Nga pushtet i centralizuar ne’ centralizim pushtetesh ekonomike, politike e mediatike.
Nga bunkere lagjesh, ne lagje bunker Surreli.
Nga bij bllokmenesh me rroba prej jashte shteti, sot jane diplomate e perfaqesues te Shqiperise qe prej shume vitesh jetojne jashte vendit.
Nga dekorate lufte ne vaksina medalje.
Nga kooperativiste ministra qe punonin per vitin 2050, ne ministra kooperativiste qe po realizojne mandate ende te pavotuara.
Nga fuksa spiune qe burgosin njerezit e lire e te afte, ne gazetare e portale qe paguhen per te lincuar mendimin e pavarur.
Nga hajdute te prones private, ne mashtrues e abuzues te prones publike e private.
Nga shembes xhamish e kishash, ne faldrona shkaterrues te kultures e artit.
Nga retushim foto e ngjarje historike, ne autoproduksion politik kasetash mediatike.
Nga patatja gjelle e buke, ne kanocet e mbledhura neper plehra e te shitura me kg per te jetuar.
Nga te mitur te zhdukur qe u thithet gjaku per te kuruar bllokmenet, ne femije qe punojne ne miniera e qe humbin jeten ne grumbujt e mbetjeve urbane.
Nga dush me vajgur e shampo me tullon, ne tarraca plot me depozita uji e gjeneratore energjie elektrike.
Nga njeriu i ri i Shqiperise Socialiste, ne njeriu i buzeqeshur i epokes moderne.
Nga kampe internimi, ne çadrà familjesh te mbetura pa shtepi nga termeti.
Nga Sekretar Partie ne qendra pune qe dekoronin te paaftet e dashnoret, ne provincializem profesionalizmi militant e i qellimshem, i paguar per te mos u zhvilluar.
Nga historiane partie, ne Akademike e Doktore shkencash qe paguhen per historine e pa shkruar.
Nga brigada vullnetare komuniste, ne OJQ te financuara per te mos u ankuar.
Nga krime e vrasje komuniste, ne kercenime jete, mbyllje goje mafioze.
Asgje nuk ka ndryshuar!
Asgje nuk duhet harruar!
20 shkurt 1991 ora 14.06, u rrezua vec busti i nje krimineli.
Krimet e tij sot jane te pandeshkuara!
Historia eshte deri sot e pashkruar!
Mijera shqiptare te ekzekutuar te zhdukur nga kriminelat komuniste jane ende sot pa varr!
E verteta e te vertetat mbeten te pazbardhura!
Nderim popullit te Tiranes per kete beteje historike te 20 shkurtit 1991, nenave qe hapen dyert, strehuan e mjekuan te rinjte e dhunuar nga dhuna komuniste e atyre oreve.
Vleresim e nderim ndaj shqiptareve qe luftuan per kete revolucion demokratik te kesaj date historike.
Nuk ka zhvillim pa histori!
Nuk ka te ardhme pa memorie!
Duhet kujtese per te mos gabuar!
Foto e Dritan Kaba i cili shkruan; “Atehere isha fotoreporter ne RD.
Ky eshte çasti qe kam fiksuar e botuar ne gazeten e neserme.
Asnjehere nuk duhet te harrojme ate dite, aq me shume sot, qe jane rikthyer ne pushtet bijte e eterve.”
Komentet