Dobrica Qosiqi, një nga ideologët e hegjemonzimit dhe të luftërave të Serbisë në ish-Jugosllavi (fundi i shk. XX, në një shkrim botuar në gazetat e Beogradit (Novosti, 22.03.2003) kishte dhënë orientimin e riformatuar gjeopolitik dhe gjeostrategjik të Serbisë që duhej zbatuar ndaj shqiptarëve dhe Kosovës në kushte të reja, pas intervenimit të NATO-s dhe vënies së Kosovës nën administrimin civil ndërkombëar (UNMIK).
Duke pranuar zemërthyer realitetin e painjorueshëm se tashmë nuk mund të bëhej fjalë për mundësinë e spastrimint të plotë të shqiptarëve nga Kosova, ai propozon formulën e re të zgjidhjes, duke kërkuar që të shfrytëzohet rasti për “Përkufizimin” e domosdoshëm dhe të ri ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve. “Razgranicenje” pra ky përkufizim, si e paraqet saktësisht Qosiqi nënkupton: Në Kosovë, përreth manastireve dhe enklavave serbe, duhet të formohen shtetëzet e pavarura, sikur janë San Marino, Andora, Vatikani, Lihtenshtajni; pastaj të tilla të ngjashme, me të drejtë të përafërta juridike-shtetëror sikur janë bashkësitë e pavarura në Evropë, si është Alanda në Finlandë; pjesët me serbë në Kosovën e Veriut, të cilat edhe i takonin deri në vitin 1958 t’i bashkangjiten (rikthehen) Serbisë, kurse pjesët jugore të Kosovës, ku jetojnë me shumicë shqiptarët, t’i bashkangjiten Shqipërisë o shtetit të pavarur shqiptar, nëse këtë e duan vetë shqiptarët e Kosovës.
Edhe presidenti serb Vuçiç, në pesë vitet e fundit, ka provuar kudo, në botë dhe fatkeqësisht, edhe ndër shqiptarë, të mbjellë këtë agjendë, ta shtyejë përpara me arsyetimin se nuk mund të ketë zgjidhje, nëse ajo nuk përfshin ndarjen apo marrjen e një pjese të territorit të shtetit të pavarur të Kosovës nga shteti serb.
Edhe sot, shihet, asgjë e re në politikën e Serbisë ndaj Kosovës: Qëllime të vjetra, politika të vjetra, në kohëra të reja.
Komentet