Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e emisionit “Opinion”, tha se gazetarë anglezë kanë rënë në gjurmët e kompanie shqiptare të regjistruar në Londër, është mbulesë e një politikani shumë të fuqishëm shqiptar, i cili ka 51 tituj pronësie, me një vlerë prej 70 milionë paund, të cilat janë investuar në zonën A të Londrës, dhe këto prona janë në emrin e një shqiptari nga një rreth i veriut të Shqipërisë.
E gjithë kjo pasuri sipas gazetarit Hoxha është vënë nëpërmjet bursës së arit në vitet 2002-2003, dhe anglezëve u rezulton se ky është ar i ardhur nga Shqipëria. Ai u shpreh se ky ar mund të jetë edhe ai i vjedhur në tunelet e Krrabës.
Komentet