Vazhdon jehona e celsit te Cervinares se skulptorit shqiptar Alfred Milot Mirashi. Kete here nje trupe e kanalit televiziv te Vatikanit i drejtuar nga gazetari dhe shkrimtari Stefano Girotti, ka shkuar deri ne Cervinare, per te intervistuar artistin nga Miloti. Gazetari, i cili i ka per zemer temat fetare dhe ka shkruar nje liber te rendesishem mbi bashkjetesen paqesore te feve, me parathenje shkruar nga vete papa, ishte kurjoz te shihte vepren. Trupa qe erdhi gati papritur ne qytezen e Cervinares, intervistoi gjate artistin shqiptare duke pershkruar tere ecurine artistike te Milot, qe nga fillimet e tij ne 1991 Ku e ndihmoi familja e Ferraro Felice , me pas me Akademine e Arteve te Bukura e Breres, pastaj me personalen ne Napoli ne pallatin Maschio Angioino, Ku e ndihmoi familja Bianco dy Vellezerit Av, Raffaello e Generale Francesco Bianco, deri tek projektet e fundit te artistit qe kane lidhje me te tjere instalime ne te ardhmen. Kanali televiziv i Vatikanit qe shihet ne tere globin, eshte nje nder tjeter qe i behet artistit shqiptare dhe te tere komunitetit te Cervinares. Te ftuar nga Prefekti i qyteti Filuccio Tancredi, trupa televizive e Vatikanit, pas intervistes, shkoi dhe ne rotonden ku gjendet i instaluar çelsi gjigand i artisti. Dhurate qe artisti Milot i beri ketij qyteti te vogel. Gazetari i Vatikanit, dott. Girotti, mbeti aq i impresionuar nga vepra dhe nga mikpritja e vendasve qe e zgjati akoma viziten e tij. Trupa televizive ka bere nje vizite dhe ne oficinen ku u mundesua vepra gjigande e Celsit.
Te gjithe ne Cervinara e njohin artistin Milot, ku eshte bere dhe qytetar nderi dhe kjo interviste e gjate per televizorin e Vatikanit eshte nje hap i metejshem ne arritjet e artistit shqiptare.
Milot perballe sculptures se Tij monumentale 20 metra
Gazetari i Vaticanit Stefano Girotti e Milot
Stefano Girotti , Generale Francesco Bianco , Avv, Raffaello Bianco e Milot
Milot e Ferraro Felice ne Vitin 1991 ne Cervinara
Komentet