të realizuar të drejtën e vetëvendosjes.
UÇK-ja nuk ishte “ndërmarrje e krimeve” në Kosovë, por “Industria” e gjenoidit serb !
Prandaj, në mënyrë të ligjshme dhe me plot arsye, Amerika dhe NATO-ja e bombarduan “industrinë” e krimeve të gjenocidit serb, JO UÇK-në !
Këtë me plot të drejtë e ka pohuar edhe ish-presidenti i Amerikës Bill Clinton se “ Kriza e Kosovës ishte një gjenocid në zemër të Evropës”. (The Kosovo crisis was a genocide in the heart of Europe).
Këtë të vërtetë, duhet ditur dhe mbajtur parasysh si pala akuzuese, ashtu edhe pala mbrojtëse e procesit të Gjykatës Speciale të Hagës. Ndryshe, dyshohet se gjykimi vetëm i palës shqiptare-UÇK-së, do të jetë i njëanshëm, jo objektiv dhe i padrejtë, nëse nuk dënohen edhe krimet e palës agresore serbe, që kanë djegur Kosovën shkrum e hi. – E, tani Serbia gjenocidale në procsin denoncues të Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë, me aktpadi dhe me akuza të rreme, të shpifura, të montuara, me dëshmitarë të rremë dhe me propagandë fashistoide të regjimit pushtues të Slobodan Milosheviqit dhe të Vojislav Sheshelit po lufton që t’i fshehë krimet e gjenocidit serb në Kosovë kundër shqiptarëve (1989-1999), duke kërkar nga Specialja që ta dënojë vetëm UÇK-në “terroriste”!?
Kjo ishte dhe, edhe sot është gënjeshtra më e madhe e fabrikuar nga “industria” e terrorizmit dhe e gjenocidit serb në Beograd për t’i shfarosur shqiptarët në Kosovë. Kur, tanimë tërë bota e di, se UÇK-ja ishte në anën mbështetjes së popullit të pambrojtur liridashës, që së bashku luftonin për çlirimin dhe për pavarësimin e Kosovës nga Serbia kolonialiste dhe hegjemoniste (1912-1999).
Amerika dhe NATO-ja ishin aleatë me UÇK-në ,
Jo me “industrinë” e terrorizmit serb në Kosovë
Për më tepër, Amerika ka meritat kryesore historike, politike, juridike dhe diplomatike, që e mbështeti dhe ndërkombëtarizoi UÇK-në si faktor vendimtar në luftën çlirimtare dhe antikoloniale kundër Serbisë agresore të Slobodan Milosheviqit (1989-1999).
Këtë mbështetje historike ndërkombëtare të UÇK-së nga ana SHBA-së, e provon edhe ky prononcim racional dhe objektiv i ish-senatorit amerikan Joe Liberman : “ The United States os America and the Kosovo Liberation Army stand for the same human values and principles. Fighting for the KLA is fighting for the huan rights and American values.”
Pradaj, as Serbia, as aleatët e saj ndërkombëtarë dhe, asnjë gjyqtar i Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë nuk kanë fakte e as argumente valide juridike ligjore, që UÇK-në ta quajnë e as ta denoncojnë si “organizatë terroriste”, sepse kjo ishte palë ndërluftuese kryengritëse që ka zhvilluar luftë të drejtë çlirimtare dhe antikoloniale, që Kosova përgjithëmonë të shkëputet nga sundimi i kolonializmit gjenocidal 100-vjeçar i Serbisë (1912-1999), dhe të fitojë të drejtën e saj të ligjshme të vetëvendosjes, që të jetojë i lire dhe i pavarur nga Serbia kolonialiste.
Katedra e Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare e Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve, Nju-Jork, më 12 nëntor 2020
Prof.Dr.Mehdi Hyseni,
(Drejtor i Katedrës)
Prof.Dr. Skënder Kodra,
(Kryetar i Akademisë)
Komentet